Më 17 nëntor të vitit 2020, web-faqja Tvalsazrisi.ge publikoi një artikull me titull “Nuk do të infektoheni me Kovid, nëse e përdorni këtë metodë të lehtë, një herë në tre ditë”. Ky artikull lëngun e limonit dhe udhëzimet se si përdoret, e prezanton si masë parandaluese kundër infeksionit me Covid-19.
Teksti vjen me një video nga televizioni rus Telekola, ku shfaqet një fragment nga intervista me dr.Josef Vosk. Në këtë video, mjeku rekomandon dezinfektimin e fytit dhe zgavrën e hundës duke përdorur lëng limoni si një mbrojtje nga virusi, bazuar në përvojën e tij 54 vjeçare mjekësore, dhe së bashku me moderatorin fton shikuesit të përsërisin këtë procedurë në shtëpi.
Informacioni se lëngu i limonit është një masë parandaluese kundër KOVID-19 është i rremë. Ky është një nga mitet lidhur me KOVID-19 që janë demaskuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Sipas OBSH-së dhe Akademisë nacionale të shkencave dhe mjekësisë të SHBA-së, lëngu i limonit nuk mund të parandalojë KOVID-19. Sipas BBC, ky pretendim është një nga mitet më të zakonshëm lidhur me koronavirusët.
Burim: mythdetector.ge
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT