Shpërndarja e përgjithshme dhe prezenca e dezinformatave në shoqëritë moderne, siç është besimi i rremë se ekziston lidhëshmëri mes vaksinimit të fëmijëve dhe autizmit, është çështje përgjithësisht e rëndësishme. Për shembull, mitet rreth vaksinimeve, që bëri disa nga prindërit të hezitojnë të imonizojnë fëmijët e tyre, me çka kontribuan në rritjen e epidemisë e cila mund të prevenohet me vaksinim, si dhe harxhime publike të panevojshme për hulumtime dhe kampanja publike me qëllim që të përmirësohet situata. Raporti i rri i publikuar në „Psychological Science in the Public Interest“ (Shkenca psikologjike për interesin publik), revistë e Shoqatës për psikologji, e hulumton këtë fenomen.Njerëzit kanë tendencë fillimisht të hulumtojnë mekanizmat me të cilat dezinformatat e këtilla përhapen në shoqëri, qëllimisht dhe joqëllimisht. Dezinformatat mund të kenë origjinë nga thashethemet, mirëpo gjithashtu nga imagjinimet, qeveritë dhe politikanët si dhe nga interest e dikujt. Përveç kësaj, ndryshimet në media, përfshirë dhe shfaqjen e internetet, në mënyrë themelore ndikojnë mbi mënyrat se si shpërndahen informatat dhe si përhapen dezinformatat.Shkencëtari i psikologjisë Stefan Levandovski nga Univerziteti në Australinë Perëndimore dhe kolegët e tij i potencuan faktërot kognitivë të cilët pjesë të caktuar të dezinformatave i bëjnë të jenë aq „ngjitëse“ dhe të identifikojnë disa teknika të cilat mund të jenë mjaft efektive në diskreditim ose tu kundërvihen besimeve të gabueshme; „Ne fokusohemi në dezinformata në nivel të individit dhe I shqyrtojmë faktorët kognitivë të cilët shpesh herë i bëjnë dezinformatat imune në korigjim. Mendojmë për atë se si njerëzit e vlerësojnë të vërtetën nga deklarat dhe çka është ajo që i bën njerëzit të besojnë në disa gjëra, por jo dhe në të tjera. Ne hulumtojmë memorjen e njerëzve për dezinformata dhe përgjigjemi në pyetjet pse tërheqjet e dezinformatave janë aq joefikase në azhurimin e memorjes dhe pse tentimet për tërheqje të dezinformatave madje mund të kthejnë, dhe ironikisht, të rrisin mosbesimin.Pos asaj që ideologjia dhe qëndrimet personale në botë mund të jenë pengesat kryesore për paanshmërinë, prap së prap ekzistojnë një numër i madh i teknikave efektive për zvogëlimin e ndikimit të dezinformatave dhe ne kushtojmë vëmendje të veçantë këtyre faktorëve të cilët ndihmojnë të rritet paanshmëria. Në nivel individual, dezinformatat janë problem shëndetësor – për shembull, frika e paarsyetuar në lidhje me vaksinimet ose besimi i paarsyetuar në mjeksinë alternative – mund të shkaktojnë dëme të mëdha. Në nivel social, dezinformatat e vazhdueshme për çështjet politike mund të krijojë dëme të mëdha. Në nivel global, dezinformatat për ndryshimet klimatike në këtë moment mund të prolongojnë masat për prevenim“.Arsyeja kryesore që bën dezinformatat ngjitëse, sipas hulumtuesve, është ajo që hedhja poshtë e informatave në fakt kërkon mund kognitiv. Vënia në vagë e besueshmërisë dhe burimit të mesazhit është më rëndë kognitivisht sesa thjesht të pranojmë mesazhin si të vërtetë – kërkon plotësuesisht resurse motivative dhe kognitive. Nëse tema nuk është shumë e rëndësishme për ju ose keni gjëra të tjera në mend, ka më shumë gjasa që dezinformata tju prekë ju.Kur njerëzit ndajnë kohë që në mënyrë themelore të vlerësojnë informatat ardhëse, ka vetën disa karakteristika në të cilat ekzistojnë gjasa që të kushtojmë vëmendje: Vallë informatat përputhen me gjëra të tjera në të cilat besoj? Vallë storja është koherente me atë që veçmë unë di? Vallë ka origjinë nga burim i besueshëm? Vallë të tjerët besojnë në të?Dezinformatat janë sidomos ngjitëse kur janë në përputhje me qëndrimet tona ekzistuese politike, fetare ose sociale. Për këtë shkak, ideologjia dhe qëndrimet personale mund të jenë pengesa të rëndësishme për tejkalim.Akoma më keq, mundi për tërheqjen e dezinformatave shpesh është me efekt të kundërt, duke përfocuar në mënyrë paradoksale efektin e besimit të gabueshëm. „Kjo prezencë e vazhdueshme e dezinformatave ka implikacione mjaft alarmante në demokraci për atë shkak njerëzit mund të sjellin vendime për informata të cilat, në ndonjë nivel, ata e dijnë se janë të rreme“, thotë Levandovski.Edhe pse dezinformatat mund të jenë të papërmirësueshme, nuk humbet gjithçka. Sipas psikologut Stefan Levandovski nga Univerziteti në Australinë Perëndimore, „psikologjia ka potencial që tu kundërvihet gjithë këtyre dëmeve nëpërmjet edukimit të njerëzve dhe komunikatorëve për fuqinë e dezinformatave dhe tu tregohet se si të ballafaqohen me to“.Në raportin e tyre, Levandovski dhe kolegët e tij ofrojnë disa strategji për përmirësim të paregullsive.
Siguroni për njerëzit narracion që zëvendëson zbarztirën që lënë informatat e rreme
Fokusohuni në faktet që doni të potenconi, dhe jo në mitet
Sigurohuni se informatat që doni njerëzit ti dëgjojnë të jenë të thjeshta dhe të shkurta
Jeni të vetëdijshëm për atë se i çfarë lloji është publiku juaj dhe cilat janë besimet nga të cilat ata nuk do të heqin dorë
Përforconi mesazhin tuaj nëpërmjet përsëritjes
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT