Ditëve të fundit në rrjetet sociale u paraqit një video ku shihen dy gra duke mbushur kutitë e votimit në një vendvotim. Disa faqe të Facebookut dhe profile individuale e shpërndajnë me shënim se video materiali është nga zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut në Kërçovë, që është absolutisht e pavërtetë.
Në fakt, videoja është regjistruar në Rusi dhe është publikuar në Youtube para 6 vitesh. Në ndërkohë është shfrytëzuar disa herë për manipulime. U paraqit në Youtube në vitin 2016-të, ndërsa në tekst i jepej kontekst se videoja është nga zgjedhjet në SHBA dhe mbushja e kutive është vepër e demokratëve, edhe pse në një pjesë të videos shihet qartë flamuri rus në vendvotim.
Përndryshe nuk është hera e parë që kjo video paraqitet në kontekst të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut. Është vërejtur edhe më 6 maj të vitit 2019, një ditë pas rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, në profilin e Facebook me emrin “Makedonska Dijaspora”.
Edhe një tentim që me materiale ruse të rrënohet besimi në procesin zgjedhor.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT