Në 17 qershor , Qeveria e nënshkroi Marrëveshjen e Prespës dhe me atë e zgjidhi  mosmarrveshjen e dy dekadave rreth emrit me Greqinë.  Më pas, në 11 janar 2019 Kuvendi votoi për ndryshimin e kushtetutës me çfarë e zyrtarizoi edhe ndryshimin e emrit të vendit në Republika e Maqedonisë Veriore, duke e hapur rrugën e vendit  drejt Nato-s dhe BE-së.  Në këtë periudhë kohore posaçërisht u përshpejtuan përpjekjet e propagandës ruse, të cilat kishin për qëllim ta parandalonin marrëveshjen për emrin.  Rusija është përpjekur vazhdimisht ta minojë atë. Rruga e vendit për në NATO me këtë marrëveshje, u bë edhe një tjetër përpjekje e pasuksesshme e Rusisë në përpjekjet e saj për të ndikuar në Evropën Lindore dhe Qendrore, po edhe Ballkanin si një fokus i veçantë.

06.02.2019 ishte dita historike e rradhës kur vendet anëtare e nënshkruan protokollin për tu bashkuar me Aleancën e NATO-s. Vetëm një ditë më pas, në 07.02.2019 Marija Zaharova, zëdhënësja e qeverisë Ruse, tha për shtyp se Shkupi do të duhet të paguajë duke humbur mundësinë për të kryer politikën e saj autentike të jashtme si një anëtar i NATO-s.

Zyrtarisht , Rusija e pranoi vendin me emrin e ri Republika e Maqedonisë Veriore. Antarsimi në NATO, nuk do të sjellë asgjë të mirë as për Maqedoninë Veriore, as për Evropën, janë mesazhet të cilat i dërgojnë persona zyrtarë të Qeverisë ruse.

Qeveria greke dëboi dy diplomat rus për arsye të ndërhyrjes në punët e brendshme, njoftoi Katimerini. MPJ ruse në vetmbrojtje për këtë ngjarje, tha se pas këtij vendimi të Qeverisë së Greqisë qëndron Perëndimi, që ishte transferuar edhe në disa mediume të vendit.

Sekratari shtetror i mbrojtjes të SHBA-ve, Jim Mathis gjatë vizitës së tij në Shkup, shprehu shqetësim të fortë për atë se disa grupe të financuara na Rusija, vazhdimisht mundohen ta minojnë marrëveshjen.

Sipas raporteve hetimore të  gazetarëve në 2017, Maqedonia ka qenë e nënshtruar aktivitetit shtypës, propagandues të realizuar nëpërmjet ambasadës së Federatës Ruse. Politika shkatërruese ruse e realizuar nëpërmjet kanaleve diplomatike, përdor forcë të butë. Në raportet hetimore është e përmendur se qëllimi kryesor  i Rusisë është izolimi i Maqedonisë Veriore, me qëllim që të krijoj mundësi për realizimin e strategjisë të formimit të zonës neutrale në Ballkan. Partija e Putinit, për këtë qëllim, filloi një platformë rajonale.

Kryeministri i Maqedonisë zbuloi se biznismenë rusë kanë paguar persona të vendit që të protestojnë dhe të provokojne dhe shkaktojnë dhunë, sidomos para Referendumit për emrin që u realizua në 30.09.2018. Sipas projektit për informim për kriminal të organizuar dhe korruptim, një nga biznismenët më të pasur të Rusisë, Ivan Savidis ka paguar më së paku 300.000 euro nxënësve maqedonas në luftën kundër NATO-s dhe ndryshimit të emrit. Këto para u janë paguar politikanëve maqedonas, organizatave ekstremiste nacionaliste dhe huliganave të futballit.

 

Disa javë para votimeve, platformat për mediume sociale u bënë kanalet kryesore për qëndrime politike, por edhe arenë e vërtetë ku qëllimisht polarizoeshin përmbajtje të rreme. Agjenda dezinformative ruse bazoeshte në inkurajimin e ndjenjës patriotike tek Maqedonasit të cilët nuk deshin që vendi të hyje në NATO dhe BE, me çmim të ndryshimit të emrit.

Një nga tezat që u vendosën, ishte edhe ajo që pretendonte se Maqedonia shantazhohet nga Perëndimi, me marrveshjen e emrit, si  garancion për antarsim në NATO. Në platformën Twitter me hashtag Bojkotoj inkurajoeshte bojkot për votimin në referendum. Kjo grupe gjeneronte më shumë se 24.000 postime, kurse 20.000 ishin të retwituara. Në facebook përdoreshte receta e ngjajshme. Disa javë para referendumit u paraqitën rreth 40 profile të reja me mesazh për bojkot. Qindra mediume të reja ishin pjesë e kësaj strategjie. Ato përdornin dezinformatat si armë kryesore. Një nga narativat për dezinformim ishte shpërndarë në Ekspres nëpërmjet së cilës është pohuar se Google do të na eliminoj nga lista e gjuhëve të pranuara.

“Bojkot referendumin”, “Mos e shkatërro Maqedoninë”, “Zaev Tradhëtar”, ishin pjesë e mesazheve të cilat gati njëkohësisht shpërndaheshin në rrjetet dhe mediumet online. Në strukturën e kampanjës për bojkot, ishin përdorur të gjitha mjetet: botse politike, trollim i organizuar, dezinformata, gjuhë e urrejtjes. Mes aktorëve politik, më i zëshëm ishte “Maqedonia e Bashkuar” i cili ishte mbështetësi kryesor. Vizitat e liderëve perëndimor, ishin sinjal për beteja spekulative. Interesante është të përmendet se kjo betejë nuk zhvilloeshte vetëm në vend. Në Rusi u paraqitën një seri artikujsh, qëllimi i të cilave ishte i ditur. Në portalin online web-tribune.com u paraqitën një sërë artikujsh spekulativ. Portali nuk ka kryeredaktor dhe përdoret për të ushqyer portale të tjera proruse me qëllim që të mundësoj shpërndarje të shpejtë të propagandës ruse. Në fokusin e teksteve të tyre ishin fuqia ushtarake ruse, roli i Rusisë si aleat etj.

Interesante është të përmendet se pjesa më e madhe e këtyre artikujve ishin të marra dhe të përpunuara nga gazeta Vesnik, derisa me atë redaktonte Ivona Talevska. Këta tekste tani janë të fshira nga arhiva.

Prova e fundit për përhapjen e kësaj narative ishte në deklaratën e ambasadorit të Rusisë në Sërbi, në lidhje me atë që ekipi i F2N2 shkruante më herët.

Vendi nga ana e mediumeve ruse është e paraqitur si subjekt i shumë shantazheve. Ato shpresonin se referendumi i pasuksesshem ose votimi i keq në Parlament, do të jetë arsye e mirë për zgjedhje të parakohshme në të cilat Qeveria e Zaevit do të humb.

Propaganda ruse i targetonte edhe popullatën shqiptare, kurse në lojë e përfshiu edhe platformën e Tiranës.

Marrëveshja për ndryshimin e emrit ishte e suksesshme. Vendi do të bëhet anëtari i 30 i NATO-s. Por, propaganda ruse akoma është aktive.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.