PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: KOVID-19 NUK ËSHTË VIRUS: ITALIANËT ISHIN TË PARËT QË GJETËN KURËN PËR KORONAVIRUSIN?Më 08.07.2020, portali Magazin.mk publikoi tekst në të cilin bëri një pretendim spekulativ se KOVID 19 nuk është virus, por trombozë, që shkaktohet nga bakteret dhe trajtohet me apsirinë. Autori shkruan: “Mjekët italianë nuk e respektuan Ligjin global të shëndetësisë të OBSH-së, i cili rekomandonte që të mos kryhen autopsitë tek personat që vdiqën nga koronavirusi dhe zbuluan se nuk ishte një VIRUS, por një bakterie që shkakton vdekje! Bakteria çon në mpiksje gjaku dhe vdekje të pacientit. Kështu, Italia tashmë ka fituar të ashtuquajturin Kovid-19, i cili nuk është asgjë më shumë se një “koagulim normal intravaskular” (trombozë). “Edhe mënyra për t’u ballafaquar me të, gjegjësisht trajtimi i saj, është “antibiotik, ilaçe anti-inflamatore dhe antikoagulantë. “Para së gjithash – ASPIRIN …”

 

Vegëza deri te artikulli origjinal këtu.

FAKT/E

Teksti i publikuar është dezinformatë dhe në vete integron disa teori konspirative. Teoritë e plasuara në tekst nuk janë të reja, por janë të recikluara. Përmes rrjeteve sociale, ata veçmë kanë qarkulluar edhe më parë.

Kovid 19 nuk është trombozë, as nuk shkaktohet nga ndonjë bakterie. Kjo porosi konkrete veçmë është demaskuar nga verifikuesit e fakteve: : Reuters, AP news , Africacheck.org и Faktograf.hr.

Edhe në përpjekjet e mëparshme për t’a përbiruar këtë teori konspirative, insertohej edhe që: OBSH ka identifikuar dhe eliminuar pandeminë globale. Ilaçi veçmë ishte i njohur, por OBSH nuk e raportoi atë te kinezët?? Si pjesë e këtij manipulimi, transmetohet dezinformata që OBSH ka ndaluar që të bëhet autopsia e të vdekurve.

Teksti që ne po analizojmë, në mënyrë të gabuar i paraqet informacionet nga studimi italian, në të cilin ekspertët mjekësorë kryenin autopsi për pacientët me KOVID 19. Studimi zbulon se COVID 19 mund të shkaktojë mpiksje gjaku, gjë që mund të dëmtojë mushkëritë. Studimi tregon me saktësi se KOVID 19 është një virus.

Përpjekja që studimi është bërë në kundërshtim të Ligjit global të shëndetësisë të OBSH-së është gjithashtu manipulues. OBSH nuk ka një ligj global, por ofron rekomandime për kryerjen e autopsive mbi të vdekurit. Sipas udhëzimeve të këtyre rekomandimeve, autopsitë mund të kryhen me një monitorim të rreptë të masave të sigurisë.

KOVID-19 është një sëmundje e shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2. Virusi është shkaktar i sëmundjes akute virusale respiratore. Transmetimi njeri-tek-njeri është i mundur, përmes prekjes dhe fluskave/pikave (teshtima, kollitja, të ngjashme.).

KOVID 19 nuk është trombozë, por mund të shkaktojë mpiksje gjaku. Sipas drejtorit mjekësor të Tromboza UK, që merret me informim të publikut për këtë sëmundje, Beverli Hant, i cili e shpjegon këtë për British Medical Journal, KOVID 19 shkakton inflamacion të rëndë që shkakton formimin e (proteinave) citokine, të cilat nga ana tjetër, rrisin prodhimin e faktorëve të mpiksjes në mëlçi.

Shkencëtarët italianë me të vërtetë kanë hulumtuar për trombozën te pacientët me KOVID 19, por në drejtim të ndërlikimeve që sëmundja mund të shkaktojë.

Veçmë një kohë të gjatë flitet se ilaçet që rekomandohen kundër mpiksjes/koagulimit të gjakut përdoren në terapitë e rasteve të rënda të KOVID 19. Në lidhje me këtë, është e vërtetë që Aspirin hollon gjakun. Por, kjo nuk do të thotë që është ilaç i sigurt që mund të blihet pa recetë në çdo lloj farmaci. Shkencëtarët besojnë se aspirina ose ilaçe të ngjashme për hollimin e gjakut mund të zvogëlojnë vdekshmërinë tek pacientët me KOVID 19, por ato nuk janë përshkruar si ilaçe për KOVID 19. Nuk ka asnjë provë shkencore që aspirina është ilaç për KOVID 19.

Do t’ju kujtojmë poashtu apelet që njerëzit të mos përdorin ilaçe me iniciativën e tyre për KOVID 19. As Ministria Italiane e Shëndetësisë nuk ka rekomanduar zyrtarisht trajtimin në këtë mënyrë.

Raportimi për KOVID-19 është një detyrë mjaft komplekse, për shkak të së cilës pritet nga mediat që të jenë veçanërisht të kujdesshme. Në këtë drejtim, u hartua doracak nga SHGM dhe Këshilli për Etikën e Mediave i cili përmban udhëzime për raportim të sigurtë dhe profesionale në lidhje me koronavirusin. Edhe Ministria e Shëndetësisë kërkoi kujdes në kontekst të publikimit të të dhënave nga ana e mediave.

Teksti i publikuar është një përpjekje për manipulim, në të cilin janë insertuar më shumë teori konspirative që lidhen me KOVID-19. Dezinformatat e plasuara mund të kontribuojnë në informim të gabuar të publikut. Përhapja e dezinformatave gjatë një epidemie ose pandemie mund të rezultojë me pasoja serioze.

 

Ekipi i F2N2 e vlerëson këtë tekst si manipulues, sensacional dhe joprofesional.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.