Kryeministri rus Mihail Mishustin ka deklaruar se ka rezultuar pozitiv në koronavirus.

Informacioni në lidhje me testin e tij pozitiv përkoi me të dhënat që zbulojnë se Rusia regjistroi një rekord prej 7.099 rastesh të reja, me çka numri i të infektuarve u rrit mbi 100,000.

Mihail Mishustin u bë kryeministri i Rusisë në janar të këtij viti. Ai është shumë i përfshirë në menaxhimin e epidemisë KOVID-19 në Rusi. Kryeministri Mishustin ka njoftuar se do të izolohet, dhe zëvendësi i tij do të jetë zëvendëskryeministri Andrej Beloshov.

Presidenti rus Vladimir Putin të martën 28.04.2020 e vazhdoi muajin shtetëror “jo pune” deri më 11 maj, duke paralajmëruar se Rusia ende nuk ka vërejtur kulmin (pikun) e koronavirusit.

Përkundër numrit të madh të të infektuarve, Rusia informon se numri i vdekjeve nga koronavirusi është 1.073, që është një numër relativisht i vogël për një vend me madhësinë e Rusisë. Zyrtarisht, autoritetet ruse konsiderojnë se reagimi i shpejtë i menaxhimit me KOVID-19 në Rusi do të lejojë që “skenari italian” të shmanget.

 

Burim: BBC.com

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.