Kina dhe Rusia po dërgojnë ndihmë mjekësore në Itali dhe në vendet e tjera të prekura nga koronavirusi, por motivet e tyre nuk janë edhe aq altruiste.

Aksidentet njerëzore zakonisht shkaktojnë një fluks të bashkëpunimit global. Jeta njerëzore shihet si rrallë herë në rolin kryesor, dhe ndonjëherë edhe kundërshtarët gjeopolitikë ndihmojnë njëri-tjetrin. Pas tërmeteve shkatërruese që goditën Iranin në vitin 2003 dhe 2012, madje edhe SHBA-të u bashkuan për të ndihmuar. Por gjatë pandemisë së koronavirusit, dy samaritanët më energjikë – Rusia dhe Kina – përdorën ndihmën e tyre të dukshme për përfitime gjeopolitike.

Menjëherë pas një bisede telefonike së fundmi, midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Kryeministrit italian Giuseppe Conte, qeveria ruse dërgoi nëntë (9) aeroplanë me më shumë se 100 ekspertë së bashku me materijale mjekësore. Pa mbështetjen e mëparshme të miqve nga vendet anëtare të BE-së, në një gjendje dëshpërimi, Italia – kontribuesi i katërt më i madh në buxhetin e BE – së, i është drejtuar Rusisë. (Gjermania, Franca dhe Austria që atëherë kanë dërguar miliona maska ​​në Itali, Çekia ka dërguar disa mijëra veshje mbrojtëse. Gjermania po merr disa duzina pacientë nga Italia dhe Franca në spitalet e saj. Polonia ka dërguar 12 mjekë.)

Kur arriti dërgesa e shumëpritur ruse, megjithatë, italianët zbuluan se pjesa më e madhe e materialit mjekësor ishte e papërdorshme për trajtimin kundër koronavirusit. E gjithë situata i ngjante skenarit të “Të okupuar”, një serial hit norvegjez që përshkruan pushtimin e Rusisë në Norvegji në një të ardhme jo shumë të largët.

“Nga materijalet e përgjithshme mjekësore të Rusisë, 80% ishin plotësisht të papërdorshme ose shumë pak të dobishme në Itali. Me fjalë të tjera, e gjithë dërgesa duket si një justifikim,” deklaroi një përfaqësues i qeverisë italiane për gazetën kryesore La Stampa. Sipas tij, ndihma ruse përbëhej, për shembull, pajisje për dezinfektim bakterial dhe një laborator terreni për sterilizim kimiko-biologjik – dhe jo ventilatorë dhe pajisje mbrojtëse për stafin mjekësor që i duhej kaq shumë Italisë.

Ndihma nga Kremlini është vërtet e pazakontë. Ekspertët mjekësorë që arritën ishin nga Ministria e Mbrojtjes Ruse, dhe jo Ministria e Shëndetësisë, njoftoi La Stampa. Akoma më e çuditshme është se shumica janë oficerë të lartë biologjikë, kimikë dhe bërthamorë në departamentin mjekësor të Ushtrisë Ruse – jo personel mjekësor në “vijën e parë të zjarrit”, të cilët zakonisht vendosen për të ndihmuar në krizat humanitare.

Në momentin e shkrimit të këtij teksti, oficerët rusë janë të vendosur në zonën e Bergamos. Sipas një letre nga ambasadori rus botuar në La Stampa, ekspertët rusë do të punojnë kryesisht për sanitarimin e ndërtesave të mbipopulluara. Bergamo, qyteti më i goditur në Itali nga koronavirusi, është më pak se dy orë nga Vicenza, vendi ku qëndron Baza kryesore ushtarake e Ushtrisë së SHBA-së. Oficerët udhëtojnë”në rrugët e NATO-s” vuri re një nga gazetarët rusë. Në letër, ambasadori, i cili tha se oficerët ishin ekspertë biologjikë, kimikë dhe bërthamorë, tha që rusët po rrezikonin jetën e tyre. Ai ka të drejtë: Ekspertët rusë mund të infektohen nga koronavirusi në vijën e parë në Bergamo. Deri më tani, COVID-19, një sëmundje e shkaktuar nga koronavirusi, ka marrë jetën e 51 mjekëve italianë. Megjithatë, prania e personelit ushtarak rus në një shtet anëtar të NATO-s, veçanërisht afër bazës ajrore të SHBA, ngre shqetësimin se rusët do të përdorin qëndrimin e tyre për të mbledhur të dhëna intelegjente. Ajo që e bën edhe më befasues këtë mision është fakti që Italia është një nga kontribuesit më të mëdhenj të trupave në të ashtuquajturat operacione të huaja të NATO-s dhe ka 166 trupa të stacionuar në Letoni si pjesë e vendosjes avancuar dhe të parakohshme të NATO-s, një operacion që duhet të frikësojë Rusinë. Njëkohësisht, me arritjen e oficerëve rusë në Itali, aeroplanët e NATO-s ndeshën një aeroplan ushtarak rus afër hapësirës ajrore të NATO-s. Italia, shtet themelues i NATOS-s, po lufton me krizën më të rëndë pas Luftës së Dytë Botërore me ndihmën e kundërshtarit më të madh të NATO-s. Kjo ngre në pyetje qëllimin e vizitës ruse, si dhe nëse kjo do të ndikojë në marrëdhëniet e Italisë me NATO-n. Sa i përket materijaleve mjekësore ruse, Kryeministri Conte para Senatit italian me 26 mars tha: “Është e pakonceptueshme që përcaktimi dhe aranzhimi ynë gjeopolitik të kushtëzohet nga kjo pajisje”.

