Tetëdhjetë vjet pas nënshkrimit të Paktit Molotov-Ribentrop, Moska dhe mediat shtetërore ruse kanë filluar përhapjen e një vale dezinformatash. Me fushatë në mediat sociale, me parullën #TruthAboutWWII, janë përfshirë edhe profile në Twitter të përfaqësive diplomatike të Rusisë. Fushata synonte të riformulonte historinë duke manipuluar faktet. Sidoqoftë, Rusia tani po përpiqet ta drejtojë fajin kundrejt Polonisë, vendeve baltike dhe shteteve perëndimore me qarkullim të dezinformatave dhe lajme të rreme.

Kjo nuk është hera e parë që Rusia po përpiqet të ndryshojë historinë. Njëkohësisht me fushatën, media gjeorgjiane pro-ruse filluan në mënyrë aktive përhapjen e narracionit rus në hapësirën e mediave gjeorgjiane. Gjeogjia dhe Bota (ka politikë redaktuese pro-ruse dhe shpërndan lajme të rreme), bazuar në Ymuhin.ru (nga internet faqja zbulojmë se autori ndjek teori të ndryshme konspirative. Për shembull: Yeltsin ka vdekur në vitin 1996 dhe është zëvendësuar me Doppelganger deri në vitin 2007) kanë publikuar artikull të titulluar “Turpi polak i vitit 1939 para fillimit të Luftës së Dytë Botërore”.

E njëjta internet faqe e ka publikuar artikullin e Gulbaat Rtskhiladze, themeluesi i Institutit Euroazian, me titull “Kush e filloi Luftën e Dytë Botërore?”. Sipas studimit hulumtues damoukidebloba.com, në vitin 2009 Gulbaat Rtskhiladze e ka themeluar Institutit Euroazian i cli e akuzoi Gjeorgjinë për fillimin e luftës kundër Rusisë. Z. Rtskhiladze udhëheq projektin Lëvizje publike e Institutit Euroazian për dialogun dhe bashkëpunimin Gjeorgji-Rusi.

Artikullin e plotë mund t’a lexoni këtu.

 

Burim: FactCheck

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.