Dezinformata nr:
Data:
Portali:
Koha për lexim:
мин.
Titulli origjinal: KRIVOLAK DORA E ZGJATUR E KOVID-19Më 20 dhjetor 2020, portali Sloboden Svet publikoi artikull të titulluar KRIVOLAK DORA E ZGJATUR E KOVID-19. Përmbajtja e tekstit i referohet deklaratës së Ministres së Mbrojtjes Radmila Shekerinska për lokalitetin Krivolak që do të bëhet gjëja më e madhe dhe më e mirë, ku do të kryhen stërvitjet e NATO-s, dhe sipas autorit të tekstit (i cili nuk është nënshkruar) gjoja pas punës së ekskavatorëve "pas përgatitjes dhe ripunimit të fushës do të vijnë ata, që duhet të vijnë me ushtarët e tyre, me mjete të të gjitha llojeve, me valë ajrore gazi dhe spërkatëse të përhapur në gjithë Maqedoninë, dhe akoma më gjerësisht në “Ballkan" dhe kështu me radhë, diçka si uraniumi i varfëruar, për të cilin i dimë pasojat e tij, ose do të na shërbejnë me disa specialitete të reja”. Pas përfundimit të tij në lidhje me poligonin e ushtrisë Krivolak, ai krijoi titullin se gjoja Krivolak është një krah i zgjatur i KOVID-19. Si rrjedhojë e përfundimit të tij në lidhje me poligonin e ushtrisë Krivolak, e ka krijuar titullin se gjoja Krivolak është dora e zgjatur e KOVID-19.Autori i tekstit ka krijuar një clickbait titull në tekstin në të cilin paraqet dezinformata të vjetra në lidhje me uraniumin e varfëruar në Krivolak, të cilat ishin "aktuale" në vitin 2018 dhe 2019 në procesin e integrimit euroatlantik të vendit tonë.F2N2 e ka monitoruar këtë narracion në atë periudhë dhe ka publikuar analizë, në mënyrë që publiku ta njeh të vërtetën. Në të, pretendimet nga mediat sociale dhe portalet janë përgënjeshtruar nga Ministria e Mbrojtjes "Ministria e Mbrojtjes me përgjegjësinë më të madhe thekson se as trajnimet e aktuale, e as ato të ardhshme të partnerëve tanë të NATO-s në poligonin Krivolak nuk janë të ndonjë rreziku për shëndetin e qytetarëve, e as nuk do të përdoren bomba me uranium të varfëruar."Ajo që ndodhi muajin e kaluar në poligonin ushtarak Krivolak është se ajo fitoi një rrugë të re në gjatësi prej 33 km, me të cilën hapet një qasje e re nga vendqitja Penush në Shtip, ndërsa në të njëjtën kohë u rinovua infrastruktura rrugore në vetë poligonin në gjatësi prej 15 km. Ministrja e Mbrojtjes informoi për punën e bërë dhe planet e ardhshme për këtë kapacitet, për të cilin ajo tha se është "një burim shtesë në mbrojtjen dhe sigurinë kolektive të Aleancës" dhe "kartën tonë të identitetit në NATO".Në lidhje me rëndësinë e ndërhyrjeve infrastrukturore të poligonit për Aleancën, Ministrja Shekerinska theksoi se "me këtë investim, me këtë infrastrukturë të rinovuar dhe të re, vitin e ardhshëm kur një tjetër stërvitje e madhe do të organizohet në bashkëpunim me Armatën e SHBA dhe disa armata të tjera të fqinjësisë, do të kemi një shans t'u tregojmë atyre se sa e kemi përmirësuar këtë poligon në vetëm një vit dhe kjo do të rrisë interesin për punë të përbashkët të ‘Krivolak’".Shekerinska paralajmëroi mbështetje financiare nga armata amerikane për një pjesë të projektit dhe se në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm presim që inxhinierët amerikanë t’i bashkangjiten inxhinierëve tanë në aktivitetet për zhvillim infrastrukturor të poligonit.Teksti i publikuar nga një autor i panjohur, në portalin anonim Sloboden Svet është një shembull se si një progres ose sukses i arritur i Republikës së Maqedonisë së Veriut (në këtë rast Ministrisë së Mbrojtjes), si një anëtare e Aleancës së NATO-s, përdoret për të manipuluar publikun me dezinformata të vjetra tashmë të njohura, me qëllim që të nxitjes së frikës dhe panikut. Sidomos në këtë periudhë të pandemisë, narracionin dezinformues anti-NATO autori e lidh me virusin KOVID-19, me çka më lehtë ndikohet mbi publikun dhe përforcohet ndjenja e frikës veçmë ekzistuese e shkaktuar nga virusi.FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT