Më 15.10.2019 portali Infomaks publikoi se Kryesia e Këshillit të BE-së, me të cilin udhëheq Finlanda, tërhoqi dhe rekomandimin për fillimin e negociatave për antarësim në Bashkimin Europian të Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Teksti bazohet në aneksin e përfundimeve nga mbledhja në të cilën Kryesia e Këshillit të BE-së solli vendim për tërheqjen e rekomandimeve për fillim të negociatave me BE-në për Maqedoninë dhe Shqipërinë e miratuar më 19 qershor të këtij viti.

Teksi i publikuar është dezinformatë. Së pari duhet të bëjmë dallimin mes datës për fillim të negociatave dhe rekomandimit për fillim të negociatave. Përkatësisht, kompetenca për dhënien e rekomandimit për fillim të negociatave ka Komisioni Europian, kurse për fillimin e negociatave vendos Këshilli Europian në bazë të rekomandimit nga Komisioni. Së këtejmi, Këshilli nuk mund as të tërheqë rekomandimin, sepse nuk është kompetent, mirëpo vetëm vendos vallë dhe kur një vend i caktuar do të fillojë negociatat me BE-në.

Duke filluar nga viti 2009, Komisioni Europian i sugjeron Këshillit të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut. Ky rekomandim ishte kushtëzuar në vitin 2015 dhe 2016 për shkak të krizës politike dhe gjendjes së shtetit të robëruar të cilën BE e konstatoi në raportin e tij për përparimin e shtetit në vitin 2015. Rekomandimi i fundit për fillim të negociatave është dhënë në prill të vitit 2018, me çka Këshilli erdhi në përfundim se hapet rruga për fillimin e negociatave në qershor të vitit 2019, nvarësisht nga përparimi në fushat kryesore siç janë gjykata, lufta kundër korupsionit dhe krimit të organizuar, shërbimeve zbuluese dhe administratës publike.

Në përfundimin e tyre manipulativ, se gjojase për Maqedoninë tërhiqet rekomandimi për fillimin e negociatave, portali Infomaks bazohet në këtë dokument zyrtar.  

E vërteta është se bëhet fjalë për përfundim i cili u sugjerua nga Finlanda. Përkatësisht, ambasadorët e vendeve antare të BE-së, në mbledhjen e mbajtur në Luksemburg më 14.10.2019, nuk miratuan sugjerimin e Finlandës, e cila duke filluar në 01.07.2019 është udhëheqëse e Këshillit të BE-së.

Sugjerimi i Finlandës ishte të jepet datë për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, kurse në ndërkohë të ndryshohet metodologjia e rre për negociata, të cilën e kërkon Franca, sipas së cilës Konferenca ndërqeveritare mes vendit dhe qeverive të vendeve-antare të BE-së, duhet të mbahet më së voni në gjysmën e parë të vitit 2020.

Sugjerimi i Finlandës nuk u miratua nga organi i ambasadorëve KOREPER (Komitet i përfaqësuesve të përhershëm). Ky organ i përgatit dokumentet me sugjerime, të cilat më vonë mund edhe të mos miratohen nga Këshilli i BE-së. Sugjerimet më vonë shqyrtohen nga ministrat, kurse nëse ata nuk dakordohen, vendimin final e shyqrtojnë liderët e vendeve antare të BE-së gjatë samitit të Këshillit Europian.

Vendimin se vallë do të fillojnë negociatat me Maqedoninë liderët europianë e sollën në Samitin dyditësh të Këshillit Europian i  cili u mbajt më 17-të dhe 18-të tetor në Bruksel. Përfundimi i Këshillit është se do të shqyrtojë përsëri këtë çështje para samitit BE-Ballkani Perëndimor i cili duhet të mbahet në maj të vitit 2020 në Zagreb.

 

Analizë e rrjetit për përhapje:

Ky publikim i rremë i portalit Infomaks është shpërndarë në 21 fejsbuk faqe. Shpërndarja në rrjetin social Fejsbuk fillon nga faqja e fejsbukut të Infomaks. Nga analiza për kohën e shpërndarjes të këtij publikimi manipulativ, mund të hasen 4 intervale kohore në të cilat është shpërndarë lajmi.

Dinamika e shpërndarjes së lajmitFejsbuk faqe dhe hiperlinkNë 30 minutat e para nga publikimi 4 FB faqe kanë shpërndarë lajmin në interval kohor prej 27 minutash

Në periudhën mes 30 dhe 90 minutash nga publikimi, 3 FB faqe kanë shpërndarë lajmin në interval kohor prej 47 minutash

Pas kalimit të 2 orëve nga publikimi 2 FB faqe kanë shpërndarë lajmin në interval kohor prej vetëm 2 minutash

Pas kalimit të 3 orëve nga publikimi madje 10 FB faqe kanë shpërndarë lajmin në interval kohor prej vetëm 3 minutash

Pos asaj që një pjesë e fejsbuk-faqeve nga intervali i fundit në titullin e tyre përmbajnë emrin e partisë VMRO-DPMNE, prap së prap një pjesë e tyre janë anonimë dhe marrin përmbajtjen nga faqja anonime Pishman Axhija. Gjithashtu, është simptomatike edhe koha e publikimit. Përkatësisht, 10 faqe e kanë publikuar lajmin në periudhë prej vetëm 3 minutash, që qartë tregon në sjellje të koordinuar, përndyshe sjellje joautentike. Në mënyrë plotësuese, përmbajtja të cilën e transmetojnë është e rreme.

 

Sipas Nataniel Glejçer i cili është udhëheqës i sektorit për siguri kompjuterike në Fejsbuk, sjellje joautentike paraqet “kur një grup i fejsbuk faqeve ose personave së bashku punojnë për të nxitur të tjerët në përfundime të gabuara për atë se kush janë ata dhe çfarë bëjnë. Sjellja joautentike e koordinuar nuk është unikate vetëm për Fejsbuk ose mediat sociale. Njerëzit me shekuj punojnë në nxitje të gabueshme të të tjerëve dhe ata vazhdojnë ta bëjnë të njëjtën. Kur do të mbyllet një nga këto rrjete, kjo është për shkak të sjelljes së tyre të rrejshme dhe jo për shkak të përmbajtjeve që shpërndajnë. Në çdonjërin nga këto raste, njerëzit që qëndrojnë pas këtij aktiviteti koordinohen njëri me tjetrin dhe përdorin profile të rrejshme për paraqitje të rrejshme, dhe ky është thelbi i veprimit tonë. Veprojmë vazhdimisht. Vazhdimisht punojmë në zbulimin dhe pengimin e këtij lloji aktivitetesh sepse nuk duam që serviset tona të përdoren për manipulimin e njerëzve.”

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.