Udhëheqësit e BE-së e vazhduan samitin në Bruksel, veçmë tre ditë, duke u përpjekur të gjejnë kompromis për planin e madh të rimëkëmbjes ekonomike pas koronavirusit, tani e tre ditë janë në samit në Bruksel.
Disa shtete-anëtare besojnë se paketa e propozuar prej 750 miliardë eurosh është shumë e madhe dhe duhet të jetë një hua, në vend të granteve.
Sipas kancelares gjermane, Angela Merkel, mund të mos arrihet marrëveshje deri të dielën.
Dita e tretë e samitit vjen pas një rritje rekord ditor të të infektuarve të rinjë në të gjithë botën.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të shtunën, 18.07.2020, njoftoi se numri i rasteve të të infektuarve është rritur për pothuajse 260.000 për 24 orë.
Personat zyrtarë thonë se kjo është rritja më e madhe për një ditë që nga fillimi i pandemisë, përsa për herë të parë numri i infeksioneve të reja ditore, ka tejkaluar mbi një çerek milion.
Burim: BBC.com
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT