SOUL (Reuters) – Presidenti i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, por gjithashtu ka dhënë urdhër për karantinë për një qytet kufitar, pas dyshimit se një person është infektuar me koronavirus. Personi është kthyer nga Koreja e Jugut pasi e ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, njoftuan mediat shtetërore të dielën, më 26.07.2020.
Nëse konfirmohet, ky do të jetë rasti i parë që do të njihet zyrtarisht nga autoritetet e Koresë së Veriut.
“Presidenti Kim Jong Un ka mbledhur një takim urgjent për të zbuluar se si virusi ka hyrë në vend,” raportoi KCNA, e drejtuar nga shteti. KCNA nuk zbulon nëse personi është testuar, por njofton se janë kryer disa ekzaminime mjekësore, pas së cilës personi dhe të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me të, janë karantinuar.
Burimi: Reuters
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT