Kjo është një përpjekje tjetër për të manipuluar të dhënat reale, që në të vërtetë paraqet shkallën më të lartë të dezinformatave. Përkatësisht, një fakt që është i pakontestueshëm dhe nëse asgjë tjetër më së shumti i eksploatur në komunitetin shkencor si një konkluzion i fuqishëm, është se kategoritë e rrezikshme janë ato me komorbiditete, gjegjësisht, sëmundje kronike. Kështu për shembull, të sëmurët me COVID-19 të cilët kanë problem kronike me sëmundje të zemrës, përfundimisht humbasin betejën për shkak të dështimit kardiovaskular, gjegjësisht sulmit në zemër. Më tej, e njëjta gjë vlen edhe për ata me bronkit kronik, ku shkaku më i zakonshëm i vdekjes është dështim I funksionimit të mushkërive. Sidoqoftë, një gjë është e përbashkët për të gjitha këto gjendje dhe ngjarje, është që të gjitha këto janë prekur nga COVID-19 e që këtu, manipulimet e tilla vetëm përforcojnë teoritë konspirative dhe nuk kontribuojnë fare në luftë efektive kundër koronavirusit. Sjellja e këtillë është e papërgjegjshme dhe mund të ketë pasoja të afatgjate në shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve.

Bota është goditur në mënyrë drastike nga koronavirusi: mënyra e jetesës ka ndryshuar plotësisht, ndërsa në disa shtete madje është paralizuar plotësisht për shkak të kësaj pandemie; mijëra biznese dhe punonjës humbën punën e tyre si rezultat i pandemisë; numri i të infektuarve në të gjithë botën është rritur në 1 milion; është evidentuar numër i madh i viktimave për shkak të koronavirusit. Sidoqoftë, për disa njerëz, kjo është e gjitha një gënjeshtër dhe pjesë e narracionit që koronavirusi nuk ekziston në mënyrë efektive.

Një nga këta njerëz është Vitorio Sgarbi. I lindur me 8 maj të vitit 1952. Filozof i diplomuar me specializim në Histori të arteve në Universitetin e Bolonjës, ka punuar si profesor i Historisë së artit në Universitet në Udine (1984-1988) dhe profesor i Historisë së fotografisë në Universitetin e Bolonjës (1978-1988). Bëhet fjalë për një kritik arti që poashtu është edhe prezantues në ekspozitat kryesore ndërkombëtare, një shkrimtar i disa bestsellerëve, udhëheqës i disa transmetimeve që janë vulosur në historinë e televizionit, politikan, një mendimtar i lirë me qëndrime anti-mejnstrim opinionit dhe një mbrojtës i palodhshëm i artit dhe kulturës. Si politikan, ai është pjesë e partisë politike “Përpara Italia”,  lider i të cilës është ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi.

Vitorio Sgarbi, me 25 prill, deklaroi se Italia kishte kryer manipulime të caktuara kur bëhet fjalë për numrin e të vdekurve nga koronavirus. Më saktë, Z. Sgarbi pretendoi se “25.000 njerëz nuk vdiqën nga kovid-19, siç thuhej në të dhënat e fundit të Institutit Italian të Shëndetit Publik. Mos i përdorni të vdekurit për retorikë dhe terrorizëm. Të dhënat nga Instituti Italian i Shëndetit Publik thonë se 96.3% vdiqën nga patologji të tjera.

