PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: A është e mundur? Aktualisht, 40,000 trupa të forcave speciale amerikane janë vendosur në të gjithë Evropën gjatë kohës që mediat “NA ARGËTOJNË ME KORONËN”.Ditët e kaluara, disa lexues të F2N2 na janë drejtuar dhe kanë kërkuar që të kontrollohen informacionet mbi postimet në faqe të internetit serbe të përhapura përmes profileve të Facebook-ut në Maqedoninë e Veriut, të cilat i referohen vendosjes së 40,000 trupave amerikane në Evropë.

Titulli dhe teksti nuk korrespondojnë me njëri-tjetrin. Përkatësisht, titulli thotë se 40,000 trupa amerikane janë vendosur në Evropë “gjatë kohës që mediat na argëtojnë me koronavirusin”, ndërsa në teksin e shtjellon më tej rolin e secilit vend pjesëmarrës në stërvitjen. Gjithashtu, teksti citon informacione nga oficerë të panjohur të lartë amerikanë, të cilët thuhet se kanë deklaruar që “trupat amerikane janë plotësisht të shëndetshëm, që do të thotë imunë ndaj koronavirusit”. Në fund, autori i tekstit shtron një seri pyetjesh, duke e përfshirë edhe pyetjen, “Nëse ushtarët janë imun ndaj koronavirusit, a do të thotë kjo që virusi nuk është aq i rrezikshëm, apo ekziston tashmë një vaksinë?”

Portali, duke shtrembëruar informacionin zyrtar në lidhje me stërvitjen, krijon një teori konspirative, qëllimi përfundimtar i së cilës është t’i paraqesë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në një kontekst negativ, duke krijuar njëkohësisht një ndjenjë të pasigurisë midis qytetarëve.

Lidhjen me postimin origjinal të arkivuar mund ta gjeni këtu.

I njëjti artikull, me përmbajtje pothuajse identike, është ndarë nga shumë portale interneti, kryesisht nga Bosnia dhe Hercegovina ljepota-islama.info,  avaz-live.combanjaluka.com dhe të tjerë.

FAKT/E

DEFENDER-Europe 20 është një nga stërvitjet më masive ushtarake shumëkombëshe të aleatëve dhe partnerëve të NATO-s, e udhëhequr nga SHBA., e planifikuar të mbahet nga prilli deri në maj të vitit 2020, kurse aktivitetet përgatitore dhe përfundimtare të parashikuara me stërvitjen do të  zhvillohen nga shkurti deri në korrik 2020. Ky ushtrim synon të demonstrojë unitet – aleatët dhe partnerët e NATO-s së bashku janë më të fortë, si një demonstrim i aftësisë së ushtrisë amerikane për t’i mbrojtur aleatët dhe partnerët e saj nga Evropa.

Përkatësisht, kjo është stërvitja më e madhe ushtarake amerikane në 25 vitet e fundit. Ajo që nuk është e vërtetë është se 40,000 specialitete amerikane do të marrin pjesë në stërvitje. Konkretisht, stërvitja pritet të përfshijë 18 vende, nga të cilat 10 do të organizojnë aktivitete stërvitore, me gjithsej 37,000 trupa, nga të cilat 20,000 janë amerikane dhe 2,600 janë britanike, ndërsa 14,400 trupat e tjerë do të jenë nga 16 vendet e tjera pjesëmarrëse në stërvitjen.Burimi: Ushtria e Mbretërisë së Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga SHAPE (Selia Supreme e Forcave Aleate të Evropës për Operacionet e Komandës Aleate të NATO-s), stërvitja parashikon një vendosje dhe tërheqje të trupave që do të zhvillohet në disa hapa.Përmes mediave sociale dhe titujve të artikujve, kjo stërvitje paraqet një operacion të fshehtë nën hijen e pandemisë së koronavirusit COVID-19. Ushtrimi “DEFENDER-Europe 20” është paralajmëruar që më 7 tetor 2019Nuk është e vërtetë që ky është një operacion i fshehtë, por një stërvitje shumëkombëshe e drejtuar nga SHBA. dhe të gjitha informacionet mbi këtë stërvitje kanë qenë në dispozicion të publikut për muaj të tërë. Në vendin tonë, disa portale, si Nova MakedonijaVeceretj. kanë shkruar për këtë stërvitje. Të gjitha informacionet zyrtare mund të gjehen në faqen e specializuar “DEFENDER-Europe 20”. Për sa i përket teorive të komplotit rreth COVID-19, rasti i parë i koronavirusit në Kinë u regjistrua në 17 nëntor 2019, kurse ushtrimi është caktuar 40 ditë para se të shfaqet virusi..

