Më shumë se 1400 persona janë arrestuar gjatë protestave që u mbajtën në Rusi. Protestat po mbahen për shkak të ndalesës së kandidatëve opozitar gjatë kohës së zgjedhjeve lokale në shtator 2019. Autoritetet me arrestimet, duan të shkatërrojnë disponimin e protestës, gjë që e shqetësoi Kremlinin përpara zgjedhjeve të planifikuara për datën 8 shtator 2019.
Të shtunën, më 27 korrik 2019, shumë rusë dolën në rrugë duke kërkuar zgjedhje të ndershme. Shifra e saktë nuk është definuar, por sipas fotografive dhe video-materialeve, bohet fjalë për shifër që nuk është për t’u nënçmuar.
Sipas policisë, në protestë janë mbledhur rreth 3.500 persona, mes të cilave edhe 700 gazetarë.
Në akcionin në Moskë, në seancë dëgjimore është thërritur edhe kryeredaktori i televizionit kryesor të pavarur. Policia bastisi gjithashtu stacionin televiziv, i cili drejtpërsëdrejti transmetonte protestat.
Vala e papritur e protestave është më e madhe deri më tani, pas vitit 2012, kur më shumë muaj të pakënaqësisë arritën kulmin në një miting në sheshin e Moskës, ku Putini u përurua si një kandidat i ri presidencial. Pas këtij mitingi, policia u takua me protestuesit dhe shumë prej tyre morën dënime të mëdha burgimi.
BE përmes zëdhënëses, Maja Kocijancic, e kritikoi Rusinë për përdorimin e joadekuat të forcës kundër protestuesve, duke theksuar se aktivitetet e ndërmarra ishin kundër lirive themelore të shprehjes, asocimit dhe mledhjes. Rusia pritet të krijojë kushte për një proces demokratik në zgjedhjet e ardhshme lokale në një mjedis politik gjithëpërfshirës.
Alexey Navalny, i cili konsiderohet udhëheqësi më i famshëm i opozitës në Rusi, është në spitalin e burgut në Moskë. Ai u dënua me 30 ditë burg për thirrje të protestave, që u mbajtën të shtunën, më 27 korrik 2019. Sipas zëdhënëses së tij, Navalny u pranua në spital me fytyrë të fryrë dhe skuqje në trup, megjithëse ai kurrë nuk kishte pasur ndonjëherë reagime alergjike. Një nga mjekët e tij tha se gjendja e tij ishte rezultat i efekteve të dëmshme të shkaktuara nga kimikatet e padefinuara.
Policia në akcionin kundër protestave kishte një sërë aktivitetesh të planifikuara, duke përfshirë vizita në shtëpitë e disa personave të opozitës për të cilët ata kishin urdhër për arrestim.
Sipas drejtoreshës së Amnesty International në Rusi, Natalia Zvagina, qeveria ruse u përpoq të mbyste protestat me një sërë masash. Ishin blllokuar qasjet drejt Moskës, kërcënime të ndryshme u përdorën. Policia ka përdorur shkopinj në përpjekje të dhunshme për të parandaluar protestuesit.
Protesta tregoi se Moska nuk është e gatshme për tubime paqësore. Dhe kësaj radhe përdoret e njëjta formulë e Kremlinit, arrestime arbitrare, dhunë dhe djegie të turmës. Koha do të tregojë nëse kjo përpjekje për t’i penguar protestat do të jetë e suksesshme ose do të rritet në shprehje të reja të pakënaqësisë së akumuluar.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT