Newspeak si politikë redaktuese
Jo që moti, Fondacioni rus për kulturë strategjike publikoi artikull, i cili ka të bëjë me romanin e Xhorxh Orvellit, Nëntëmbëdhjetë tetëdhjetë e katër. Gjithsesi kjo nuk është mjaftë origjinale; udhëzime të ngjajshme shfaqen shpesh në mediat pro-Kremlinase, që tregon se ato paraqesin rezistencë të guximshme kundër „Policisë së Mendimeve“ dhe „Vëllaut të madh“ si dhe karakteristikave të tjera të pakëndshme të „Orvelisë“.
Autorja në shkrim thekson se luhen teknika të tmerrshme për kontrollim të mendjes, duke i obliguar të gjithë (përveç autorit dhe atyre, të cilët lexojnë artikullin e saj, të cilat janë, faleminderit Zotit, imunë në këto teknika) verbërisht të pranojnë gënjeshtra dhe mashtrime për Rusinë.
Ky është përdorim mjaftë orvelian në romanin e Orvellit. Koncepti kryesor në Nëntëmbëdhjetë tetëdhjetë e katër është „Newspeak“. Gjuhë e dizajnuar nga IngSoc i atëhershëm [Partia socialiste angleze] për të eliminuar mundësinë e njerëzve të shprehin mosdakordime. Orvelli i përshkruan principet e gazetës në esej: „Asnjë fjalë në B fjalor nuk ishte ideologjikisht neutrale. Shumica ishim eufemizma. Fjalë të tilla, përshembull, si xhojstik (kamp për punë të detyruar) ose Minipaks (Ministria për paqe, përndryshe Ministria për luftë) kanë domethënie thuajse të kundërt nga ajo që dukej se kanë.“
Kremlin Newspeak
Deklarata për misionin e Fondacionit për kulturë strategjike mund të vlerësohet si shembull i mirë për Newspeak: „Fondacioni për kulturë strategjike siguron platformë për analiza ekskluzive, hulumtime dhe komente për politikë në çështje euroaziatike dhe globale. Ne përfshijmë çështje politike, ekonomike, sociale dhe sigurie nga mbarë bota. Nga viti 2005, revista jonë ka publikuar mijëra brifingje analitike dhe komente me një perspektivë të vetme të bashkëpunuesve të pavaruar. SCF punon në zgjerimin dhe diverzifikimin e disktutimit ekspert, duke u fokusuar në aspektet e fshehura të politikës ndërkombëtare dhe të menduarit jokonvencionalisht. Duke e shfrytëzuar përhapjen e fuqisë në Internet, punojmë në përhapjen e informatave të besueshme, mendimit kritik dhe ideve progresive.“
Na lejoni të shkatërojmë këtë së bashku me përshkrimin e lajmeve nga lajmi i Orvellit: „Fjalët kanë domethënie thuajse të kundërt nga ajo që duket se kanë“. Në fakt realiteti është se, Fondacioni për kulturë strategjike është ueb-faqe me seli në Rusi, e përshkruar nga Ministria ruse e punëve të jashtme si „partner“. Ueb-faqja është subjektivisht lojale në linjën e partisë së Kremlinit, duke i përsëritur si papagall pikat e bisedave nga Moska për rastin Skripall, МH17 dhe personalisht presidentin rus, madje dhe mbështet imperializmin rus në Siri dhe Ukrainë.
Të gjithë artikullin mund ta lexoni këtu.
Burim: EUvsDisinfo
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT