„Memorja jonë në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon në sjelljen tone, e sipas kësaj, parashtrohet pyetje vallë ky lloj i memorjes së rremë me të vërtetë mund të ndryshojë zgjedhjen kur dikush veçmë ka vendosur për kë ka qëllim të votojë“, thotë d-r Xhilijan Marfi, ligjërues në Shkollën për psikologji të aplikuar, UCC. Votuesit mund të formojnë memeroje të rreme pasi që do të shohin lajme të fabrikuara, sidomos nëse ato lajme përputhen me bindjet e tyre politike, sipas studimit të rri të udhëhequr nga d-r Xhilijan Marfi.

Ky studim paraqet rrisi sepse i hulumton dezinformatat dhe memorjet e rreme në lidhje me referendumin në botën realin, shpjegon Marfi. Ajo dhe kolegët e saj, mes të cilave dhe ish kryetarja e APS, Elizabet Loft, nga Univerziteti i Kalifornisë, Irvin, kanë hulumtuar 3.140 votues të kualifikuar në Internet dhe kanë pyetur vallë dhe si kanë planifikuar të votojnë në referendum. Pastaj, eksperimentatorët secilit pjesëmarrës i kanë paraqitur nga gjashtë lajme, dy nga të cilat kanë qënë imagjinare të cilat i kanë prezantuar kandidatët nga cilado anë, sikur të jenë të përzier në ndonjë aktivitet deviziv ose jolegal. Pas leximit të çdo storjes, pjesëmarrësit janë pyetur vallë më herët kanë dëgjuar për eventin e përshkruar në artikull; dhe nëqoftë se kanë dëgjuar, është dashur të deklarojnë vallë kanë pasur memorje të veçantë në lidhje me të.

Hulumtuesit më vonë i kanë informuar votuesit e kualifikuar se disa nga artikujt të cilat i kanë lexuar kanë qënë të fabrikuara dhe i kanë lutur pjesëmarrësit të dallojnë cilat nga lajmet mendojnë se janë të rreme. Në fund, pjesëmarrësit kanë përmbushur test kognitiv[1].

Thuajse gjysma e të anketuarëve kanë paraqitur memorje për të paktën një nga rastet e imagjinuara; shumë prej tyre janë përkujtuar në detaje të pasura në lidhje me lajmet e fabrikuara. Individët të cilët kanë qënë pro legalizimit të abortimit kanë qënë më të ndjeshëm për të memoruar gënjeshtra të cilat kanë qënë lidhur me kundërshtarët e referendumit; ata që kanë qënë kundër legalizimit kanë qënë më të ndjeshëm për të memoruar gënjeshtra në lidhje me ata që kanë luftuar pro. Shumë pjesëmarës as që janë mbështetur në memorjen e tyre madje edhe pasi që kanë mëesuar se disa nga informatat ndoshta kanë qënë fiktive, kurse disa pjesëmarrës kanë shpjeguar detaje të cilat nuk kanë qënë në përmbajtjen e lajmeve të rreme. Pjesëmarrësit të cilët kanë arritur rezultate më të ulëta në testin kognitiv, nuk kanë qenë më të ndjeshëm në formimin e memorjeve të rreme në krahasim me ata me rezultate më të larta, mirëpo ata me rezultate më të ulëta kanë qënë më të ndjeshëm në memorimin e lajmeve të rreme të cilat kanë qënë në dakordim me bindjet e tyre. Ky zbulim tregon se ekziston mundësi e madhe që njerëzit me aftësi kognitive më të lartët të vënë në pyetje qëndrimet e tyre personale dhe burimet e tyre të lajmeve, thonë hulumtuesit.

Bashkëpuntorë të tjerë në projekt janë Rebeka Hofshtajn Grejdi dhe Linda J. Levin nga UC Irvin dhe Kiara Grin nga kolegji Univerzitar në Dablin. Hulumtuesit thonë se planifikojnë të zgjerojnë këtë studim në hulumtimin e ndikimit të memorjes së rreme lidhur me referendumin për Brekzit dhe lëvizjen #МеТоо.

Në artikullin për  „Psychology Science“ (Shkenca e psikologjisë), hulumtuesit kanë deklaruar se „Njerëzit veprojnë sipas memorjeve të tyre të rreme dhe shpesh është rëndë për ti bindur se lajmet e rreme janë të rreme“, thotë Loftus. „Me aftësinë rritëse për të bërë lajmet mjaft bindëse, si të bëjmë njerëzit të shmangin mundësite për të qënë të mashtruar? Problemi është se vetëm shkencëtarët psikologjikë mund të jenë të kualifikuar për të punuar në të“.

Mundi hulumtues i zhvilluar nga d-r Xhilijan Marfi dhe koleget e saj për memorjen e rreme lidhur me referendumin për abort në vitin 2018, në përmasa të mëdha tërhoqi vëmendjen e mediave – nga BBC deri te RTE, Forbes, Roling Stound dhe FOKS Njus.

Meral Musli Tajroska

 

Burim: https://www.psychologicalscience.org/news/releases/fake-news-can-lead-to-false-memories.html

 

[1] Testet kognitive përdoren për vlerësim të aftësive kognitive të njerëzve dhe kafshëveте. Testet që zhvillohen mbi njerëzit përfshijnë forma të ndryshme të testeve për intelegjencë; ato që zhvillohen mbi  kafshë përfshijnë test në pasqyrë (test për vetëdije vizuele) dhe Т-lavirint test (i cili teston aftësinë për të mësuar). Studimi i këtillë është i rëndësishëm për hulumtimet lidhur me filozofinë e trurit dhe psikologjinë, si dhe përcaktimin e intelegjencës së njerëzve dhe kafshëve.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.