Mauro Ferari është shkencëtar Italiano – Amerikan i cili është i njohur globalisht në fushën e nanoteknologjisë. Zoti Ferari ka studiuar matematikë, inxhinjerinë dhe mjekësinë, duke poseduar dimplomë Doktor i matematikës në Univerzitetin në Padova, Itali, magjistraturë për shkencë dhe doktorat për inxhinjeri makinerie nga Univerziteti në Kaliforni, Berkli. Plotësuesisht, ai ka qënë student i mjeksisë në Univerzitetin Shtetëror në Ohajo, Kollumbus në periudhën 2002-2004, ku nuk ka fituar diplomë. Sapo të shihet rezymeja e tij, lexuesi menjëherë preket nga kariera e suksesshme të cilën zoti Ferari e ka ndërtuar, shumë institucione me të cilat ai ka qënë i asocuar dhe projekte të ndryshme hulumtuese në të cilat ka qënë i involvuar ndër vitesh.

Megjithatë, emri i Mauro Ferarit është lëndë e ndikimit të madh nga mediat për arsye shumë të ndryshme në disa ditët e fundit. Përkatësisht, një nga pozitat e tij të fundit ishte ajo e Kryetarit të Këshillit Europian Hulumtues (KEH), pozitë të cilën e mbante nga 1 janari 2020 deri në 7 prill të vitit 2020. Mandati i tij i shkurtë si Shef për shkencë në BE sigurisht do të jetë një nga më të shkurtërit në historinë e institutit, por ky nuk është shqetësimi primar i këtij artikulli, kjo nuk është as arsyeja primare pse emri i tij është lëndë e analizave të mëdha mediale në 2 ditët e fundit. Në vend të kësaj, ajë që më së shumti tërhoqi vëmendjen e mediave është mënyra në të cilën ai dha dorëheqje nga pozita e Kryetarit të KEH dhe konteksti global në të cilin ndodhi dorëheqja. Kur tërhiqet vëmendje e madhe e publikut për event të caktuar në shoqëri, për cilën do qoftë shoqëri të bëhet fjalë, ajo paraqet tokë pjellore për njerëz të cilin kanë interes nga përhapja e dezinformatave, pa marrë parasysh motivet e tyre përfundimtare. Në rastin konkret, mënyra në të cilën zoti Ferari u nda nga KEH tërhoqi vëmendje të madhe nga mediat dhe publiku, sepse që të dy anët, zoti Ferari dhe KEH, dolën me verzione të ndryshme lidhur me arsyet dhe prapavijën e dorëheqjes së tij nga KEH. Dhe si gjithmonë, artikuj të dizajnuar për të përhapur dezinformata dhe për të manipuluar me sentimentin publik u shfaqën në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në vend që të njoftojnë objektivisht për rastin duke përfshirë të dy verzionet për atë se çka ka ndodhur që çoi deri te dorëheqja e zotit Ferari, ato vetëm përfshinë verzionin i cili më së miri shërben për qëllimet dhe narracionet e tyre. Për shembull, titulli i një artikulli thotë: „EUROPA PARA RRËNIES-FERARI: Dështoi BE bashkëpunimi në kohën e koronës“. Duket shumë qartë se cili është qëllimi i këtij artikulli kur dhe pjesa e parë e titullit është ‘mbushur me njëanësi’ kështu të thuhet nëpërmjet pretendimit se Unioni Europian po rrënohet për shkak të dorëheqjes së zotit Ferari. Artikull tjetër mban titullin: „KEH: Kryetari Ferari dha dorëheqje sepse nuk bindi BE-në të fillojë hulumtimin shkencëtar kundër koronavirusit“. Përsëri, në vend që ti ofrohen lexuesit të dy verzionet e eventit, titulli pretendon se ka vetëm një verzion pas dorëheqjes së zotit Ferari.

Duhet të jetë e qartë për të gjithë se në këto kohë të vështira dhe të çuditshme në të cilat jetojmë, në të cilat shoqëritë tona janë tërësisht të paralizuara nga koronavirusi, shihen si kohë pjellore për njerëzit që duan të ‘përfitojnë’ ose të përdorin situatën dhe sentimentin jostabil të publikut me qëllim që të shkojnë një hap para në qëllimet e tyre. Në kohë si këto, të cilat karakterizohen me senzitivitet mjaft të zmadhuar, dezinformatat mund të kenë efekt kolosal në opinionin publik dhe sentimentin publik. Besojmë se çdo dezinformatë dhe çdo lajm i rremë duhet të demaskohet, dhe se publiku ka të drejtë të formojë vetë opinion, përderisa të gjithë faktet dhe statistikat u njoftohen objektivisht.

Zoti Ferari dha dorëheqje nga pozita Kryetari i KEH më 7 prill të vitit 2020, pasiqë më herët ishte shkarkuar nga kolegët e tij, kur të premten më 27 mars të gjithë 19 antarët aktiv të Këshillit shkencëtar të KEH individualisht dhe njëzërit kërkuan që Mauro Ferari të japë dorëheqje nga pozita kryetar i KEH. Ky është verzioni i tij për eventin: „pashë mjaftë nga udhëheqja e shkencës dhe operacioneve politike të Unionit Eurpian,“ shkruajti ai në deklaratën e tij. „Humba besimin në vetë sistemin.“ Më tej, ai madje pretendon se të konfrontuar me „tragjedi nga proporcione të mundshme të papara“ ai ka tentuar dhe nuk ka arritur që të bindë funkcionerët e BE-së të krijojnë program hulumtues special drejtuar prevenimit të pandemisë së Kovid-19 e cila u përhap në Europë dhe në botë. „Sugjerimi u refuzua njëzëri nga bordi menaxhues i KEH, madje pa marrë parasysh çfarë forme kjo mund të marrë“ tha Ferari. Ferari i bëri thirrje KEH të përdorë inciativë praktike, urgjente për Kovid-19 dhe tha se ka punuar drejpërdrejtë me kryetaren e Komisionit Europian, Ursula von der Lejen, për të zhvilluar plan. Megjithatë, ai u ankua se angazhimi i tij direkt me von der Lejen „ka krijuar stuhi të brendshme politike“ dhe pasi që është përhapur në departamentet e ndryshme të komisionit, sugjerimi „është rrënuar pas arritjes.“ „Kam frikë se pashë mjaft edhe nga udhëheqja e shkencës edhe nga operacionet politike të Unionit Europian.“ Duhej të shërbejë 4 vite si kryetar i KEH, por siç tha, kriza me koronavirusin „tërësisht ndryshoi shikimet e mia.“

Nga ana tjetër, KEH dhe antarët e tij kanë verzion të ndryshëm të vetë eventit: „gjatë mandatit të tij tre muajsh, profesor Ferari tregoi mungesë të vlerësimit të arsyes për ekzistimin e KEH – të mbështesë shkencë të përparuar të shkëlqyeshme, të dizajnuar dhe implementuar nga hulumtuesit më të mirë të Europës. Edhe pse ka shprehur mbështetjen e tij për këtë në evente publike, sugjerimet që i dha Këshillit Shkencëtar nuk reflektojnë këtë pozitë. Nuk kuptoi kontekstin e KEH në kornizë të Programit për hulumtim dhe inovacion të EU Horizontit 2020. Pas emërimit të tij, profesor Ferari tregoi mungesë të angazhimit në KEH, duke mos pasur sukses të marrë pjesë në evente shumë të rëndësishme, duke kaluar shumë kohë në SHBA dhe duke mos patur sukses të mbështesë programin e KEH dhe misionin kur përfaqësonte KEH. Insajderë nga rangu i lartë në KEH thonë se dorëheqja e zotit Ferari nuk ka qënë vullnetare. Ai është lutur të largohet, thonë ata. Ata thonë se ka munguar në gjysmën e atyre tre muajve gjatë të cilave gjoja se ka qënë në krye të KEH, duke kaluar kohë në SHBA, ku ka angazhim profesori në Univerzitetin e Uashingtonit si dhe interesa private në industrinë farmaceutike, edhe pse profesor Ferari ka mohuar komentet se detyrat e tjera të tij kanë penguar aftësinë e tij për të kryer funksionin. Ai gjithashtu është antar i bordit të drejtorëve të kompanisë bioteknologjike amerikane Arouhed Farmaseutikalls. Pas dorëheqjes së profesor Ferarit, antari gjerman i Parlamentit Europian, Kristijan Ehler, deklaroi në web faqen e Biznis Shkencash se sugjerimi i profesor Ferarit, ka qënë kontradiktor me bazën ligjore të KEH dhe se ka qënë „larje sysh për marrëdhënie me publikun në lidhje me krizën e  koronavirusit.“ Sa i përket komenteve të profesor Ferarit se ka punuar drejtpërdrejtë me Kryetaren e Komisionit Europian Ursula von der Lejen, ky pretendim është mohuar në mënyrën në vijim: „Zoti Ferari tha se Kryetarja e Komisionit Europian është drejtuar te ai – jo, kjo nuk është e saktë,“ tha zëdhënësi i Komisionit Erik Mamer. „Është e kundërta… Kryetarja von der Lejen nuk ka kërkuar asnjëfarë sugjerimi nga profesori Ferari.“ Së tejmi, burime të brendshme thonë: madje para Kovid-19 i shkatërroi marrëdhëniet, Ferari sugjeronte gjëra të cilat ishin “tërësisht jashtë kornizës së mënyrës në të cilën KEH punonte“, tha burim i afërt me KEH. „Kjo javë ishte pika e fundit – e gjithë puna valonte veçmë një kohë para Kovid-19. Kimi nuk ekzistonte dhe ai harxhoi shumë pak kohë në lëndët e KEH,“ tha burim i afërt me antarët e komisionit.

Cilat do qofshin arsyet e vërteta pas këtij eventi, pa dallim është e qartë se diçka nuk ka funksionuar siç duhet në KEH. Problemi kyç është se kjo ndodhi në mes të pandemisë më të madhe të cilën bota ka parë me vite. Në kohë kur bashkëpunimi dhe shpirti ekipor duhet të jenë në nivel më të lartë të mundshëm në çdo vend në planet, e sidomos asociacioni me aq vende antare si Unioni Europian, ngelje të zgënjyeshme si kjo po ndodhin. Sidoqoftë, duket se KEH veproi mjaft objektivisht kur gjithë 19 antarët të KEH dorëzuan kërkesë për shkarkim të profesor Ferarit. Kërkesa e njëzëshme flet shumë. Thjeshtë nuk është e mundur që 19 individë, kurse këta janë të gjithë antarët e KEH, të kërkojnë dorëheqjen e një personi pa asnjë arsye. Së tejmi, profesor Ferari duhet të ketë qënë i vetëdijshëm se pozita e tij do të përfshijë shumë beteja të fuqive, birokracisë dhe politikave të brendshme, kështu ai nuk mund të bazohet në to si një nga arsyet për shkarkimin e tij të njëzëshëm nga KEH. Sidoqoftë, problemi kryesor në këtë situatë nga pikëpamja e publikut është se kjo domethënë se BE ngel pa shkencëtarin e tyre kryesor në kohë të më të keqe, saktë kur koronavirusi po përhapet.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.