BARCELONË (Rojters) – Katalonasit e rrinjë duhet të ndalojnë me zbavitjet, për të ndihmuar në prevenimin e rasteve të rreja me koronavirus ose qeveritë lokale ndoshta do të duhet përsëri të vendosin përkufizime, deklaroi lideri i rajonit spanjol verilindor të hënën 27.07.2020.
Katalonia është në qendër të rishfaqjes të rasteve me koronavirus në Spanjë. Kjo vijoi pas përfundimit të përkufizimeve në nivel nacional, muajin e kaluar. Franca u bëri lutje qytetarëve të tyre të mos udhëtojnë atje, kurse edhe Gjermania dhe Belgjika kryen të njëjtën për këtë pjesë të rajonit.
„Nëse vazhdojmë me këtë ritëm të jetës sociale, gjëja e vetme që do të arrijmë është të kontribojmë që situata të përkeqësohet“, theksoi lideri rajonal i Katalonisë, Kvim Tora, pasi që të rrinjtë iu kthyen traditës së vjetër – mbrëmje gazmore me alkohol.
Burim: Reuters
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT