Gjatë javëve të fundit, ka pasur pretendime të vazhdueshme të rreme se muslimanët në Britani të Madhe nuk po respektojnë masat e karantinës në mënyrë që të minimizojnë pandeminë e koronavirusit. Në fillim të prillit, shënimi i Hope not Hate (Shpresë jo urrejtje) raportoi një mori lajmesh të rreme që këmbëngulnin se xhamitë në të gjithë vendin mbetën të hapura, me çka është shkelur legjislacionini.
Të hënën – 13 prill, Sunday Times publikoi një artikull që ngjalli një valë të re shqetësimi për atë se vallë respektimi i Ramazanit mund të çojë në një “rritje të madhe” të rasteve me Kovid-19. Artikulli, i cili theksoi faktin se afrikano-amerikanët dhe grupet etnike të minoriteteve duket se po vdesin nga Kovid-19 me një shkallë të lartë disproporcionale, konsistonte edhe citat nga Dr. Adnan Sherif – nefrolog këshillues nga Spitali “Mbretëresha Elizabeta” në Birmingham. Doktor Sherif deklaroi që Ramazani ka nënkuptuar tradicionalisht mbledhjen e komunitetit dhe se ekzistojnë shqetësime se mund të ketë një kërcim të shtuar të rasteve nëse nuk respektohet distanca sociale: “Për ne, Ramazani është shqetësim i madh. Gjithçka që çon në ndërveprim më të madh shoqëror është shqetësim i madh, dhe Ramazani për nga vetë natyra e tij është mbledhja e komunitetit […] Njerëzit tradicionalisht mblidhen për të hapur dhe mbyllur lutjet dhe prishin agjërimin me perëndimin e diellit me miqtë dhe fqinjët, gjë që mund të shkaktojë përhapjen e infeksioneve”
Edhe pse kjo është sigurisht një pikë e rëndësishme për t’u publikuar, titulli i artikullit – “Ekspertët kanë frikë nga një kërcim i rasteve të koronavirusit në Britani të Madhe gjatë Ramazanit” – dhe ato në gazetat tjera që e publikuan storjen- ishte disi i rrejshëm. Meqenëse ata kishin vetëm një citim për këtë çështje, ndërsa përdorimi i numrit shumës (ekspertët) është në dyshim. Përveç kësaj, derisa profesionistët mjekësorë duhet t’i marrin në konsideratë të gjitha rreziqet që lidhen me përhapjen e Kovid-19, nuk ka asnjë dëshmi që komuniteti musliman nuk e merr seriozisht karantinën.
Gazetat e tjera zgjodhën të shkojnë edhe më tej me përhapjen e lajmeve të rrejshme. Për shkaqe veçmë të njohura, Metro vendosi të ndryshojë titullin nga “kërcimi i madh” në “kërcim gjigant” dhe më pas pas ankesave nga lexuesit, t’a heqë këtë epitet.
Duke lënë mënjanë përfshirjen e këtij citati të gabueshëm, përpilimi i këtyre tregimeve është i rëndësishëm. Ramazani mund të çojë në një kërcim të madh të rasteve vetëm nëse muslimanët nuk i përmbahen distancimit social. Ndërsa mbledhja tradicionale e komunitetit për Ramazan do të ishte shumë shqetësuese nëse praktikohet këtë vit, por nuk ka asnjë provë deri më tani se kjo do të ndodhë.
Xhamitë dhe hapësirat e komunitetit ku lutjet dhe iftaret (ndërprerja e agjërimit) zakonisht mbahen, mbeten të mbyllura. Në fakt, shumë xhami i kanë ofruar hapësirat e tyre që të përdoren si objekte për të lehtësuar presionin ndaj stafit mjekësor, spitaleve dhe rasteve të vdekjeve. Një gjë që theksohet në artikujt është e vërtetë, dhe kjo është se komuniteti musliman po gjen mënyra të reja për t’u mbledhur gjatë Ramazanit, përmes podcast-ve në internet, transmetimeve në radio dhe iftarit virtual.
Nisma të tilla si “Iftari i Hapur” do t’i mundësojnë komunitetit që të bëjnë prishjen (ndërprerjen) e agjërimin së bashku në Internet, ndërsa liderët (drejtuesit) e komunitetit musliman kanë deklaruar që megjithëse lutjet e përbashkëta nuk janë fizikisht të mundshme, muslimanët duhet të përqëndrohen përsëri në bamirësi, e cila është një komponentë tjetër e rëndësishme e Ramazanit. Organizatat muslimane gjithashtu po postojnë vazhdimisht porosi në lidhje me atë se si distancimi social është pjesë e detyrës së një muslimani dhe udhëzime se si të mbështesin luftën kundër Kovid-19 gjatë Ramazanit.
Redaktorët e gazetave duhet të kujdesen që të shmangin dhënien e municionit atyre që shohin pandeminë e koronavirusit si një mundësi për të diskriminuar grupe minoritare. Derisa Ramazani, ashtu si festat e tjera fetare si Pashkët dhe Пасха – Pashkët e çifutëve, është nën ndikimin e masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19, ndërsa vërteta është se komunitetet janë përshtatur shumë shpejtë me situatën.
Meral Musli Tajroska – psikologe, konsultate për ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin, aktiviste për barazi gjinore.
Burim: Hope Not Hate
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT