Përhapja e panikut është një nga mjetet më të zakonshme që propaganduesit ose prodhuesit e lajmeve të rreme i përdorin për ta trazuar popullin. Mënyra më e lehtë është përmes lajmeve për kërcënim masiv të pretenduar të jetës dhe shëndetit të qytetarëve “nga i cili askush nuk do të shpëtojë”. Me shfaqjen e koronavirusit, terreni për panik dhe frikë në mesin e qytetarëve është shumë i pastër pasi qytetarët nga fluksi i madh i teksteve në portalet dhe rrjetet sociale nuk mund të dallojnë më se çfarë është e vërteta dhe çfarë është rrenë, që gjithashtu përfaqëson sfidë dhe për vetë gazetarët.

Ditëve të kaluara është përhapur lajmi se një mjeke e infektuar nga Klinika e Sëmundjeve të Lëkurës ka qenë në dasmën e Sekretarit të Përgjithshëm i LSDM-së Ljupco Nikolovski. Lajmi për një periudhë të shkurtër kohore arriti të përhapet tej mase, dhe tashmë është krijuar idea që ish-drejtoresha e Klinikës ka qenë në kontakt me një numër ende më të madh të njerëzve nga ato mbi 200 për të cilët raportonte Ministri i Shëndetësisë. Megjithëse Nikolovski demantoi dhe mohoi që mjekja ka qenë në dasmën e tij, dëmi më ishte bërë.

Janë përdorur fotografi për të krijuar një ide që në ato gjendet edhe mjekja. Në asnjë nga fotografitë nuk dukej mjekja. Nëse i shikoni fotot e dasmës dhe madje i analizoni ato në detaje, mjekja nuk do të gjehet në to.

Fotografia më e publikuar dhe e ripostuar është ky mozaik i fotografive nga dasma, të cilave u është shtuar fotografia e mjekes në vendin e saj të punës. Është e qartë se mjekja Nina Caca Biljanovska nuk është në asnjë fotografi të festimit të dasmës.

E gjitha kjo filloi me një lajm të publikuar nga Tv21, një informacion i pakonfirmuar të cilin mediat pro-opozitare e përdorën për ta përhapur gjithandej. Ai ashmë është fshirë nga portali i Tv 21. Lajmi menjëherë u korrigjua por dëmi ishte bërë.

Mediat si Dokaz.mkKurir.mkNetpress.comSkopjeinfo.mkLider.mkPuls24.mkNews33.tv e përhapën dezinformatën në portalet e tyre duke ju referuar lajmit e TV 21, dhe shtonin fotografi të rreme të pranisë së pretenduar të mjekes në dasmë.

As familja më e ngushtë e Dr. Nina Caca Biljanovska nuk u kursye. Në portalin Magazin.mk u publikua një fotografi e motrës së saj, gjykatëses Margarita Caca Nikolovska, një kritik i shquar i qeverisë në një kohë kur Republika e Maqedonisë së Veriut konsiderohej një shtet i robëruar.

Një tekst u postua edhe në portalin Netpress.com ku thuhej se mjekja ka qenë “protégé” e Ministrit të Shëndetësisë, duke ju referuar një video inçizimi të publikuar nga Filipce në të cilën ajo është prezantuar si një shembull i mirë i një mjeku të shendetit publik.

Në vazhdim është një fotografi p

Një tekst u postua edhe në portalin   ku thuhej se mjekja ka qenë “protégé” e Ministrit të Shëndetësisë, duke ju referuar një video inçizimi të publikuar nga Filipce në të cilën ajo është prezantuar si një shembull i mirë i një mjeku të shendetit publik.

Në vazhdim është një fotografi për atë se si u shpërnda dezinformata në Facebook. Dezinformata e postuar në këto 7 portale është shpërndarë në 25 faqe në Facebook dhe sipas numrit të ndjekësve të tyre, ajo ka arritur deri maksimum 1,736,558 ndjekës të mundshëm. Gama, ose parametrat e veprimtarisë së lajmeve varion nga 34.731 deri 112.876 nga numri i përgjithshëm të ndjekësve.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.