Dita e Fitores në Luftën e Madhe Patriotike është një festë e madhe për Kremlin në shumë aspekte. Putin ka nevojë për “shenjtëri” më 9 maj për të konsoliduar nacionalizmin brenda vendit, ndërsa ndërkombëtarisht, 9 maji ka më tepër dimensione për Kremlinin – nga njëra anë, duke shfaqur pajisjet e ushtrisë gjatë sfilatës masive ushtarake, Rusia demonstron imazhin e saj si një superfuqi. Sidoqoftë, së bashku me demonstrimin e forcës së saj drejt Perëndimit, 9 maji dhe ngjarja më e rëndësishme që lidhet me të – marshimi i Regjimentit të Pavdekshëm – paraqesin mjet për konsolidimin rreth kujtesës së përbashkët historike të vendeve post-sovjetike dhe të Evropës Lindore. Përveç kësaj, për Putinin, trashëgimia nga Lufta e Madhe Patriotike paraqet legjitimitet të “luftës kundër fashizmit” në Evropë, rreth së cilës Kremlini arriti me lehtësi të mobilizojë opinionin publik për luftën në Ukrainë dhe aneksimin e Krimesë.

Megjithëse pandemia e koronavirusit I pengoi planet e mëdha të Putinit për pranverën e vitit 2020, prap se prap, ngjarjet lidhur me 9 majin janë transferuar nga rruga në internet.

9 maji i vitit 2020 ishte veçanërisht i rëndësishëm për Putinin, sepse do të ishte shënuar hera e parë që kur Parlamenti Evropian miratoi rezolutën në shtator të vitit 2019, ku akuzohet Rusia për “ulje” krimeve të kryera nga Bashkimi Sovjetik dhe u bëhet thirrje shteteve anëtare që të përfshijnë historinë dhe analizën e pasojave të regjimeve totalitare në programet shkollore dhe tekstet shkollore.

 

Rezoluta e Parlamentit Evropian: “Si pasojë e drejtpërdrejtë e Paktit Molotov-Ribentrop, e pasuar nga Marrëveshja për kufinjë dhe miqësi mes Gjermanisë naziste dhe Bashkimit Sovjetik nga 28 shtatori I vitit 1939, vijonte invasion I Polonisë, së pari nga Hitleri dhe dy javë më vonë nga Stalini – që është privim I shtetit të pavarësisë dhe ishte një tragjedi e paparë për popullin polak – Bashkimi Sovjetik komunist filloi një luftë agresive kundër Finlandës më 30 nëntor të vitit 1939, dhe në qershor 1940 pushtoi dhe aneksoi pjesë të Rumanisë – territore që nuk u kthyen kurrë – dhe aneksoi republika të pavarura të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë … Parlamenti Evropian është thellësisht i shqetësuar për përpjekjet e udhëheqjes aktuale ruse për të shtrembëruar faktet historike dhe t’i arsyetojë krimet e kryera nga regjimi totalitar Sovjetik”

Rezoluta e Parlamentit Evropian shkaktoi trazira serioze në Kremlin. Gjatë takimit të 11 dhjetorit të organizuar nga komiteti për festimin e 75 vjetorit të fitores në Luftën e Madhe Patriotike, Putini shprehi shqetësimin për një pjesë të rezolutës, ku thuhet se Pakti Molotov-Ribentrop e ka shkaktuar Luftën e Dytë Botërore. Putini akuzoi Bashkimin Evropian për falsifikim të historisë dhe madje shprehu indinjatën e tij për ” barazimin” e Gjermanisë naziste me Bashkimin Sovjetik.

Me këtë deklaratë, Putin “barazoi” Poloninë me Bashkimin Sovjetik, duke portretizuar të dy shtetet si viktima të nazizmit. Sidoqoftë, më 17 shtator të vitit 1939, 16 ditë pasi Gjermania naziste sulmoi Poloninë, Bashkimi Sovjetik pushtoi Poloninë nga lindja dhe së shpejti, bazuar në traditën e Paktit Molotov-Ribentrop, madje mbajti një paradë të përbashkët ushtarake me Gjermaninë naziste.

Duke folur në konferencën e tij vjetore për shtyp më 19 dhjetor të vitit 2019, Putini përsëri shprehu indinjatë për përmendjen e nazizmit dhe komunizmit si regjime totalitare brenda një rezolute, të cilën e ka quajtur “një cinizëm të plotë”. Për më tepër, ai madje premtoi se do të publikojë storje për Luftën e Dytë Botërore ku do të jetë interpretimi i tij i historisë.