Kjo është një përpjekje tjetër për të manipuluar të dhënat reale, që në të vërtetë paraqet shkallën më të lartë të dezinformatave. Përkatësisht, një fakt që është i pakontestueshëm dhe nëse asgjë tjetër më së shumti i eksploatur në komunitetin shkencor si një konkluzion i fuqishëm, është se kategoritë e rrezikshme janë ato me komorbiditete, gjegjësisht, sëmundje kronike. Kështu për shembull, të sëmurët me COVID-19 të cilët kanë problem kronike me sëmundje të zemrës, përfundimisht humbasin betejën për shkak të dështimit kardiovaskular, gjegjësisht sulmit në zemër. Më tej, e njëjta gjë vlen edhe për ata me bronkit kronik, ku shkaku më i zakonshëm i vdekjes është dështim I funksionimit të mushkërive. Sidoqoftë, një gjë është e përbashkët për të gjitha këto gjendje dhe ngjarje, është që të gjitha këto janë prekur nga COVID-19 e që këtu, manipulimet e tilla vetëm përforcojnë teoritë konspirative dhe nuk kontribuojnë fare në luftë efektive kundër koronavirusit. Sjellja e këtillë është e papërgjegjshme dhe mund të ketë pasoja të afatgjate në shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve.

Një nga burimet më të besueshme të të dhënave për numrin e rasteve, pavarësisht nëse është numri i të infektuarve, numri i të shëruarve apo numri i të vdekurve, i paraqet web-faqja http://www.worldometers.info/. Në vetë web-faqen, të dhënat e të cilit azhurnohen në kohë reale, është publikuar numri i rasteve për secilin shtet veç e veç. Kështu, statistikat e datës 30.04.2020 (e enjte), në orën 10:22, tregojnë se në Itali ka gjithsej 203.591 raste të infeksionit koronavirus, nga të cilat 27.682 kanë vdekur, 71.252 janë shëruar, dhe 104.657 janë raste aktive. Lidhur me mënyrën se si web-faqja i publikon dhe azhurnon shifrat, kjo është sqaruar në vetë web-faqen: “për të dhënat për COVID-19, ne mbledhim të dhëna nga raportet zyrtare, direkt nga kanalet e komunikimit të Qeverisë ose indirekt, përmes burimeve të mediave lokale kur ato konsiderohen kredibile. Ne e zbulojmë burimin e çdo azhurnimi të të dhënave në seksionin “Përditësimet (azhurnimet) e fundit”. Burimet mund të jenë të disponueshme në këtë vegëz.

Mbetet e paqartë se si është e mundur që një deputet i parlamentit italian të dalë në publik dhe të paraqesë shifra që janë subjekt i interpretimit manipulues dhe shtrembërimit të së vërtetës, përveç, natyrisht, të shkaktojë mosbesim në sistem dhe institucione. Sa i përket pretendimit se shumica e vdekjeve të koronavirusit janë kremifikuar (djegur), madje edhe ky pretendim duhet të analizohet me një dozë dyshimi. Gjegjësisht, derisa në fillim të pandemisë në çdo 50 të vdekur, 25 prej tyre zgjodhën vetë të digjen, ndërsa 25 janë varrosur në mënyrë tradicionale, më vonë, duke u rritur ritmi i shpërndarjes së virusit, shumë prej të vdekurve duhej ose të varroseshin diku tjetër ose të kremohen, për shkak të mungesës së kapaciteteve dhe kushteve. Kjo nuk do të thotë se shumica e viktimave të koronavirusit janë kremifikuar për shkak të ndonjë komploti ose qëllimi në prapaskenë, gjegjësisht, ky pretendim është të paktën i diskutueshëm dhe duhet poashtu të trajtohet me një dozë dyshimi. Në fjalën e tij, deputeti e përdori këtë situatë faktike për të manipuluar përsëri publikun duke shtrembëruar faktet.

Përfundimisht, mënyra më shpeshtë për të shkaktuar mosbesim në sistem dhe institucione është kur të dhënat e vërteta interpretohen në mënyrë manipulative, duke i dhënë kështu publikut një dozë sigurie se personi që po e flet atë gjë ka të drejtë, por fatkeqësisht, në shumicën e rasteve pretendimet e këtilla, përveç dëmit që ata shkaktojnë, nuk kanë asnjë kontribut në përpjekjen për të tejkaluar një situatë të veçantë dhe për të mbrojtur interesin publik.

 

Lexoni tekstin, jo vetëm titullin, kontrolloni përpara se të shpërndani.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.