Në ndërkohë, edhe Kina ka dërguar pajisje mjekësore dhe disa persona mjekësor. Autoritetet kineze kanë bërë një shfaqje të madhe të fluturimit që më 12 mars – siç njoftoi Ministri i Jashtëm Italian Luigi Di Maio – 31 ton pajisje, përfshirë edhe 40 ventilatorë. Që nga fluturimi i saj i parë, Kina ka dërguar edhe disa dërgesa me pajisjeve, përfshirë edhe 30 ventilatorë, më 25 mars. Por për Italinë, ku afro 100.000 njerëz janë të infektuar me koronavirus dhe më shumë se 10.000 kanë vdekur, kjo është një pikë në kovë.

Nëse kinezët do të ishin miq të vërtetë të Italisë, do të dërgonit dhjetëra mijëra ventilatorë. Edhe më keq, ndihma kineze nuk është humanitare. Derisa një pjesë e ndihmës vinte nga Kryqi i Kuq Kinez, pjesën tjetër italianët duhej ta paguanin. Dhe sikurse kripa mbi plagë, në të njëjtën kohë kur mbërriti aeroplani i parë, mediat shtetërore kineze filluan të përhapin informacione jozyrtare se COVID-19 në të vërtet ishte me origjinë nga Italia.

Kina ka dërguar ndihmë edhe në vendet e tjera. Megjithatë, dërgesat janë të vogla, për një qeveri me prodhim masiv në dispozicion, meshetizmi i së cilës me shfaqjen fillestare të koronavirusit ka kontribuar në transmetimin e saj global. Miliona maska ​​këtu, disa qindra atje, dhe disa mjekë nuk janë shumë për vendin që konsiderohet prodhuesi i 50% të prodhimit të maskave në botë në vitin 2019, një prodhim që gjatë muajit shkurt shkoi në një 110 milion të jashtëzakonshëm. Sa për krahasim, Shqipëria, një vend relativisht i varfër me më pak se 3 milion banorë, dërgoi 30 mjekë dhe infermierë në Itali.

Ndihma e Kinës është gjithashtu jashtëzakonisht modeste në krahasim me atë të Gjermanisë (e cila vetë ka më shumë se 60.000 pacientë) dhe vendet e tjera evropiane po ndihmojnë bujarisht fqinjët e tyre më të dobët. Por për Kinën, sasia e ndihmës nuk është e rëndësishme: Pekini po përdor dërgesat si një mundësi e shkëlqyeshme për PR të mirë.

Me tifozëri të madhe, maska ​​fytyre u dërguan në Spanjë, Francë, Serbi, derisa BE ishte në qendër të manifestimit të ndikimit kinez. Më 20 mars, Republika e Çekisë mori një dërgesë nga Pekini e sjellë me aeroplan ushtarak kinez, një ngjarje që u mbulua gjerësisht nga mediat e pro-regjimit. Një ditë më vonë, televizioni shtetëror kinez CGTN postoi një video në youtube që tregon procesin e ngarkimit të një treni për të ofruar ndihmë. Jo befasisht, Suedia nuk ka marrë ndihmë nga Kina. Përkundrazi, një nga spitalet atje duhej të siguronte sponsorizim filantropik për të blerë pajisje mjekësore kineze. Suedia, ndër të tjera, është “kripa në sy” e Kinës, si rezultat i mbështetjes së saj për të burgosurin Gui Minhai, një librashitës i Hong Kongut që ka qenë një shtetas suedez që nga viti 1990. Por Holanda, Spanja dhe Italia kanë marrë maska ​​nga Huawei, gjigandi i telekomunikacionit “i etur” për më shumë marrëveshje 5G në Evropë.