Putin përsëri ngriti çështjen e rezolutës në 20 dhjetor, gjatë Samitit joformal të BSHP, në një format mjaft të pazakontë: me dokumente të arkivuara në duart e tij, ai filloi të lexojë disa fragmente, duke thënë se Marrëveshja e Mynihut ishte pika e kthesës në histori. Ai nuk ka harruar për historinë e përbashkët edhe këtu: “Dhe pas gjithçka, ku qëndron e vërteta? Vendosa t’I përgjigjem kësaj pyetjeje dhe u kërkova kolegëve të mi të kontrollonin arkivat. Kur fillova t’i lexoj, gjeta diçka që mendoj se do të ishte interesante për të gjithë ne, sepse të gjithë vijmë nga Bashkimi Sovjetik. ”

Nuk është vetëm koronavirusi I ri që e pengoi demonstrimin e një historie alternative, por gjithashtu u pengua në referendumin e planifikuar për 22 prill mbi ndryshimet kushtetuese që do të kishin lejuar Putin të kandidojë përsëri për president në vitin 2024. Shënimi i Ditës së Fitores në 9 maj ishte pjesë e këtij plani – demonstrimi i fuqisë personale të Putinit pas referendumit të suksesshëm. Sidoqoftë, këto plane nuk u anuluan menjëherë pasi koronavirusi u shpall pandemi. Kjo konfirmohet nga fakti se përkundër pandemisë dhe rritjes së rasteve të COVID-19 në Rusi, Putin vazhdoi përgatitjet për paradën ushtarake të 9 majit – në rrjetet sociale u shfaqën video ku shihen qindar ushtarë  si trajnohen për paradën.

Për shkak të pandemisë, Rusia anuloi të gjitha ngjarjet në të gjithë territorin e saj, përfshirë marshimet e Regjimentit të Pavdekshëm si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Megjithatë, është e qartë se anulimi i ngjarjeve në rrugë, nuk do të thotë fshirjen e 9 majit nga kujtesa. Putin, siç raportohet, planifikon të shënojë 9 majin me një sfilatë ajrore, derisa Agjensia Federale për të rinjë (Rosmolodyozh) planifikon të shpërndajë 15 milion shirita të Shën Gjergjit me ndihmë të vullnetarëve. Më 9 maj, popullsia planifikon të këndojë “День Победы” (një këngë ruse për Ditën e Fitores), në ballkonet e tyre në të gjithë shtetin.

Megjithatë, ngjarjet kryesore kanë lëvizur (janë transferuar) nga rruga në internet.

#Бессмертныйполкдома Regjimenti I Pavdekshëm në shtëpi

 

Regjimenti i Pavdekshëm, i cili është bërë një nga mjetet kryesore të agjendës së Kremlinit për rishkrimin e historisë që nga viti 2014, gjithashtu është transferuar në internet. Marshimi I Pavdekshëm që synonte të përkujtonte paraardhësit, së shpejti u shndërrua në armë: së bashku me fotot e paraardhësve, marshimet përfshinin simbole që nuk lidheshin me historinë e familjes, si imazhet e Jozef Stalinit. Autorët e kësaj ideje u dëbuan dhe u etiketuan si agjentë të huaj; mbledhja e fotografive të ushtarëve perëndimorë ishte e ndaluar, ndërsa, historitë për familjet u shndërruan në një simbol të mposhtjes së armikut kolektiv.

 

Vladimir Putin: “[Regjimenti i Pavdekshëm] përfaqëson një potencial të madh për bashkëpunim ndërkombëtar për të mbrojtur të vërtetën historike dhe kujtesën e përbashkët, për t’i afruar popujt pranë dhe përforcimin e besimit dypalësh.”

Ngjarja e Regjimentit të Pavdekshëm megjithatë do të mbahet. Më 20 prill, Sergej Lepenkov, udhëheqësi i lëvizjes, u bëri thirrje qytetarëve të postojnë fotografi dhe histori familjare, dhe me 9 maj, këto histori do të publikohen në internet faqen e Regjimentit të Pavdekshëm.

Regjimenti i Pavdekshëm do t’a presë 9 majin i organizuar mirë në rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe Vkontakte. Fushata të ndryshme janë organizuar me hashtags të shumëllojshëm (#75летПобеды, #Бессмертныйполкдома, #МойПолкДома, #БессмертныйПолк2020), që rrisin interakcionet (ndërveprimet) dhe përfshirjen e qytetarëve. Në emër të Regjimentit dhe duke përdorur hashtags, qytetarët po postojnë foto të anëtarëve të familjes së tyre veterane, xhirojnë video, tregojnë histori për të parët e tyre.

Regjimenti i Pavdekshëm gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të vendosin në dritaret e tyre fotografitë që kishin planifikuar të bartin gjatë marshimit.

9 Maji dhe Regjimi i Pavdekshëm në Gjeorgji

 

Regjimenti i Pavdekshëm u shfaq për herë të parë në Gjeorgji në vitin 2017. Marshimi i Regjimentit të Pavdekshëm është aktiviteti kryesor politik i “Botës Ruse”, organizata partnere që veprojnë në Gjeorgji. Më 9 maj të vitit 2019, lëvizja kundër okupimit mbajti një kundër tubim, duke mbajtur postera të NATO-s dhe fotografi të Giorgi Antsukhelidze, i cili u torturua dhe u vra gjatë luftës Ruso-Gjeorgji në vitin 2008.

Faqja në Facebook e Regjimentit të Pavdekshëm të Gjeorgjisë është më pak aktive se ajo ruse. Ka më pak thirrje dhe hashtags për të shënuar 9 majin në internet; megjithatë, disa pastime nga faqet e Regjimentit të Pavdekshëm nga vende të tjera, po shpërndahen gjatë ditës. Vetëm dy pastime lidhur me festimet e 9 majit, mund të gjenden në faqen e Lika Zaharova, e cila përfaqëson Regjimentin e Pavdekshëm në Gjeorgji – më 29 prill, Zaharova ka postuar se 9 maji do të shënohet online në Gjeorgji; ajo, megjithatë, nuk ka sqaruar detajet. Me 1 maj, Zaharova njoftoi për krijimin e një libri përkujtimor, që përfshin tregimet e heronjve të Luftës së Madhe Patriotike.

Faqet e Facebookut të Gjeorgjisë shënuan 9 majin vetëm me dy aktivitete – njëri aktivitet në Facebook u krijua nga Regjimenti I Pavdekshëm I Gjeogjisë, ndërsa aktiviteti tjetër me flamurin e Bashkimit Sovjetik mbi Reichstag- nga Facebook faqja e Politicano, me vegëza deri te Yevgeny Primakov Center dhe News Front Georgia.

Koronavirusi i ri I ka penguar përgatitjet aktive për marshimin nga organizatat pro-ruse që veprojnë në Gjeorgji. Temur Pipia, kryetari i parties Komunistët e Bashkuar të Gjeorgjisë, i cili vizitoi Rusinë në fund të marsit, u përpoq të sillte 290 medalje përkujtimore për shënimin e 75 vjetorit të fitores në Luftën e Madhe Patriotike në Gjeorgji, por oficerët doganorë I konfiskuan simbolet komuniste në përputhje me dispozitat ligjore.

Rajonet e pushtuara të Gjeorgjisë – Abhazi dhe Samaçablo po kryejnë përgatitje më intensive për të shënuar virtualisht Ditën e Fitores në internet. Më 28 prill, autoritetet Tskhinvali publikuan dekret për miratimin e emrit të dytë të Tskhinvali nga epoka e Bashkimit Sovjetik – “Stalinir”. Nxënësit kanë filluar garë joformale që përfshin postimin e poemave dhe videove me përmbajtje të luftës.

Abkazia e okupuar planifikon të zhvillojë një ngjarje të quajtur “Shiriti Shën Gjergji. ” Një përfaqësues i Agjencisë Federale për çështjet e BSHP, Rossotrudnichestvo, në Abhazi vuri në dukje se mjekët ushtarakë do të shpërndajnë shiritat e Shën Gjergjit. Abhazi gjithashtu planifikon të zhvillojë ngjarje me emrin “Kopshti i kujtesës” dhe “Diktimi i Fitores”. Për më tepër, duke filluar nga maji, ligjeratat për veprat heroike gjatë Luftës së Madhe Patriotike do të publikohen në internet faqen e Rossotrudnichestvo.

 

“Mbartësi i panjohur i flamurit”, “Takimi me Rusinë”, “Udhëheqësi i fitores” dhe ngjarje të tjera propagandistike

 

Paralelisht me marshimin virtual të Regjimentit të Pavdekshëm, një sërë ngjarjesh të tjera që shënojnë Ditën e Fitores gjithashtu janë planifikuar në Rusi. Internet faqja zyrtare për 9 majin ka vazhduar me funksionimin si pjesë e ngjarjeve që shënojnë 75 vjetorin e fitores në Luftën e Madhe Patriotike. Internet faqja ofron histori të ndryshme rreth paradave të 9 majit, ngjarjeve dhe betejave me këngë lufte në sfond. Simbolet zyrtare të ngjarjeve shoqërohen me simbole sovjetike, postera, thirrje dhe ngjyra propagandistikë.