Në tekstin thuhet se trupat amerikane janë imune ndaj COVID-19. Ekipi F2N2 nuk arriti të gjente asnjë deklaratë të oficerëve të lartë amerikanë, të cilët pretendohet që kanë deklaruar se trupat amerikane janë imune ndaj koronavirusit. Të paktën 13 anëtarë të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së janë të infektuar me koronavirusin, nga të cilët vetëm 6 janë të punësuar dhe 7 janë anëtarë të familjeve të tyre. Prandaj, nuk është e vërtetë që trupat amerikane janë imune ndaj koronavirus COVID-19. Gjithashtu, të paktën 2 komandantë të nivelit të lartë ushtarak evropian në të gjitha vendet anëtare të NATO-s janë pozitive për koronavirusin.

Çfarë është e vërtetë është që mjekët ushtarakë amerikanë nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë raportuar se të moshuarit dhe të rriturit me një sistem të dobët imuniteti kanë rrezik më të madh nga zhvillimi i koronavirusit COVID-19. Sipas tyre, shumica e ushtarëve janë të rinj, dhe për faktin se COVID-19 paraqet rrezikun më të madh për të moshuarit dhe ata me shëndet të dëmtuar dhe imunitet të dobët, ata konsiderohen të aftë për punë.

Në përputhje me situatën e re, më 13.03.2020, SHAPE e NATO-s (Selia Supreme e Aleatëve Evropë, që është selia e Operacioneve të Komandës Aleate të NATO-s) lëshoi ​​një deklaratë për publikun, ku ndër të tjerat, thuhet:

“…„Mbrojtja shëndetësore e forcës sonë dhe ajo e aleatëve dhe partnerëve tanë është një çështje kryesore. Ne e marrim seriozisht shpërthimin e koronavirusit

…. Në dritën e shpërthimit të koronavirusit (COVID-19), janë bërë modifikime dhe do të zvogëlohët numri i pjesëmarrësve nga Shtetet e Bashkuara në DEFENDER-Europe 20. Kjo mund të shkaktojë një ndikim në aleatët e NATO-s që marrin pjesë në stërvitje gjithashtu. E gjithë manovra nuk do të anulohet…”

Stërvitja “DEFENDER-Europe 20“ është parashikuar të mbahet në shtetet veriore të Evropës, duke i përfshirë Belgjikën, Hollandën, Gjermaninë, Poloninë, Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë. Të gjitha këto shtete kanë raportuar raste të koronavirusit COVID-19. Edhe pse Italia është një nga vendet pjesëmarrëse në këtë stërvitje, sipas informacioneve zyrtare nga ushtria amerikane dhe NATO, asnjë aktivitet stërvitës nuk do të planifikohet të mbahet në Itali.

Si përfundim, të dhënat e paraqitura në artikullin origjinal vijnë nga burime jo të besueshme dhe të pa verifikuara dhe disa informacione janë keqpërdorur qëllimisht për t’i shtrembëruar faktet në mënyrë që të krijojnë ndjenjë pasigurie dhe paniku mes qytetarëve, si dhe të përhapin narrativa anti-NATO dhe anti-SHBA në shoqëri.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.