BERLIN (Reuters) – Gjermania ka shumë të ngjarë që do të duhet t’i përmbahet masave kufizuese për shkak të pandemisë edhe në janar, konsideron kancelarja Angela Merkel.

“Duke pasur parasysh numrin e infeksioneve, supozojmë se masat që u futën para Krishtlindjeve do të vazhdojnë të zbatohen edhe në fillim të janarit në pjesën më të madhe të Gjermanisë. Për fat të keq, nuk mund të premtojmë se do të ketë lehtësim të masave për Krishtlindje dhe Vitin e Ri”, deklaroi Merkel para parlamentit.

Kancelarja dhe përfaqësuesit e 16 qeverive provinciale ranë dakord të vazhdojnë karantinën e pjesshme deri në fund të vitit, por Merkel paralajmëroi se ka shumë të ngjarë që masat kufizuese të mbesin në fuqi edhe vitin e ardhshëm. Sipas saj, rritja e numrit të të infektuarve është akoma shumë i madh, por edhe numri i rasteve të vdekjeve është arsye për shqetësim. Ajo gjithashtu njoftoi se vaksinat ka gjasa të mbërrijnë para Krishtlindjeve.

 

Burim: Reuters

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.