PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: BETEJA E FUNDIT PËR TË ARDHMEN TONË! Parashikim shokues i BBC-së për të ardhmen e botës… Çka na pret në të ardhmen e afërt dhe të largët? Çfarë jete do të krijojë Korona…

Më 15 tetor të vitit 2020 portali anonim Popara publikoi tekst në të cilin shprehen pretendime manipulative se pandemia e Kovid-19 është krijuar me qëllim që të përdoret për krijimin e një bote tërësisht të rre në të ardhmen, në të cilën liria nuk do të ekzistojë. Në vijim të tekstit ka video e cila në fakt transmeton këtë përmbajtje, duke keqpërdorur shkrim të Bi-bi-si. Këto janë poentat e videos: gjeneratat pas nesh do të linden në burg dhe nuk do të dinë se çka është liria. Kur do të kemi teknologji që aktivizohet me zë, brava me teknologji të këtillë në sistem për kreditim social, gjithë bota do të kthehet në burg, çdo shtëpi në qeli burgu nga e cila do të mund të dilni vetëm nëse silleni mirë, përndryshe ashtu siç qeveria kërkon nga ju. Bëhet fjalë për plan të madh i cili zhvillohet dhe do të zhvillohet nëse njerëzit nuk zgjohen dhe kuptojnë se çka po ndodh. Përfundimi është se situata është me të vërtetë serioze.Link nga artikulli origjinal këtu.

FAKT/E

Teksti i publikuar është dezinformatë, e cila në vete përmban elemente të teorisë së konspiracionit. Në tekst përdoret Bi-bi-si si burim kredibil i informatës së ndërmarrë. Mirëpo, në vend që të transmetohet teksti burimor nga Bi-bi-si, portali transmeton video me përkthim serb, e cila artikullin e Bi-bi-si e nxjerr jashtë kontekstit, plotësuesisht janë shtuar komente me qëllim që vetëdijshëm të krijohet shpekulim i cili ka për qëllim të krijojë huti, frikë dhe panikë te publiku.

Teksti me titull “Kjo është ajo që korona virusi do u bëjë zyrave dhe shtëpive tona” të cilin e ka pregatitur Bi-bi-si, paraqet parashikim të ndryshimeve që do të ndodhin në të ardhmen si rezultat i pandemisë dhe është shoqëruar me ilustrime të animuara. Pas ilustrimeve në tekst është cekur se gjithsesi nuk do të ndryshojë gjithëçka dhe se ndryshimet nuk ndodhin aq shpejtë siç është treguar në personazhin Laila në ilustrime. Nëse Kovid-19 zhduket në disa muajt e ardhshëm dhe shpejt gjehet vakcinë, shumë shtëpi dhe vende pune do të mund t’i kthehen „normales“.

Gjithsesi, aspektet nga jeta imagjinare e personazhit Laila mund të bëhen realitet për shumë prej nesh, sidomos nëse pandemia vazhdon dhe nëse nuk gjehet vakcinë. Në tekstin e Bi-bi-si shkruan për ndryshimet që ndodhën me pandeminë, ndryshimet në vendet ku bëhet puna (punë prej në shtëpi), ndryshim i hapësirës punuese si rezultat i presioneve financiare, etj.

Sa i përket pjesës së teknologjisë pa prekur, ajo veçmë përdoret në spitale, kurse Kovid-19 masivisht po shpejtëson përdorimin e saj edhe në vende të tjera. Informata nga senzore mund të përdoren për adaptimin e temperaturës dhe lagështisë së ajrit në luftën kundër disa mikroorganizmave patogjene. Gjithashtu, veçmë përdoren sisteme për klimatizim me UV rreze për vrasjen e bakterieve dhe disa viruseve.

Teksti i Bi-bi-si, i cili flet për ndryshimet e mundshme që i imponoi dhe më tej do t’i imponojë pandemia, është keqpërdorur me qëllim që nëpërmjet tij të prezantohet teori konspiracioni, sipas së cilës pandemia e korona virusit është skenar i planifikuar, nëpërmjet së cilit në të ardhmen të gjithë ne do jemi të kontrolluar nëpërmjet mjeteve teknologjike dhe do të humbim lirinë. Kjo plotësuesisht kriposet me teori për kontroll mbi njerëzimin.

Shtojca e transmetuar nuk i plotëson as standardet bazike gazetareske. Në vend kontrollim dhe hulumtim të fakteve, mediumi transmeton video në të cilin në mënyrë manipulative janë shtrembëruar informatat e plasuara dhe janë shtuar teori konspiracioni të cilat kanë të bëjnë me Kovid-19 me qëllim që në mënyrë të vetëdijshme të krijohet hutim i publikut. Publiku duhet të dijë se titujt që përmbajnë formë pyetësore, janë tregues për pretendime të  pambështetura, të cilat para se të plasohen nëpërmjet mediave, duhet patjetër të hulumtohen detalisht. Informata e cila i plasohet publikut duhet të jetë precize dhe e saktë. Përhapja e dezinformatave në kohë epidemie ose pandemie mund të sjellë pasoja serioze.

Ekipi i F2N2 e vlerëson këtë tekst si dezinformatë e cila origjinon nga portal anonim, i cili në vend të impresiumit ka vetëm tekst me angazhime,  pa vendosur të dhëna standarde.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.