Titulli origjinal: MREKULLI E MADHE –KRYQI SHFAQET NË XHAMI: NJERËZIT KUROHEN NGA DRITA QË RREZATONTEPortali në internet Aktuelno24.com.mk, me 1 korrik, publikoi artikull të titulluar: „MREKULLI E MADHE –KRYQI SHFAQET NË XHAMI: NJERËZIT KUROHEN NGA DRITA QË RREZATONTE“.
Sipas Aktuelno 24; “Në njërën prej xhamive në Nasarava u shfaq një kryq, duke lënë qindra besimtarë të shokuar, ndërsa shumë prej tyre e konsideruan këtë si një mrekulli. Imami kryesor i xhamisë konfirmoi se është parë kryq në xhami dhe këtë e quajti si “shenjë nga Zoti”.” Në tekstin e njejtë theksohet edhe data kur vajza Haxhar Huseini e ka vërejtur kryqin, por nuk theksohet viti kur kjo ka ndodhur, me qëllim që lajmi të duket “aktual”. Haxhar Huseini ka deklaruar se ajo ishte e para që pa dritën në formën e një kryqi më 28 shtator, ndërsa nëna e saj konfirmoi këtë fenomen të çuditshëm dhe theksoi se vajza e saj ishte frikësuar dhe ishte kthyer në shtëpi”.
Është ironike ajo që se në titullin sensacionalist qëndron se kryqi ishte shfaqur NË xhami, ndërsa në përmbajtjen e tekstit qëndron: “Kryqi, i cili është simbol i krishterimit, u ndriçua në tokën jo shumë larg nga xhamia”.
Vegëzën deri te artikulli origjinal mund ta gjeni këtu.
Portali shpesh publikon përmbajtje me “ilaçet alternative të gjysheve “, gjegjësisht mjekë alternativë, ngjarje të mbinatyrshme, fate dhe tema të ngjashme që arrijnë deri te audienca për nga pikëpamja psikologjike.
Mediat botërore, siç janë The Guardian Nigeria dhe The Breaking News, kanë shkruar për këtë lajm qysh në vitin 2016, pretendohet se kryqi misterioz ishte shfaqur të mërkurën, 28 shtator të vitit 2016, kur një vajzë 15-vjeçare, Haxhar Huseini, e ka parë për herë të parë kryqin rreth orës 20:00. Sipas deklaratës së saj për mediat në vitin 2016, atë natë ajo ishte dërguar për të marrë gjësende ushqimore dhe gjatë kthimit ajo kishte parë një dritë të çuditshme, pas kësaj, ajo vrapoi në shtëpi e frikësuar për ta paralajmëruar nënën e saj Matan Liman.
Lajmi i njejtë u konfirmua nga imami kryesor i Xhamisë Qendrore të Asakios, Muhamed Iliasu, i cili konfirmoi ngjarjen, ndërsa për gazetarët deklaroi se shfaqja e kryqit në disa metra nga xhamia ishte një shenjë nga Zoti, duke konfirmuar se “Jezusi është gjithashtu profet i Zotit”.
Fotografia është marrë nga The Breaking Times
Poashtu, prifti Majkl Dogo nga Kisha e Reformuar Ungjillore e Krishtit në Asakio e konfirmoi rastin e kryqit misterioz si një shenjë e afrimit të komunitetit.
Xhonatan Amegva ka thënë se ishte i fiksuar pas shfaqjes së kryqit disa metra larg xhamisë. Komisioneri i policisë shtetërore në Nasarava, Abubakar Sadik Belo, i cili gjithashtu vizitoi vendin e kryqit misterioz, u tha gazetarëve se ai kishte vizituar vendin për t’u siguruar dhe kjo nuk mund të përdoret si një mjet për trazira fetare.
Në këtë rast bëhet fjalë për një lajm të vjetër në Afrikë nga viti 2016, i cili në asnjë rast nuk është aktual. Në të njëjtën kohë, portali spinoi një pjesë të lajmit dhe manipuloi me fotografinë në mënyrë që të tërhiqte vëmendjen dhe të luante me ndjenjat e besimtarëve të fesë islame.
Poashtu, ky është një rast me të cilin publiku “joshet” me tema me përmbajtje të mbinatyrshme dhe të paverifikuar, që përdor momentin psikologjik të qytetarëve që shpesh kërkojnë kurë për sëmundjet e tyre, kështu që në atë gjendje të dëshpëruar ata besojnë në gjithçka që do t’u servohet.
Ekipi i F2N2 konsideron se ky artikull nuk ka qëndrueshmëri gazetareske dhe transmetohet vetëm për të manipuluar ndjenjat e besimtarëve dhe me qëllim që të krijojë një narracion të gabuar dhe dezinformatë që do t’i hutojë lexuesit.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT