Në vetëm një ditë lajmi i rrejshëm për arrestimin e profesorit të Harvardit i cili kinse ishte akuzuar se e kishte krijuar dhe më pas kishte shitur koronavirusin në Kinë, u përhap si zjarr i egër nga India, përmes SHBA-ve deri në Ballkan.

Videoja me tekst është e plotësisht kundërta e përmbajtjes që mund të shihet në vegëzën e dhënë dhe titulli të jep kahjen se profesori i nanoteknologjisë në fjalë është arrestuar për “krijimin” dhe “shitjen” e koronavirusit tek autoritetet kineze.

Ky manipulim u shfaq në rrjetin social Facebook herët në mëngjes sipas kohës sonë në 5 prill në një profil si ai i Alex Alvarez i cili tani më është i bllokuar nga administrata e FB-së. Alvarez postoi videon e mësipërme më 5 prill dhe shkroi një postim:

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës sapo kanë zbuluar njeriun që e prodhoi dhe shiti #koronavirusin në #Kinë. Dr. #ÇarllsLiber, Shef i Departamentit të kimisë dhe biologjisë në #UniversitetineHarvardit, SHBA. Ai është arrestuar sot sipas burrimeve të FBI” – thuhet në postimin e pare të publikuar.

Menjëherë pas kësaj, ajo u shpërnda nga shumë përdorues të tjerë të FB-së, por edhe në Twitter, dhe në të njëjtën ditë ajo mbërriti dhe u bë virale në të gjithë Ballkanin, target i veçantë janë Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

 

Për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë?

Është e vërtetë që profesori i Universitetit të Harvardit Çarlls Liber është arrestuar. Kjo ka ndodhur në fund të janarit nën akuzën e bërjes së një deklarate të rreme për paratë që ka marrë nga Kina. Sipas Ministrisë së drejtësisë së SHBA, profesori Liber ka qenë I angazhuar si drejtues i një ekipi hulumtues të Harvardit për të zhvilluar një projekt hulumtimi nanoteknologjik me mjete financiare prej 15 milion dollarë. Fondet për këtë ekip hulumtues u paguan nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes në bazë të një marrëveshjeje të lidhur.

Sipas marrëveshjes së arritur me profesorin, si drejtues ekipi, ai dhe asnjë prej anëtarëve të ekipit hulumtues gjatë zbatimit të projektit, nuk u është lejuar të bëjnë punë të ngjashme, për shkak të një konflikti interesi. Edhe përkundër këtij ndalimi, të cilin e nënshkroi vetë, profesori si bashkëpunëtor i Universitetit të Vuhanit, Republika Popullore e Kinës, ishte angazhuar profesionalisht dhe nga autoritetet kineze ka marrë një shumë të konsiderueshme parash, të cilat ai u përpoq t’a mbulojë. Në deklaratën që ai e ka dhënë, ai nuk ka përmendur angazhmanin e tij për Universitetin e Vuhanit dhe as paratë që mori prej tyre, për këtë u arrestua me 28 janar. Këtë lajm në versionin e tij të vërtetë e raportuan në atë kohë një numër i madh i mediave në SHBA.

Sidoqoftë, marrëdhënia e profesorit të Harvardit si një amerikan me Kinën dhe veçanërisht Vuhanin, ku shpërtheu pandemia e koronavirusit, ishte një terren i shkëlqyeshëm për krijimin e manipulimeve që do të pushtonin mediat sociale në vetëm 24 orë.

 

Si u përhap ky lajm i rrejshëm?

Në të gjithë rajonin, ajo që është virale në mediat sociale në mbarë botën, shpejt bëhet një titull i mediave, pasi paraprakisht e transmetojnë portalet si vidovdan.rs ose tabloidi famëkeq informator.rs dhe shumë të tjerë të atij profili që janë të njohur për përmbajtjen e tyre pro-ruse dhe nacionaliste.

Pothuajse në të njëjtën kohë, lajmet u botuan midis titujve të botuar më 5 prill në Maqedoninë Veriore. E para në vendin tonë që ka marrë lajmet nga Informatori serb është portali Aktuelno24.com.mk. Pastaj, në gati një orë, gënjeshtra u përhap kudo nëpër portale të njohura për publikim të lajmeve të rrejshme dhe manipuluese. Pas njoftimit të Aktuelno.24, pasoi publikimi i Think.mk. Pasuan vecer.mkvesnik.cominfomax.mkzase.mkmarkukule.mkpress24.mk (i cili më pas e fshiu këtë lajm) dhe index24.mk dhe reporter.mk.  Gjithsej janë regjistruar 11 publikime te ne që mundësuan që lajmi të shfaqet te agregatorët si Grid dhe Time.

Shumica e këtyre portaleve e transmetuan këtë dezinformatë postimet e tyre I distribuojnë përmes rrjetit social Facebook. Më poshtë është një pasqyrë e numrit të faqeve dhe grupeve në Facebookqë e kanë shpërndarë këtë dezinformatë, si dhe numrin total të postimeve në këto faqe dhe grupe në Facebook.

Më së shumti shpërndarje të këtij lajmi ka nga Facebook faqja e infomax.mk.

Tabela e mësipërme është lista e top 10 FB faqeve me numrin më të madh të ndjekësve prej gjithsej 29 portaleve që e kanë shpërndarë këtë lajm. Numri total I ndjekësve i këtyre 29 FB faqeve që e kanë publikuar lajmin është 1,806,587.

Përveç postimit në faqet e FB-së të portaleve të përmendura, lajmi është ndarë edhe në FB grupe, si “Zdravo Makedonijo “, ku lajmi I rrejshëm është postuar pesë herë, pastaj grupi “Politicki Postovi Republika Makedonija” I cili e ka shpërdarë postimin 3 herë dhe grupi “iNFOMAX News Macedonia” që lajmin e rrejshëm e ka shpërndarë dy herë.

Lajmi i rrejshëm për arrestimin e profesorit nga Harvardi, më së shumti interakcione ka fb profili i aktuelno24.com.mk (8.556), pastaj në think.mk (2,422), infomax.mk (898), vecer, mk (586), vesnik.com (196), zase.mk (100). Gjithsej 12,797 interakcione janë regjistruar në faqet e FB të këtyre portaleve.

Të gjitha portalet e përmendura veçmë janë të njohura për një pjesë të publikut si gjenerues të lajmeve të rrejshme.

 

NOVATV & F2N2

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.