Sa një person është liberal apo konzervativ parashikon se sa është mundësia që ai të besojë në informatat për rreziqe potenciale, sipas hulumtumit preliminar të zhvilluar nga Psychological Science, revistë e Shoqatës për pskilogji. Studimi ishte publikuar në shkurt të vitit 2017 dhe zbuloi se njerëzit të cilët kanë shikime më konzervative sociale ka më shumë mundësi të vlerësojnë si të besueshme informatat e rreme për kërcënime për dallim nga njerëzit me besimi liberale.
Hulumtuesit, mes të cilëve dhe En Pizor (Univerziteti në Kaliforni, Santa Barbara) dhe Kolin Holbruk (Univerziteti në Kaliforni, Los Anxheles) të udhëhequr nga profesori i antropologjisë në UCLA, Daniel Fesler, kanë filluar punën e tyre shumë më herët para zbulimeve në lidhje me lajmet e rreme dhe ndikimet e mundshme të lajmeve të rreme, mirëpo zbulimet e tyre mund të ndihmojnë të kuptohen tentimet për përhapjen e dezinformatave për përfitim të destinuara për konzervativët, kanë qënë më të suksesshme nga raportet e pavërteta të destinuara për liberalët gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA në vitin 2016.
Artikujt e rremë të cilat kanë qënë të krjuar që të jenë të pëlqyer nga publiku liberal nuk kanë gjeneruar numër të madh të klikimeve apo shpërndarjeve të nevojshme për të qënë profitabile nëpërmjet reklamave në rrjetet sociale. Prap së prap, disa përmbajtje konzervative kanë pasur sukses në të.
„Njerëzit kanë tendencë të zakonshme të besojnë në informata për rreziqe më shumë sesa besojnë në informata për dobishmëri“, thotë Fesler, i cili është autor kryesor i studimit.
„Kjo është skemë e kuptueshme duke pasur parasysh se harxhimet për ballafaqim me rreziqe shpesh do të ishin më të mëdha nga harxhimet për të ndërmarrë masa preventive të panevojshme“.
Në dy studime për Amerikanët, njëra e zhvilluar në vitin 2015 dhe tjetra në vitin 2016, njerëzit janë pyetur të vendosin sa kanë qënë të vërteta ose të rreme çdo njëra nga 16-të deklaratat e dhëna. Gjysma e deklaratave kanë qënë lidhur me dobishmëritë (për shembull, „Ushtrimet me bark të zbrazur djegin më shumë kalori“), kurse gjysma tjetër e deklaratave kanë qënë lidhur me rreziqet („Udhëtar i alkoholizuar mundet pjesërisht të hapë derën dalëse të aeroplanit, duke shkaktuar që kabina të dekompresionohet dhe të hapen maskat për oksigjen”). Të gjitha, përveç dy prej 16-të deklaratave kanë qënë të rreme. Pjesëmarrësit gjithashtu janë përgjigjur sipas afiniteteve të tyre politike duke i shprehur qëndrimet e tyre në çështje shumë të ndryshme politike.
Konzervativët dhe liberalët nuk janë dalluar në atë se sa kanë vlersuar se deklaratat për dobishmëritë kanë qënë të vërteta, por kanë treguar dallime të dukshme në atë se sa kanë besuar në deklarat për rreziqe. Duke analizuar nga afër opnionet e njerëzve për tema të ndryshme politike, hulumtuesit kanë zbuluar se kjo është udhëhequr nda qëndrimet e pjesëmarrësve në çështjet sociale, siç janë abortimi dhe martesa mes dy partnerëve të gjinisë së njëjtë. Opinionet e të anketuarve për çështjet ekonomike, siç janë zvogëlimi i taksave, nuk kanë qënë të lidhuar me atë se sa ata kanë besuar në deklaratat për rreziqe, thotë Fesler. Në vend të kësaj, thotë ai, gjithçka nvaret nga ajo se sa objektivisht është e rrezikshme bota. Liberalët ka më shumë gjasa të besojnë në to. Kur rreziqet e vërteta do të ishin të mundshme, liberalët më shpesh do të vuanin pasojat e paralajmërimeve të sakta. Kur rreziqet e vërteta do të ishin të ralla, konzervativët do të vuanin më shpesh nga pasojat e tentimit për të shmangur kërcënime joekzistuese dhe do të lëshonin mundësit për inovacion produktiv.
Studimi dhe zbulimet e tij janë në dakordim me rritjen e punës në hulumtimin e dallimeve psikologjike mes konzervativëve dhe liberalëve, duke përfshirë dhe atë se çfarë rolin luajnë karakteristikat e personit dhe faktorët biologjikë në orientimin politik. Hulumtimet e kaluara tregojnë se konzervativët janë më të ndjeshëm se liberalët në lajme kërcënuese. Me të vërtetë, përgjigjet e kërcënimeve janë dimenzion i rëndësishëm në orientimin politik.
„Konzervativët socialë shohin siguri në “status kuo“, përderisa liberalët shohin mundësi në ndryshime“, thotë Fesler, duke shpjeguar se anjë perspektivë, konzervative apo liberale, nuk është më efikase se tjetra në përballimin me botën rreth nesh.
Fesler thotë se shpreson që ky hulumtim preliminar dhe studimet e ardhshme do tu ndihmojnë njerëzve që të mendojnë në mënyrë më kritike për atë se si të absorbojnë dhe përpunojnë informatat.
Koautorë në hulumtim janë dhe En C. Pizor (Univerziteti në Kaliforni, Santa Barbara) dhe Kolin Holkbruk (Univerzitet në Kaliforni, Los Anxheles).
Meral Musli Tajroska
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT