Shumë dezinformata rodhën nëpër media për rastin “Reket”. Ekipi i F2N2 regjistroi një pjesë të tyre. Do të kishim dashur të theksojmë se përveq shumë tregimeve spekulative dhe dezinformuese, ajo që notonte në sipërfaqe te mediat për këtë rast ësht fjalori, me të cilin komunikuan pjesa më e madhe e mediave.

Mediat duhet të kenë kujdes në kulturën e të folurit dhe etikën. Gazetarët duhet ti përçojnë informatat, por duke i respektuar standardet profesionale dhe parimet etike, me qëllim që informatat që ua përcjellin publikut, të jenë objektive dhe të sakta.

 

Kryhet kontroll tek prokurorja Lile Stefanova, prokuroria mohon

Këtë spekulim e shpërndau Plusinfo në 15.07.2019 në 22:56. Por më pas e rivendosi, duke e plotsuar me informatën nga Prokuroria dhe deklaratën e Stefanovskës, e cila për mediat tha se kjo nuk është e vërtetë. Dezinformatën e shpërndanë disa media.

Link deri te postimi: Plusinfo

Arhiva e postimeve: NetpresSignalPresscentarVecer.pressBrifPress24.

 

Policia kryen kontroll në shtëpinë e Katica Janeva

Kjo dezinformatë tek mediat u postua nga  Kanal 5. E shpërndanë shumë media. Spekulime të ndryshme e plotësuan këtë dezinformatë.

Dezinformata ishte mohuar nga PPP, prej ku treguan se Katica Janevës i është marrë telefoni mobil. PPP nuk e tregoi emrin e prokurorit i cili është pjesë i ngjarjes “Reket”, por zbuloi se i është marrë telefoni Janevës me qëllim që të vërtetohet a ka ndonjë lidhshmëri të prokurores me Bojan Jovanovskin, i cili është i dyshuari kryesor në këtë rast.

Lile Stefanova e arrestuar

Spekulimi fillimisht është i vendosur në profilin privat të personi t Aleksandar Dinevski, përmes rrjeteve sociale. Por, pas mohimit të shpejt për mediat, edhe vetë Dinevski e fshiu nga profili i tij.

 

Boki ka pasur sigurimin nga MPB

Në emisionin ,,Kod” drejtori i SHMAA Zoran Trajçevski deklaron se sipas dyshimeve të bazuara personi Bojan Jovanoski ka përdorur sigurim zyrtar nga MPB (nga fillimi i vitit), për shkak të kërcënimeve për sigurinë e tij për shkak të imitimit të serialit “Insajder”, me çka SHMAA ka kërkuar nga MPB të kontrollojë informatën dhe vërtetshmërinë e së njëjtës.
Kjo informatë transmetohet dhe spinohet nga ana e shumë mediave me çka fitohet përshtypje se personi i përmendur ka pasur sigurim zyrtar.
Në këtë spin reagon MPB, me përgjigje për drejtorin e SHMAA pas së cilës vijoi reagim dhe nga drejtori i SHMAA Zoran Trajçevski. Në këtë rast përmes spinit janë keqpërdorur edhe “Kod” edhe Zoran Trajçevski.

Kodi i telefonit të Katicës

Me titull senzacional, që nuk ka kurrfar qëllimi, përveq diskreditimit, portali Skopje1, përcolli reagime nga profile private të rrjeteve sociale. Përcjellja e qëndrimeve nga rrjetet sociale, nuk ka kurrfarë vlere gazetareske, sepse bëhet fjalë për qëndrime personale të individëve. Përveq asaj, vetë titulli është joetik, dhe përveq ndjesisë me të cilin dëshiron që të arrihet klikim sa më i shpejtë, nuk ofron as objektivitet, as informatë të saktë. Përkundrazi, kjo gjuhë e mediave, me të cilën inkurajohet diskreditim personal nuk është etike. Kultura e gjuhës të mediave është shumë e rëndësishme.

 

Katica Janeva është arratisur

Kjo dezinformatë u paraqit pas konferencës për shtyp të kryetares të Unionit të grave të VMRO-DPMNE. Spekulimin lehtë e pranuan një pjesë e mediave. Portali Infomaks u mundua ta pasurojë me dezinformata shtesë.

Portali Skopje1 përsëri, me stilin e tyre të njohur, i shfrytëzoi rrjetet sociale dhe me një gjuhë që nuk është e lejuar për media, kontribuoi për shpërndarjen e këtij spekulimi.

Shpërndarja e dezinformatave u ndërpre me konferencën për shtyp të vetë Janevës. Kjo ngjarje përsëri, u keqpërdor për artikuj të shumtë, përmes së cilave diskreditohej Janeva.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.