Nëpërmjet „Eneidës“ të Virgilij dhe „Odisesë“ së Homerit mjaft e njohur për ne është një nga përallat më interesante të mitologjisë greke, ajo për kalin e Trojës. Pas 10 vitesh rethimi të pasuksesshëm të Trojës, grekët me këshillimin e Kaphas, ndërtuan kalë të zbrazur prej drurit në të cilin fshehën ushtarët më të mire të udhëhequr nga Odisej. Pasi që ushtria greke gjojase u tërhoq nga rethimi I Trojës dhe u tërhoqën mbas kodrave në afërsi, trojanët e futën kalin e drurit në qytet si rob lufte dhe filluan festimit e „fundit të rrethimit“. Edhe pse kanë qenë të paraljmëruar të bëjnë kujdes nga grekërit hileqarë, trojanët vazhduan me festim, kurse Odisej duke përdor moment të përshtatshëm me ushtarët e tij hapën portat e qytetit, që më pas pjesa tjetër e ushtrisë greke lehtë të mposhtë trojanët e dehur.
Përalla për kalin e Trojës është një nga shkrimet më të vjetra për përdorimin e dezinformatave për qëllime ushtarake. Në këtë përallë dezinformata është prezantuar me anë të figures së kalit të drurit, I cili ka shërbyer sim jet për hutim dhe manipulim të armikut. Ky hutim ju ka ndihmuar grekëve të inflirtohen në qytet, i cili, pasi që trojanët verbër besuan se rrethimi ka mbaruar, shpejt rra dhe u shkatërrua.
Efektiviteti dezinformata bazohen në humtim dhe mashtrim duke I prezantuar gjërat ashtu siç duken në shikim të parë, ashtu siç mendojmë, presim ose besojnë se janë. Në atë kuptim, dezinformatat janë më të dëmshme kur përzihen me informata të tjera të cilat ose janë të sakta ose janë të pranuara si „fakte të përgjithshme të realitetit“ ose janë qëndrime të zakonshme. Dezinformatat janë si pika helmi të hedhura në pije të cilën si zakonisht e pijmë. Përzierja e tyre me pijen është vendimtare që të mos dyshojmë se kemi pirë ndonjëfarë helmi. Pikërisht për këtë shkak në botën e sotshme dezinformatat valojnë dhe më së lehti operojnë në situate dhe kontekste kur „gardi jonë kritik“ është ulur.
Konteksti komunikativ është një ndër faktorët më të rëndësishëm të cilët ndikojnë në atë vallë dezinformata do të profunkcionojë dhe do të shpërndahet.
Dezinformatat më së shpeshti I pranojnë nëpëmjet mediave ose sajteve të cilave u besojmë për shkak se kanë qëndrime të ngjajshme si tonat, si dhe burimeve dhe publikuesve të cilët na shërbejnë me atë që pasqyrojnë shikimet tona më të thjeshta të realitetit, të mbështetura në parabindësi dhe paragjykime. Pastaj, nëpërmjet personave publikë, gazetarëve, kolumnistëve, tviterxhinjëve dhe portalxhinjëve që pëlqejnë ose të cilëve pakritikë ju besojmë.
Një nga rastet më të freskëta te ne ishte kur tviter publikimi i deputetit Antonio Miloshoski për vendimet e këshillit të BE-së për punë të përgjithsme nga 18 qershori 2019, pakritikuar u shpërnda në një numër të madh të onlajn mediave dhe mediave elektronike. Ky publikim më vonë u demantua nga kryetari i mbledhjes , Xhorxhe Çiamba nga Romania.
Shpesh dezinformatat janë të hedhura dhe shpërndara edhe në Fejsbuk faqe për hobi të ndryshme, gatim, recepta, dhe onlajn kate të ndryshme ku ndihemi të relaksuar dhe kërkojmë pak zbavitje.
Shembull lokal i freskët ishin edhe publikimet për të ashtuquajturin test i Dalai Lamas, me tre pyetje mistike, i cili duhet tju tregojë çfarë tipi jeni, dhe i cili duhet tju ndihmojë të shihni shpirtin tuaj. Teza për lidhjen e Dalai Lama dhe këtij test është neguar para pesëmbëdhjetë vitesh dhe lidhet për here të pare me publikim anonim në onlajn forum që në vitin 1998. Kjo prap së prap nuk i pengoi onlajn mediat lokale në kapje të bashkar të mediave në gjuhën sërbe dhe kroate, përsëri të shkruajnë në këtë temë, kurse lexuesin të bëjnë shumë klikime në këto publikime.
Ky tip serish i përmbajtjeve dezinformatëve ka ndikim të dëmshëm sepse te ne krijon zakon që të mos kontrollojmë informatat dhe pakritikuar ti pranojmë si të tilla. Ato gradualisht zhvillojnë një lloj përtese gjatë pranimit të informative, por edhe krijojnë kontekst në të cilin dezinformata mund të mbillet dhe të shpërndahet shumë shpejt, e sidomos nëpërmjet kontakteve tona dhe grupeve të ndryshme në Fejsbuk ose në rrjete të tjera sociale.
Nga këto shkaqe, në botën e sotshme, dezinformatat mund shumë më lehtë të shpërndahen kurse shumë më rëndë të detektohen të gjithë vendet ku ato mund të shfaqen dhe të prekin lexuesin e zakonshëm. Sipas hulumtimit të revistës „Science“ dezinformatat në rrjetet sociale shpërndahen reth 6 herë më shpejt se në platformat e tjerave informative. Paralelizmi në ekspanzionin e onlajn mediave dhe rrjeteve sociale me eksplozimin e dezinformatave nuk është i rastësishëm.
Kontrollimi I fakteve, detektimi dhe markimi I mediave dhe personave manipulatorë, në platforma të ndryshme,po bëhet vepër herkulike. Më herët, detektimi I mediave ose gazetarëve që publikojnë dezinformata, propagandë, shpekulime dhe të ngjajshme, ka qënë më e thjeshtë sesa në kohët e sotshme.
Edhe pse bëhet fjalë për vepër herkulki, përfat jo dhe sifizike. Kombinimi I detektimit të burimit të dezinformatës me edukim medial mund të jape rezultate të mira. Ndonjëherë lexuesit, vizitorët, dhe shikuesit duhet të sillen sikur të jetë çdo ditë një prilli: me kujdes të lexojnë dhe ndjekin lajmet dhe tu besojnë vetëm pasi njëherë mire të kenë kontrolluar dhe lajmet të vërtetohen si relevante.
Sead Xhigal
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT