Në kundërshtim me rekomandimet e qeverive shëndetësore të cilat rekomandojnë qytetarët të mbeten në shtëpi, për tu prevenuar rreziku i përhapjes se koronavirusit, nëpër qytetet e Dioqezës Vardarike, të hipur në automjete të hapura, priftërinjtë spërkatnin ujë të bekuar dhe me lutje kërkonin bekim nga Zoti për ndalim të pandemisë globale dhe infeksionit vdekjeprurës.
Në drejtimin e tyre, ata inkurajonin besimtarët të vijnë nëpër kisha, duke potencuar se nëse kishat nuk vizitohen nga besimtarët, të njëjtat do të kthehen në muzej. Kisha ortodokse maqedonase – Dioqeza e Ohrit u përmbajt nga deklarat e tilla të priftërinjëve nga Dioqeza vardarike, duke vlersuar se e njëjta është në kundërshtim me rekomandimet e qeverive shëndetësore.
Përkatësisht, bëhet fjalë për priftërinjtë nga e gjithë Dioqeza vardarike e cila i përfshin qytetet Kavadar, Veles, Negotinë, Vallandovë, Bogdancë dhe Demir Kapi dhe janë nën udhëheqësi të metropolitit z.Agatangell. Metropoliti është i njohur pas mbështetjes së hapur të lëvizjes Bojkotoj, si dhe sipas deklaratave kontroverze se është kundër UE dhe NATO, kështu pra në një nga automjetet në të cilat udhëtonin priftërinjtë, mund të haset dhe flamuri i Kutleshit.
Në deklaratën e tij me shkrim për publikun, ai shkruan se veçmë një kohë të gjatë është sëmurë, mirëpo vlerson se „djalli po përdor disa njerëz, për ti bërë dëm popullit besimtar dhe të dëmtojë Kishën e Shenjtë“, duke shpërfillur gjithë rekomandimet dhe udhëzimet për mbrojtje të shëndetit publik.
Eventet ku priftërinjtë bëjnë thirje për vizitim të kishës, vijojnë edhe pos mbledhjes së mbajtur mes gjithë udhëheqësve të bashkësive fetare me kryeministrin teknik Oliver Spasovski, ku të gjithë rranë në dakordim se edhe bashkësitë fetare edhe besimtarët duhet të jenë në nivel të përgjegjësisë për të kontribuar në prevenimin e përhapjes së sëmundjes dhe pasojave të padashura.
Kurse antarët, të të ashtuquajturës shoqata patriotike „Tvrdokorni“, e cila është pjesë e kualicionit „Kurrë veriore, vetëm Maqedoni“, u kyçën me mbështetje të hapur të priftërinjëve nga Dioqeza vardarike, me çka ashpër reaguan në njoftimet për ndalim të liturgjive në kishat ortodokse maqedonase.
Nga ana tjetër pra vlerësohet se eventi vijon menjëherë pasi që në rrjetet sociale gjerë u përhapën fotografi dhe video nga priftërinjtë nëpër qytetet e Serbisë të cilët në të njëjtën mënyrë luftonin kundër koronavirusit, kurse shfaqje e ngjajshme mund të haset edhe në Rusi, ku priftërinjtë fluturuan me helikopter mbi rajonin Bellgorod dhe u lutën për mbrojtje nga virusi vdekjeprurës.
Edhe pse në aktin e spërkatjes së rrugëve me ujë të bekuar nuk duhet shikuar negativisht, problemi qëndron në aktin e thirrjeve masive të popullatës në kisha. „Është një gjë të spërkaten rrugët me ujë të bekuar, kurse tjetër gjë është të respektohet rendi dhe regulli, ashtu siç u njoftua, të mbahet distancë, të mbahet higjiena, gjithë ajo që u rekomandua nga shërbimet profesionale në shtet dhe jo vetëm te ne, por në mbarë botën“ deklaroi peshkopi Timotej.
Njëherësh edhe rekomandimet e Patriarkanës Ekumenike nën kryesinë e Partiarkut Ikumenik z.z. Vartollomej, rekomanduan “Kisha jonë ka respektuar dhe respekton shkencën mjekësore. Prandaj inkurajon gjithë besimtarët të dakordohen me rekomandimet mjekësore, si të Organizatës shëndetësore botërore, ashtu edhe me udhëzimet adekuate dhe dispozitat ligjore të shteteve individuale”
Sipas të lartpërmendurës mund të vijmë në përfundim se në kohë kur bota dhe rajoni po luftojnë me pandeminë e koronavirusit dhe qeveritë e çdo shtetit bëjnë thirrje për rrespektim të masave për mbrojtje nga pandemia, edhe pos gjithë mesazheve, organizatorët e këtij eventi të vetëdijshëm se i njëjti do të shkaktojnë publicitet pozitiv dhe negativ, për fat të keq, nuk e lëshuan mundësinë për ta keqpërdorur për qëllime politike dhe propagandë, e cila ka për qëllim promovimin e bojkotit të marrëveshjes së Prespës dhe ndarje plotësuese të popullit. Për këtë qëllim në momente të këtilla është me rëndësi të veçantë që kisha ti ndihmojë popullit, të mos veprojë në kundërshtim me rekomandimet e qeverive shëndetësore, si dhe të mos kërcënojë shëndetin publik.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT