Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, në një intervistë për “Etnos” greke, e publikuar me 11.04.2020, foli për monumentet në Qytetin e Shkupit nga projekti “Shkupi 2014”.

Në intervistë, kryetari Shilegov përsëriti qëndrimet e shprehura më herët se ai është i angazhuar për heqjen e monumenteve dhe fasadave të këtij projekti, menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare.

Portali, Markukule.mk me 13.04.2020 ka transmetuar një pjesë të intervistës së kryetarit të Qytetit të Shkupit,Shilegov, për “Etnos”. Titulli i lajmit është: Njerëzit po vdesin, ai do të shtyka monumente?

Bëhet fjalë për një titull tendencioz dhe përpjekje për të lidhur situatën aktuale me koronavirusin me kryetarin e Qytetit të Shkupit. Qëllimi është të tregojë se kryetarit Petre Shilegov nuk i intereson se sa njerëz po vdesin në vendin tonë nga koronavirusi, dhe se e vetmja gjë për të cilën ai po mendon është heqja e monumenteve. Nëse e lexoni intervistën e Petre Shilegovit në “Etnos”, mund të shihni se në asnjë moment nuk është biseduar për pandeminë e COVID-19. Prandaj titulli është vlerësuar si tendencioz dhe ka për qëllim që të nxisë lexuesit se diçka në këto kohë stuhie, do tu ndodhë përmendoreve të Shkupit 2014.

Ose, thënë ndryshe, zgjedhjet do të mbahen pas mbarimit të gjendjes së jashtëzakonshme që do të thotë se gjendja me pandeminë do të jetë nën kontroll. Në asnjë moment, tërheqja e përmendoreve nuk është vënë në kontekst dhe kohën e tashme.

Ky tekst gjithashtu është në lidhje të ngushtë me një sërë publikime të rreme nga periudha e kaluar se ora policore është vendosur që të tërhiqen përmendoret, që bën pjesë në narracionin e rremë lidhur me pandeminë e shkaktuar nga COVID-19.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.