Përderisa shohim si bota ballafaqohet me Kovid-19, është e natyrshme të shihet eksperienca e Kinës, vendi prej ku filloi pandemia. Në një hulumtim të publikuar në revistën Pediatria, zbulojmë se si pandemia ka ndikuar te fëmijët. Në lidhje me këtë temë, më 25 mars, në bllogun e Harvard Helth Bllog, është publikuar postim nga ana e Dr. Kler Mekarti, ajo është redaktore në këtë faqe fakulteti.

Hulumtimi shqyrton të dhëna për 2.143 fëmijë të infektuar me KOVID-19, ata kanë qënë të paraqitur në qendrat kineze për kontrollim të sëmundjeve nga 16 janari deri në 8 shkurt. Nga të infektuarit, rreth një e treta janë vërtetuar me test laboratorik për KOVID-19. Të tjerët janë diagnostifikuar në bazë të simptomave dhe rezultateve nga teste të tjera, siç janë x-rrezet.

Lajmi më i mirë në këtë hulumtim është se 90% të fëmijëve kanë pasur sëmundje që ka qënë asimptomatike, e lehtë dhe e moderuare – përkundër të vështirës dhe kritikes. Kjo domethënë se edhe pse fëmijët kanë qënë të sëmurë, me ethe dhe kollë, 90% nuk kanë pasur probleme me frymëmarrjen, nuk kanë pasur nevojë për oksigjen dhe as nuk është dashur të jenë në kujdes intenziv. Përderisa 4,4% janë evidentuar si asimptomatikë, duke pasur parasysh se vetëm një e treta kanë kaluar testim laboratorik, gjasat janë të mëdha që numri i vërtetë i infeksioneve asipmtomatike te fëmijët në atë periudhë kohore të jetë më i lartë. Për fat të keq, deri më tani kanë vdekur dy fëmijë të moshës 12 dhe 13 vjeçare[1]. Te të rriturit, duket se më shumë se 80% kanë infeksion të lehtë ose të moderuar. Akoma nuk dihet pse fëmijët shfaqin sëmundje të lehtë. Kjo me siguri ka të bëjë me kombinimin e faktorëve lidhur me kiminë e trupit, funksionin imunologjik, madje dhe faktorin social, përndryshe mënyrën se si fëmijët mbrohen dhe kalojnë pjesën më të madhe të kohës në ditët e tyre. Por, pa marrë parasysh arsyen ose faktorët të cilët ndikojnë mbi fëmijët, gjithësesi është lajm i mirë.

Gjithësesi, ekziston një pjesë e hulumtimit të cilës duhet ti kushtohet vëmendje e posaçme: fëmijët më të vegjël janë të ekspozuar në rrezik më të madh nga kjo sëmundje. Te fëmijët më të vegjël se një vit, 10,6% kanë pasur sëmundje të rëndë ose kritike. Për fëmijët nga 1 deri në 5 vjeç, ky numër është përsëri i lartë me 7,3%. Numri bie në 4,2% te fëmijët nga 6 deri në 10 vjeç, 4,1% për fëmijët nga 11 deri në 15 vjeç dhe 3% për ata 16 dhe mbi. Nuk është habi që fëmijët më të vegjël, sidomos të posalindurit, janë më të ndjeshëm. Në shumicën e epidemive, siç është gripi, rrezik më të madh ka për persona shumë të vegjël dhe shumë të moshuar.

Si mund të përdorim këto të dhëna? Pos gjithë këshillave që veçmë u janë dhënë prindërve për larjen e duarve, distancimin social dhe mbajtja e habive të shëndetëshme, prindërit e fëmijëve të vegjël duhet të jenë më të kujdesshëm.

Bëni kujdes të veçantë për atë se kush ka kontakt me fëmijët tuaj të vegjël:

– Me kujdes zgjidhni dadot ose kujdestaret. Kufizoni numrin e vizitave dhe zgjidhni ata të cilët kanë kontakt të kufizuar me njerëz të tjerë dhe të cilëve mund tu besohet se praktikojnë distancim social, larjen e duarve regullisht dhe mbajtja larg nëse në përgjithësi ndjehen të sëmurë.

– Kufizoni numrin e njerëzve të cilën kanë kontakt ose kanë fëmijë të vegjël.

– Aq sa është e mundur, mbani fëmijët e vegjël në shtëpi, Nëse i nxirni, ruajini në karroca ose në mënyrë tjetër kufizoni atë që mund të prekin.

– Me kujdes dhe më shpesh lani duart e të vegjëlve tuaj. Ata thjesht nuk mund të përmbahen të prekin gjërat dhe pastaj të prekin fytyrën e tyre.

 

Bëni kujdes të veçantë nëse fëmijët e vegjël sëmuren:

Thërisni në telefon mjekun tuaj për këshillë në vend që të çoni fëmijën tuaj për sëmundje të lehtë ose të moderuar në ordinancë (nuk ka asgjë që mjeku juaj mund të bëjë në ordinancë dhe vetëm shtoni rrezikun  për ekspozim plotësues). Gjithësesi, apsolutisht duhet të kërkoni ndihmë mjekësore nëse fëmija juaj ka;

– çfarë do lloj problemesh me frymëmarrjen – frymëmarrje të shpejtë ose të vështirësuar, ngjyrë të zbehtë ose të kaltërt të lëkurës, probleme me ushqimin ose të folurit dhe kryerje të aktivitetetve të jashtëzakonshme për shkak të problemeve me frymëmarrjen

– temperaturë të lartë të cilën nuk mund ta ulni

– përgjumësi të jashtëzakonshme

– dhimbje ose irritim të cilin nuk mund ta qetësoni

– probleme me pirjen ose refuzim të lëngjeve dhe urinim më të vogël

 

Para së gjithash, mbroni veten dhe mos bëni panik, me çka do të mbroni dhe të afërmit tuaj.

 

Meral Musli Tajroska – psikolog, konsultat për ekstremizëm të dhunshëm dhe radikalizëm, aktiviste për barazi gjinore.

 

Burim: https://www.health.harvard.edu/

[1] https://www.euronews.com/2020/03/31/coronavirus-doctors-devastated-as-covid-19-claims-life-of-12-year-old-girl-in-belgium

Image Credit: https://pixabay.com/illustrations/medical-doctor-virus-coronavirus-4929813/

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.