Siç duket parashikuesja e njohur Baba Vangja (Gjyshja Vangja), e njohur edhe si Nostradamusi i Ballkanit, edhe pse e vdekur ka dy dekada, akoma është temë e preferuar për të shkruar. Kështu, çdo ditë mund të lexoni tekste me profecitë e saj, për ngjarje globale, katastrofa natyrore, por madje dhe për përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Shqetësues është fakti që gjithmonë profecitë e saj shoqërohen me parashikimin e ngjarjeve të pakëndshme, si dhe me faktin që histori të tilla pranohen gjerësisht nga publiku, i cili i lexon dhe i shpërndan ato në rrjetet sociale.

Së fundmi, një tekst u publikua në portalet delcevodenes.mk dhe sekojden.net me titull “Baba Vangja jo vetëm që parashikoi epideminë, por gjithashtu tregoi ilaqin kundër koronavirusit“, në të cilën u konfirmua se treguesja e fatit (fallxhorja) e ka parashikuar përhapjen e koronavirusit. I njëjti tekst pretendon se ilaçi do të gjendet nga shkencëtarët rusë, duke theksuar se ajo ka qenë në të drejtë shumë herë më parë, dhe pritet që një parashikim i tillë të bëhet realitet në të ardhmen. E kështu, lajmi i këtillë përmes faqes “Мое здравје” (Shëndeti im) është shpërndarë më shumë se pesëqind herë në rrjetin social Facebook.

Titull me përmbajtje të ngjashme është publikuar edhe në portalin republika.online ku poashtu u interpretuan parashikimet e Baba Vangjës për vitin 2020.

Ekipi i F2N2 ka shkruar në këtë temë, lexoni më tepër në vegëzën në vijim.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.