Edhe pse me aeroplan, ndihma për spanjolët e dëshpëruar (rreth 85.000 të infektuar dhe më shumë se 7.000 të vdekur) do të arrinte shumë më shpejt, Pekini është kujdesur që ndihma për Spanjën të udhëtojë me tren përmes “rrugës së rripit” (e ngjashme me rrugën e mëndafshit), një udhëtim që zgjat 17 ditë.

Donacioni, i cili udhëton për në Spanjë, në shumë prej 49.325 dollarë, u publikua me krenari nga CGTN. Nuk kishte asnjë pompim dhe fanatizëm të tillë kur Madridi vendosi të blinte pajisje mjekësore me vlerë 473 milion dollarë nga Pekini, përfshirë testet për Coronavirus që dolën të ishin të mangëta, ose 1.3 milion maska për fytyrë, më shumë se gjysma e të cilave dolën që të ishin me defekt.

Spanja dhe Italia konsiderohen objektiva të lehtë për të ashtuquajturin Ndikim të butë të Kinës në kuadër të BE-së. Nga ana tjetër, Serbia, megjithëse me një shkallë të ulët infeksioni, është një kandidat shumëvjeçar për anëtarësim në BE, besnikërinë e të cilit Kina po përpiqet ta sigurojë. Sa i përket donacioneve të Republikës së Çekisë, e cila është e vështirë ta quash epiqendër të koronavirusit, shteti kohët e fundit është bërë shënjestra e përpjekjeve kineze për ndikim.

Krahasoni sjelljen e vendeve që ofrojnë ndihmë në fatkeqësi të tilla humanitare me atë të Moskës dhe Pekinit. Kur Japonia u godit nga një tërmet nëntë vjet më parë, 50 vende menjëherë ofruan ndihmë. Midis tyre ishte edhe rivalja Kina, e cila dërgoi 4.5 milion dollarë ndihmë. Në të vërtetë, në kohën të katastrofave humanitare, gjeopolitika hiqet anësh dhe Samaritanët e mirë e marrin skenën.

Ndërsa Kina gjithashtu dëshiron edhe të shesë produkte edhe të largojë vendet nga solidariteti i BE dhe NATO, përpjekjet e Rusisë kanë një natyrë më pak të përshtatshme. Sido që të jetë natyra e vërtetë e pranisë së Rusisë në Bergamo, dërgimi i oficerëve ushtarakë në përgjigje të kujdesit urgjent nuk është sigurisht një veprim i joegoizmit, por është një veprim që do të dëmtojë NATO-n në plan afatgjatë.

“Në raste nevoje, ai që ju ndihmon është miku juaj”, deklaroi për Radion Italiane me 27 mars, zëvendës-sekretari i Ministrisë për punë të jashtme në Itali, Manillo Di Stefano, duke i quajtur shqetësimet e ndihmës ruse dhe kineze “idiotizëm”.

Samaritani i mirë i Biblës i ndihmon të huajt pa pritur asgjë në këmbim. Kina dhe Rusia kanë futur një kategori të re të ndihmave humanitare: Samaritan i keq. Kinezët dhe Rusët mund të ofrojnë dorën për ndihmë, por ndryshe nga ajo që thonë, ata presin diçka në këmbim.

Samaritanët e mirë të vërtetë,  duhet t’i dëshmojnë botës se në botën reale, kur ka një nevojë të vërtetë, ato me të vërtetë ekzistojnë. NATO ka filluar përdorimin e programit të saj të Strategjisë së Trafikut Ajror për të transportuar produkte në luftën kundër koronavirusit për vendet e saj anëtare. Por kjo nuk mjafton për të mposhtur Samaritanët e Këqinj.

Nëse vendet anëtare të NATO-s humbasin vetëm disa nga qytetarët e tyre në një sulm ushtarak, atëherë aleanca do të reagojë me të gjitha forcat. Do të dërgojë pajisje, trupa dhe komandantë nga të gjitha vendet anëtare të saj në vijën e parë. Pandemia e shkaktuar nga koronavirusi nuk është sigurisht një sulm konvencional me të cilin NATO është krijuar që të ballafaqohet, por kjo është kriza më e madhe që Italia është përballur që nga formimi i NATO-s. Ajo që duhet është një mision nga Samaritan i mirë – një operacion masiv i NATO-s për të dërguar pajisje mjekësore dhe personel në vijën frontale vdekjeprurëse në Bergamo dhe madje edhe më thellë. Kjo do t’i tregojë vendin e vërtetë samaritanëve të këqinj.

 

Artikulli është marrë plotësisht nga polygraph.info, tekstin origjinal mund ta lexoni në këtë vegëz.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.