Duke pasur parasysh kontekstin dhe reagimet aktuale nga Sofja zyrtare, kjo është mjaft e mirëpritur për ato media që vazhdimisht kritikojnë politikën e jashtme që kjo Qeveri e udhëheq. Sidoqoftë, analiza e të gjitha konkluzioneve të deritashme të Samiteve BE-Ballkani Perëndimor tregojnë se kjo nuk është asgjë e re e as e zakonshme, gjegjësisht, është praktikë standarde. Dhe po, mund të themi se të dy marrëveshjet u përmendën në kontekstin e Maqedonisë së Veriut, megjithatë, kjo nuk është hera e parë. Pothuajse identik është edhe konkludimi i Samitit në Poznjan, Poloni në vitin 2019. Prandaj, veto, mosfillimi i negociatave dhe dezinformatat e tjera janë së paku dëshira e disa strukturave të cilat Maqedoninë e Veriut e shohin në një dimension dhe orientim tjetër, diku nga Lindja mistike.

Në prag të mbajtjes së Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Zagreb, në opinionin maqedonas vazhdimisht qarkullojnë informacione të ndryshme që lidhen me njëfarë veto nga Bullgaria për datën e fillimin të negociatave para-aderuese midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Madje shkojnë deri aty sa që thuhet se në vetë konkluzionet BE e detyron Republikën e  Maqedonisë së Veriut të merret vesh me Bullgarinë, përndryshe mund të pasojë veto. Tekstet me këtë përmbajtje dhe përmbajtje të ngjashme u vunë re në hapësirën e Internetit, me çka kanë tendencën të shndërrohen në një narracion tjetër dezinformues, i cili është sigurisht i dëmshëm dhe e përçan edhe më tej shoqërinë maqedonase.

Por, të fillojmë me rradhë.

Në mënyrë që lexuesit të kuptojnë më mirë se ky informacion është manipulim serioz dhe spin, ju japim një retrospektivë të shkurtër të të gjitha ngjarjeve të tilla të mbajtura nga viti 2016 deri në të këtë të fundit në Zagreb, 2020. Përkatësisht, F2N2 arriti deri te propozim-konluzionet e samitit, ndërsa për nevojat e këtij teksti ne do ta përdorim vetëm pikën 9 (pikën 8 do ta trajtojmë në një rast të veçantë) ku theksohet se “BE mbështet plotësisht angazhimet e partnerëve për bashkëpunim rajonal gjithëpërfshirës dhe përforcim të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, përfshirë edhe me vendet anëtare të Unionit. Zbatimi i marrëveshjeve bilaterale me vullnet të mirë me rezultate të matshme, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bullgarinë, mbeten të rëndësishme në këtë kontekst ….. “.

Duke pasur parasysh kontekstin dhe reagimet aktuale nga Sofja zyrtare, kjo është mjaft e mirëpritur për ato media që vazhdimisht kritikojnë politikën e jashtme që kjo Qeveri e udhëheq. Sidoqoftë, analiza e të gjitha konkluzioneve të deritashme të Samiteve BE-Ballkani Perëndimor tregojnë se kjo nuk është asgjë e re e as e zakonshme, gjegjësisht, është praktikë standarde. Dhe po, mund të themi se të dy marrëveshjet u përmendën në kontekstin e Maqedonisë së Veriut, megjithatë, kjo nuk është hera e parë. Pothuajse identik është edhe konkludimi i Samitit në Poznjan, Poloni në vitin 2019, shiko foton më poshtë.

Për më tepër, nëse marrim parasysh konkludimet e 3 samiteve të mëparshme, gjegjësisht atë në Paris 2016Trieste 2017 dhe Sofje 2018, mund të ju sigurojmë se kjo nuk është asgjë e re, përkundrazi, në secilin nga këto samite pa përjashtim, trajtohen marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe shtetet inkurajohen të zgjidhin çështjet e tyre bilaterale.

Çështjet bilaterale sipas definicionit zgjidhen midis dy palëve, dhe në këtë rast këto janë Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia në njërën, dhe Republika e Maqedonisë dhe Republika e Bullgarisë në marrëveshjen tjetër. Bashkimi Evropian nuk është palë në asnjërën prej këtyre marrëveshjeve, e as nuk mundet të jetë. Ndërsa pse afirmohet çështja e marrëveshjeve bilaterale në konkluzionet e vitit 2019? Thjesht sepse të dy marrëveshjet njëra pas tjetrës janë arritur në vitin 2017 me Bullgarinë dhe në vitin 2018 me Greqinë.

Prandaj, veto, mosfillimi i negociatave dhe dezinformatat e tjera janë së paku dëshira e disa strukturave të cilat Maqedoninë e Veriut e shohin në një dimension dhe orientim tjetër, diku nga Lindja mistike.

 

Kontrollo përpara se të shpërndash, lexo tekstin jo vetëm titujt!

 

Autori është i njohur për redaksinë

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.