Më 08.11.2019 portali Republika transmetoi përmbajtje nën titullin „ Rrahje xhentëlmenësh: E rrahi, mirëpo nuk lejoi ta vrasin“. Në mesazhin në vetë titull qëndron: „Mos i nënvlerësoni të dobëtit edhe nëse jeni dyfish më të mëdhenjë“. Teksti ka të bëjë me rastin në Kazakstan dhe është mbështetur me video e cila përmban dhunë.

Më 07.11.2019 portali Lider transmetoi përmbajtje në të cilin informon për: „Kryetare e një qyteti të vogël në Bolivija ishte sulmuar nga demonstrantët opozitarë të cilën e hiqnin zvarrë nëpër rrugë zbathur, e lyen me ngjyrë të kuqe dhe dhunshëm i prenë flokët.“ Edhe në këtë rast, përmbajtja është mbështetur me video me përmbajtje të dhunshme.

Prezentimi i dhunës si senzacion ose zbavitje, pa marrë parasysh se kush janë pjesëtarët është në kundërshtim me nenin 10 nga Kodeksi i gazetarëve, sipas të cilit:

„Gazetari nuk do të krijojë ose përpunojë në mënyrë të vetëdijshme informata që rrezikojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhë të urrejtjes dhe nuk do të nxitë dhunë dhe diskriminim në çfarëdo lloj baze (nacionale, fetare, race, gjinore, sociale, gjuhësore, orientimi seksual, politike…).“

Mediat kanë ndikim të fuqishëm gjatë procesit të informimit. Ky proces nuk është i lirë nga përgjegjësia kur transmetohen informata, sidomos para publikut të mitur. Gazetarët si punëtorë medial duhet patjetër të gjejnë mënyrë adekuate për transmetim të informatave në raste fatëkeqësie, tragjedie ose situata në të cilat ekzistojnë skena të dhunës. Përmbajtjet e këtilla jo vetëm që nuk duhet të lirohen nga qasja senzacionale në transmetimin e informatës, mirëpo duhet edhe të bëhet kujdes edhe kur prezantohen materiale të cilat përmbajnë skena eksplicite të cilat përfshijnë dhunë, si dhe vetë mesazhet që ndjekin këto përmbajtje.

Gjatë kontrollimit të përmbajtjeve të cilat i analizojmë, ekipi i F2N2 askund nuk gjeti paralajmërim se video materiali i transmetuar përmban përmbajtje të dhunshme, dhe as nuk gjetëm mundësi për mbrojtje të personave të mitur. Në transmetimin e këtyre përmbajtjeve, nuk gjetëm as cili është interesi i publikut në vend në të dy rastet. Përmbajtjet e këtij lloji, më tej ndërmerren në rrjetet sociale dhe në komente hasim retorikë tifozërie, mahnitje dhe lavdërimin e dhunës.

Mediat duhet patjetër të jenë të kujdesshme. Profesionalisht është e papërgjegjëshme që mediat të miratojnë, pranojnë, transmetojnë ose lavdërojnë narracione të cilat përmbajnë ose nxitin dhunë, me qëllim të nxitjes së interesit për vizitë, lexim, dëgjim ose shikim.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.