Në vertebrat e lajmeve për pandeminë e koronavirusit, vështirë mund të zbulohet çka është mashtrim apo thashethem dhe cilat janë informata vitale. KOVID-19 e transformoi mënyrën në të cilën punojmë dhe zbavitemi dhe gjithë kjo ndjehet si joreale. Prandaj, vendosa të shqyrtoj një artikull interesant të publikuar më 20 mars, nga web faqja The ​​Verge. Ata intervistuan Xhon Kuk, hulumtues për shkencë kongitive nga univerziteti Xhorxh Mejson dhe një nga autorët e Udhëzuesit për Teori Konspiracioni. Adhurues i madh i akronimeve, Kuk doli me një mënyrë të përshtatshme për të dalluar kur ju ose ndonjë që e njihni fillon të humasë në “vrimën“ e teorisë së konspiracionit dhe si të „mbrojmë“ veten dhe të tjerët nga kjo.

Në pyetjen pse teoritë e konspiracionit e shqetësojnë, Kuk deklaroi; „Kur mendojmë për një njeri që shkruan teori konspiracioni, ndonjëherë mendojmë se është njeri me feste nga folia metale, i mbyllur në ndonjë podrum. Por e vërteta është se, ky mund të jetë ndonjë shtet i madh i cili qëllimisht prodhon teori konspiracioni për arsye strategjike. Kështu, kur keni qeveri për të forcuar gjithë këto teori konspiracioni, njerëzit largohen nga e vërteta. Tani kjo nuk na duhet, sidomos kur të gjithë qeveritë duhet të punojnë së bashku që të përballojmë pandemi globale si kjo.“

Domethënë, kur përhapen teori konspiracioni, një nga gjërat që bëjnë është të luhatet besimi publik në institucione, sidomos në institucionet shtetërore dhe mjekësore, të cilat japin informata të sakta. Një mënyrë në të cilën teoria e konspiracionit mund të shkaktojë dëm është kur publiku nuk zbaton këshillat që vijnë nga këto institucione. „Domethënë, nëse CDC e këshillon publikun të mbajë distancë sociale, mos u grumbulloni në evente publike, mos shkoni nëpër restorante, mos shkoni nëpër koncerte ose pabe. Njerëzit nuk i besojnë kësaj këshille sepse vjen nga institucion kryesor, atëherë teoritë e konspiracionit lulëzojnë. Kjo ka implikime direkte sepse njerëzit fillojnë të sillen në mënyra që jo vetëm që rrezikojnë veten, por e rrezikojnë edhe publikun“, deklaroi Kuk.

Sipas Xhon Kuk, qasja empatike është kyçe për të pasur bisedë reale me njerëzit; „Ekzistojnë një sërë zgjidhjesh të ndryshme të cilat qëndrojnë në udhëzim. Mendoj se zbatohet principi gjeneral se „një gram prevenimi vlen sa një kilo ilaçi“. Është më mirë që njerëzit të prevenojnë teorinë e kospiracionit, sesa të ngelin në të dhe pastaj të vijojë dëm ireverzibil. Është më lehtë që njerëzit të mbrohen për tu mos infektuar nga teoritë e konspiracionit sesa të tentojnë të bindin teoricientët e konspiracioneve se teoria e konspiracionit nuk është e saktë. Por gjithashtu, kur të bisedoni me teoricientët e konspiracioneve, bëni këtë në mënyrë që nuk rrezikon ose përforcon qëndrimet e tyre.

Në thelb, informimi i njerëzve jep mundësi që dezinformata të jetë në formë më të dobët, ashtu që do të shpjegohet se teoria e konspiracionit nuk mund të jetë e vërtetë dhe kjo është mundësi për dhënien e fakteve. Për shembull, me teorinë e konspiracionit se koronavirusi është krijuar në laboratori, shkencëtarët zbuluan se në fakt ka origjinë natyrale. Nëse qëllimi juaj është të bindni teoricientët e konspiracioneve, atëherë qasja empatike është e patjetërsueshme vetëm që të keni dialog normal“.

Përderisa pandemia e koronavirusit i izolon familjet dhe miqtë në shtëpitë e tyre, ka rritje të komunikimit nëpërmjet internetit apo telefonit, kështuqë udhëzuesi për teori konspiracioni mund të jetë shumë i dobishëm për njerëzit në këtë periudhë të vështirë.

 

Meral Musli Tajroska – psikolog, konsultant për ekstremizëm të dhunshëm dhe radikalizëm, aktiviste për barazi gjinore.

 

Image Credit: https://pixabay.com/illustrations/mind-peace-peace-of-mind-unity-2176566/

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.