Hashtag-u zyrtar i ngjarjes së përvjetorit është # ПОБЕДА75 (# Fitorja75). Që nga 1 maji, më shumë se 55.000 postime me të njëjtin hashtag mund të gjenden në Vkontakte dhe më shumë se 45.000 postime në Instagram. Është e qartë se fushata virtuale e 9 majit nuk do të kalonte pa pjesëmarrjen e fëmijëve. Këtu, ne takojmë një metodë të njohur propagande – fëmijë të militarizuar, video patetike dhe simbole të lidhura me luftën.

Përveç fushatave të ndryshme në mediat sociale me përmbajtje politike dhe historike, në Rusi janë planifikuar edhe ngjarje kulturore për të shënuar Ditën e Fitores më 9 maj. Kultura është një pjesë integrale e luftës hibride të Kremlinit. Moska përpiqet të krijojë agjendë dhe të mobilizojë opinionin publik rreth temave politike nën mbulesën e garave, festivaleve, programeve humoristike, poemave dhe këngëve.

Fushatat në media sociale/online/TV

Demonstrimi në internet i shiritit të Shën Gjergjit në periudhën 4-9 maj; poashtu, 15 milion shirita do të shpërndahen gjatë së njëjtës periudhë. Abkazia e okupuar gjithashtu do të bashkohet në fushatë.

RIA Lab aplikacioni virtuel “Mbartësi I panjohur I flamurit “, me të cilin lojtari transferohet në trupin e një ushtari sovjetik për të ndihmuar në ngritjen e flamurit sovjetik mbi Reichstag.

“Dëshmitarët e lindjes së historisë” – e lexon imazhin virtuel të videos ku dëgjohet version i historisë së Putinit – historia e Luftës së Dytë Botërore nuk fillon me “muajin e mjaltit” të Stalinit dhe Hitlerit, por përkundrazi me 9 maj të vitit 1945. I njëjti mendim dëgjohet edhe në epilogun e projektit: “Asnjë person i vetëm që u shfaq në Berlin gjatë atyre ditëve të gjata me aromën e barutit, nuk kishte dyshime se cili shtet ishte çliruesi”.

Ngjarje kulturore

 

Internet festival i filmave të luftës “Takime me Rusinë” mbahet në Rusi nga 3 prilli deri më 9 maj.

Internet faqja zyrtare e 9 majit me simbole të Bashkimit Sovjetik.

Gara në internet i këngëve të luftës “Bartësit e Flamurit të Fitores ” – përdoruesit postojnë poemat e tyre të luftës. Simbolet sovjetike – medalje, shirita e Shën Gjergjit, uniforma ushtarake – përdoren shpesh.

“Regjimenti i Pavdekshëm në shtëpi” – fushatë e rrjeteve sociale me hashtags #БессмертныйПолкРоссии, #БессмертныйПолк, #БессмертныйПолкРФ, #БПР #75летПобеды, #Бессмертныйполкдома, #ЗнаменосецПобеды, #МойПолкДома, #БессмертныйПолк2020, #ПОБЕДА75.

Në emër të regjimentit, qytetarët postojnë fotografi të veteranëve të luftës. Historitë dhe imazhet e tyre publikohen në internet faqen zyrtare të regjimentit.

 

Gjithashtu, është planifikuar të zhvillohet një garë këngësh në internet “Rruga drejt Jaltës”, e cila fillimisht ishte planifikuar në Krimenë e aneksuar. Tani, garuesit do të interpretojnë këngë lufte nga shtëpia; këto këngë do të transmetohen edhe në TV.

Kanali 1 i Rusisë dhe RIA Novosti i kanë kushtuar një program të veçantë 75 vjetorit të fitores në Luftën e Madhe Patriotike, duke përdorur bollëkun e simboleve Sovjetike.

Derisa Kremlini shënon Ditën e Fitores në Luftën e Madhe Patriotike më 9 maj, vendet në Evropën Perëndimore shënojnë Ditën e Fitores në Evropë më 8 maj. Për vite me radhë, shënimi i ditës së fitores mbi nazizmin ka qenë një çështje kontesti midis aktivistëve dhe palëve të ndryshme të tanguara. Gjeorgjia duhet të respektojë viktimat e luftës së bashku me Evropën dhe nuk duhet të lejojë që Kremlin të përdorë 9 majin si një mjet politik.

Burime: mythdetector.ge

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.