Paris (Bi-Bi-Si) – Franca vendosi që maskat të jenë të obligueshme për të gjithë që përdorin transportin publik. Maskat do të jenë të obligueshme edhe për nxënësit në shkollat e mesme, pasi që më 11 maj do të fillojnë masat lehtësuese, si rezultat i korona virusit. Masat zyrtarisht i prezantoi kryeministri francez Eduard Filipe.
Shkollat në Francë, arsimin do ta fillojnë gradualisht, duke filluar nga foshnjoret dhe shkollat fillore. Në shkollat e mesme në rajonet ku epidemia e koronavirusit ka qënë më e lehtë, mund të vijojë mësimi nga 18 maji, te të tjerët në fund të muajit maj.
Në Francë shitoret dhe marketet do të hapen më 11 maj, por jo dhe ketering objektet. Shitoret do të kenë të drejtë të kërkojnë që konsumatorët të mbajnë maska, si dhe të sigurojnë distancë prej një metër (3 hapa). Maskat për fytyrë do të jenë të obligueshme edhe në shkollë për fëmijët në moshë mbi 11 vjeçare.
Franca është një nga vendet e Europës, e cila ishte mes vendeve më të prekura sipas shkallës së vdekjes nga „Kovid-19“, së bashku me Britaninë e Madhe, Italinë dhe Spanjën.
Më 28.04.2020, numri i personave të vdekur si pasojë e virusit është rritur për 367 të rinjë në numrin e përgjithshëm prej 23.660, sipas numrave zyrtare. Të infektuar me koronavirus janë rreth 129.859 persona.
Burim: BBC
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT