Titulli origjinal: Katica Janeva akuzoi ekipin e SJO se merret me korrupcion të lartë (VIDEO)
Thuajse një javë pas deponimin të dorëheqjes së saj, prokurorja speciale Katica Janeva doli në publik me deklaratë lidhur me rastin e Prokurorisë Publike “Reket”. Në një pjesë nga deklarata e saj Katica Janeva tha se “Thirja për të qënë pjesë e ekipit professional të lartë I cili merret me korrupcion të lartë në të cilin janë të përfshirë funksionerë të lartë shtetërorë është nder serioz dhe përgjegjësi shumë e madhe”. Ky llapsus nga ana e saj paraqet arsye të mjaftueshme që portali Ekspres të publikojë tekst i cili ka klik bejt titull në të cilin theksohet se Janeva akuzon ekipin e SJO se merret me korupcion të lartë.Link nga artikulli origjinal: Ekspres.mk
Për dallim nga titulli i cili nuk është në formë pyetësore mirëpo në formë konstatimi, në vazhdim të tekstit parashtrohet pyetja vallë bëhet fjalë për deklaratë të dhënë pavetëdije ose thjesht gaf.
Është i dukshëm qëllimi i Katica Janevës ishte të theksojë se ka qënë nder i madh që pikërisht ajo ka qënë e zgjedhur si personi i parë i SJO:
Gabim i paqëllimshëm ose llapsus është ajo që Janeva nuk tregon se ekipi i lartë profesional merret me NJEKJE PENALE të korupsionit të lartë në të cilin janë të përfshirë funksionerë të lartë shtetërorë.
Autori i tekstit shkruan se nëqoftë se bëhet fjalë për pranim nga ana e Janevës atëherë PP duhet të reagojë, kurse në qoftë se bëhet fjalë për gaf atëherë SJO duhet të reagojë dhe të shpjegojë çka ka dashur të thotë Janeva.
Me vetë atë që në titull nuk qëndron “Pranim apo gaf” lexuesit, e sidomos ata që do të lexojnë vetëm titullin do të mendojnë se është ashtu, edhe pse vetë autori nuk është i sigurtë. I sugjerojmë autorit të tekstit në rast se nuk është i sigurtë se çka ka dashur të thotë Katica Janeva të mos shkruajë për të njëjtën dhe njëkohësisht të mos manipulojë publikun.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT