Njerëzit ndoshta mendojnë se tani kur ish udhëheqësi i ISIS-it Abu Bakër Al Bagdadi është i vdekur, gjërat do të ftohen dhe se sipas fjalëve të Trampit i cili publikoi vdekjen e Bagdadit: „Bota tani është vend më i sigurtë“, mirëpo duket se ekspertët për luftë kundër terorizmit nuk e ndajnë të njëjtin qëndrim. Sipas „Njujork Tajms“ grupo ka ndërprerë heshtjen të enjten për të vërtetuar vekjen e tij, të shpallë udhëheqës të rri dhe të paralajmërojë Amerikën: „Mos u gëzoni kot“. Në audio inçizimin të vendosur në aplikacionin Telegram, Shteti Islamik mban zi për humbjen e z.Al Bagdadi, i cili udhëhiqte organizatën thuajse një dekadë, dhe portparolin e tij, Abu Hasan Al-Muhaxhir, i cili është vrarë një ditë pas z.Al Bagdadi dhe i cili vlerësohej më gjerë si trashëgimtar potencial. Në njoftimin e Shtetit Islamik thuhet se zotin Al Bagdadi e ka trashëguar Abu Ibrahim Al-Hasemi Al-Kurajshi, të cilin e kanë identifikuar si „emir të besimtarëve“ dhe „kalif“.

Asnjë – me të vërtetë asnjë jashtë një rrethi shumë të ngushtë në korniza të ISIS-it – nuk e ka idenë se kush është udhëheqësi i rri  ‘Abu Ibrahim Al-Hashimi Al-Kurajshi“, tha Poll Kruikshank, redaktor i STC Sentinel në Qendrën për luftë kundër terorizmit, në  tvitin e tij të së enjtes. „Grupi akoma nuk ka publikuar asnjëfarë detaje biografike të rëndësishme të cilat do tu mundësonin analistëve të zbulojnë identitetin e tij“. Personi i njohur me emrin ushtarak Abu Ibrahim Al-Hashimi Al-Kurajshi ndërmerr kalifatin në rrënoja. ISIS është dëbuar nga Mosuli dhe nga çdo qytet tjetër të cilin ndonjëherë e ka kontrolluar. Teritori i cili dikur ka qënë me madhësinë e Britanisë së Madhe është zvogëluar në vetëm disa xhepa në shkretëtirën lindore Siriane. Vetë Abu Ibrahim po fshihet së bashku me pjesën tjetër të udhëheqësisë të ISIS-it. Lartësimi i tij në pozitën kalif është njoftuar nëpërmjet audio lentës prej shtatë e gjysëm minutash, në vend që të bëhet nëpërmjet fjalimit në një nga xhamitë më të njohura islamiste. Shërbimet zbuluese perëndimore po mundohen të zbulojnë identitetin e udhëheqësit të rri të ISIS-it, mirëpo deri më tani asgjë nuk dihet për të. Lartësimi i tij ishte miratuar nga këshilli-shura i ISIS-it, trupit konsultativ të personave të lartë dhe në deklaratë theksohet se Bagdadi ka lënë „testament“ me udhëzime pas vdekjes së tij.

Ekspertët në fushën e kontra terorizmit vlerësojnë se shefi i rri nuk do të zbulojë veten nëpër video, ai mundet fillimisht të mbajë profil të ulët, më së shumti për shkak se momentalisht është personi më i kërkuar në botë. Emërimi Al-Kurajshi në fund të emrit të tij tregon se ai prezantohet si trashëgimtar i fisit Kurajsh të profetit Muhamed, linjë e fisit, për të cilën Shteti Islamik vlerëson se është parakusht për tu bërë kalif ose udhëheqës i teokratisë muslimane. Përdorimi i tij tregon se Shteti Islamik, i njohur dhe si ISIS, ISIL dhe Daesh, vazhdon të shohë veten si kalifat – madje edhe pse kjo praktikisht nuk ka teori. „Kjo tregon se përderisa bota është e gatshme të shpallë Shtetin Islamik si të vdekur dhe të përfunduar, udhëheqësia kryesore e grupit vazhdon të besojë se mund të vazhdojë të veprojë ashtu siç ka vepruar në të kaluarën“, tha Kolin P. Klark, bashkëpuntor më i vjetër në Qendrën Sufan, organizatë hulumtuese në Njujork.

Vetëm koha do të tregojë se kush është udhëheqësi i „vërtetë“ dhe si planifikon të udhëheqë kopenë e dobësuar dhe të hutuar. Mirëpo, në gjë është e sigurtë, grupi nuk duhet të nënvlerësohet.

 

Meral Musli Tajroska, psikolog, ekspert për ekstremizëm dhe radikalizëm të dhunshëm dhe aktivist për barazi gjinore

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.