PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Llazanski: NATO e fiton Krivollakun, ndërsa Maqedonia bëhet depo për municion radioaktiv

Ky artikull është manipulativ me interpretim të gabuar të fakteve dhe informacioneve relevante me qëllim që t’i hutojnë dhe frikësojnë qytetarët lidhur me anëtarësimin në NATO. Krahas këtij artikulli, dezinformata e njëjtë u paraqit edhe në burime të tjera të lajmeve dhe në media sociale, por origjinën e ka në tekstin e kolumnistit Mirosllav Llazanski, të publikuar në ueb-faqen serbe Politika. Dezinformata kryesore është se NATO do ta fitojë poligonin ushtarak “Krivollak” dhe se Maqedonia do të bëhet depo e municionit radioaktiv. Përveç kësaj, si edhe në të gjitha narracionet dezinformuese, faktet janë interpretuar dhe prezantuar gabimisht në mënyrë që ta shqetësojnë publikun dhe të shkaktojnë mosbesim në institucione.Linku deri te artikulli origjinal këtu.

Link deri te artikulli origjinal i arkivuar këtu.

FAKT/E

Kolumnisti e ka të drejtën e fjalës së lirë, megjithatë teksti i kolumnistit nuk mund të trajtohet si provë për asgjë dhe nuk duhet të shfrytëzohet si mjet për përhapjen e frikës dhe paranojës. Mirosllav Llazanski është njëri nga teoristët aktiv të konsiracioniot në rajonin e Ballkanit, analist politik-ushtarak dhe deputet, i nominuar nga partia në pushtet në Sërbi SNS, i shumë njohur për publikun për kritikat drejt NATO-s dhe qëndrimeve pro-ruse. Autori nuk jep kurrfarë prova për përdorimin evident të municionit luftarak me uranium të varfëruar nga ana e forcave të NATO-s gjatë trajnimit. Kështu, ai pohon se NATO do të përdorë municion radioaktiv në RMV pa kurrfarë mbështetje relevante.

Poligoni ushtarak “Krivollak” është në pronësi të shtetit, dhe në këtë mënyrë NATO mund ta shfrytëzoj poligonin për trajnim në bashkëpunim me Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sa i përket frikës nga përdorimi i mundshëm tëmaterialeve radioaktive nga ana e forcave të NATO, Ministria e Mbrojtjes publikoi demant zyrtar, duke i hedhur poshtë se asnjë lloj materiali radioaktiv nuk është shfrytëzuar nga forcat e NATO-s gjatë kohës së trajnimit të përbashkët në “Krivollak”, i cili u mbajt në vitin 2018. Gjithashtu, nuk ka deklaratë zyrtare të NATO-s ose të cilit do qoftë anëtari tjetër të NATO-s dhe/ose vendit-partner i cili do të implikonte përdorim të mundshëm të uraniumit të varfëruar gjatë trajnimit.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.