Titulli origjinal: OBSH kundër Filipçe: Vaksinimi nuk duhet të jetë i detyrueshëm
Portali bën clickbait titull duke i atribuar Ministrit Filipçe një qëndrim të pretenduar për vaksinim të detyrueshëm, i cili as nuk përmendet në tekstin e artikullit, as ka shprehur një qëndrim të tillë.
Më 7 dhjetor 2020, portali Infomax publikoi tekst të titulluar OBSH kundër Filipçe: Vaksinimi nuk duhet të jetë i detyrueshëm. Në përmbajtjen e tekstit thuhet se OBSH ka njoftuar se vaksinimi kundër KOVID-19 nuk duhet të jetë i detyrueshëm, përveç në rrethana specifike. Sipas Kate O’Brien, drejtoresha e OBSH-së për imunizimin dhe vaksinat, vaksinimi nuk duhet të jetë i detyrueshëm, por mund të ketë “situata të caktuara në të cilat vaksinimi do të ishte i nevojshëm ose shumë i rekomanduar”, duke përmendur këtu spitalet. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adanom Gebrejezus u ka bërë thirrje vendeve që planifikojnë të fillojnë vaksinimin në javët dhe muajt e ardhshëm për të vaksinuar fillimisht ata më në nevojë (punonjësit shëndetësorë të cilët janë të ekspozuar ndaj një rrezikuu të lartë nga infeksioni dhe personat më të rrezikuar që vuajnë nga sëmundje të rënda ose në moshë të vjetër), sepse fillimisht sasitë e vaksinave do të jenë të kufizuara. Ndërsa sipas Michael Ryan, drejtori i urgjencës në OBSH, është e nevojshme të shpjegohen më mirë përfitimet nga vaksinat, në vend që të futet vaksinimi i detyrueshëm.
Autori i tekstit ka krijuar një titull clickbait drejtuar kundër Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, edhe pse në përmbajtjen e tekstit Ministri nuk përmendet në asnjë kontekst. Qëllimi i titullit është të diskreditojë Ministrin Filipçe në lidhje me rekomandimet e OBSH-së për vaksinim opsional (të padetyrueshëm).
Publiku duhet ta dijë që as OBSH nuk është kundër Ministrit Filipçe, as Ministri Filipçe nuk është kundër OBSH-së. Gjegjësisht, më 4 dhjetor, Ministri deklaroi se vaksina kundër KOVID-19 nuk do të jetë e detyrueshme, dhe do të jetë falas për qytetarët. Gjatë vaksinimit përparësi do t’u jepet punonjësve shëndetësorë të cilët kanë lidhje të drejtpërdrejtë me trajtimin e pacientëve me KOVID-19 dhe atyre që marrin tamponë, si dhe personat mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, gjegjësisht personat me sëmundje respiratore, malinje dhe kardiovaskulare dhe punonjësve të transportit.
Përveç kësaj, të gjitha masat e marra nga shteti rezultojnë nga përpjekjet globale për të parandaluar virusin e që udhëhiqen nga OBSH, kështuqë në asnjë rast, strategjia për të luftuar KOVID-19 në vendin tonë nuk mund të jetë në kundërshtim me rekomandimet e OBSH-së.
Ky është një shembull se si me clickbait titull manipulohet publiku në lidhje me vaksinimin kundër KOVID-19. Dezinformatat vetëm mund të ndikojnë negativisht në procesin e imunizimit të popullatës, i cili do të jetë thelbësor në periudhën e ardhshme në luftën kundër virusit.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT