Rritja e madhe e popullaritet të rrjeteve sociale si Facebook në dekadën e fundit përveç dobive të shumta solli edhe mjaft probleme në planin politik. Facebook sipas dizajnit nuk ofron përmbajtje të veta, mirëpo ofron hapësirë për subjektet fizike dhe juridike të shpërndajnë përmbajtjet e tyre. Kjo mundësoi dhe rritje të shpejtë të mediave të reja, internet portale, por edhe faqet e propagandës, të cilat edhe pse nuk identifikohen si media, kryejnë vepër të ngjajshme dhe propagandë duke përdorur vetëm hapësirën virtuele të cilën e ofron Facebook. Në fillim ky problem nuk kuptohej me seriozitet, sepse qëllimi kyç i shumë fake news “fabrikave„ është klik bejt, me qëllim final përfitim finansiar nga reklamues të ndryshëm.

Megjithatë, sektoret e progandave politike shpejt u adaptuan në kohën e rre dhe filluan të përdorim hapësirën joregullare në rrjetet sociale për zhvillimin e propagadës dhe narracioneve të tyre. Teknika me kohë përmirësohej deri në atë pikë saqë filloi të përdoret edhe për shpërndarjen e propagandave kombëtare shtetërore për përfitim nga politika ndërkombëtare.

Vetë Facebook, por edhe shtetet viktima të ndikimit të lajmeve të rreme e nënçmuan këtë problem, derë në vitin 2016, kur fuqishëm ndriti drita e kuqe e alarmit.

Përkatësisht, në qershor të vitit 2016 shumica e qytetarëve të Britanisë, përkundrazi gjithë pritshmërive dhe anketave, votuan për BREXIT, duke krijuar deri sot e kësaj dite valë prezente në BE. Analiza mjaftë serioze (këtu dhe këtu) dhe deklarata nga institucionet britanike fajësojnë Rusinë për ndikim në rezultatin e referendumit për BREXIT nëpërmjet lajmeve të rreme.

Diçka e ngjajshme ndodhi edhe disa muaj më vonë dhe me zhjedhjet presidenciale në SHBA.
Në vitin 2017, SHBA hapi dhe  hetim zyrtar për përzierjen e Rusisë në zgjedhjen e presidentit amerikan nëpërmjet fake news infrastrukturës së tyre. Në atë periudhë edhe Maqedonia ishte në faqen kryesore të mediave të huaja më prestigjioze, për shkak të „fabrikës së famshe„ për lajme të rreme nga Velesi.

Nga fundi i muajit maj të këtij viti, BCC publikoi hulumtim dhe për tentim për ndikim në zgjedhjet e Europarlamentit nëpërmjet fake news strategjisë së ngjajshme.

Gjithë këto pasoja serioze bënë që edhe Facebook të mos mbetet duarkryq dhe të fillojë  luftë speciale kundër këtij fenomeni. Megjithatë, në deklarat e tij të fundit, drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg, thotë se kompanija e tij nuk mundet e vetme, dhe se duhet përfshirje serioze nga qeveritë në luftën kundër lajmeve të rreme.

As Republika e Maqedonisë së Veriut nuk është imune në këtë propagandë, për këtë shkak egziston edhe servisi F2N2, I cili në mënyrë të panvarur kryen fact checking të përmbajtjeve që u ofrohen lexuesve maqedonas, dhe nëpërmjet ekipit të profesionistëve të shquar mundohet të ofrojë debunk objektiv të lajmeve të rreme të cilat kontaminojnë hapësirën virtuele në vend.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.