PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: MERKELIN E KAPËN MALLKIMET E MAQEDONISË- ËSHTË E SËMURË RËNDË 

 

Më 19 qershor 2019,  portali Magazin  publikoi tekst me titull „ MERKELIN E ZUNË MALLKIMET E MAQEDONISË- ËSHTË E SËMURË RËNDË “. 

Më 18.06.2019  Magazin publikoi artikull në të cilin përfshiu video në të cilën Merkel lëkundej. Kjo ishte vetëm një ditë më parë, para se mediumi të vijnë në përfundim se kancelarja është e sëmurë, e kanë kapur mallkimet maqedonase.

Në tekst shpekulohet për sëmundjen e kancelares gjermane.Link nga publikimi: Magazin

FAKT/E

Ky lajm përmban disa elemente të dezinformatës dhe atë:

  • Klik bejt

  • Shpekulim

  • Gjuhë të urrejtjes

  • Lajmërim të njëanshëm

Vetë titulli është kombinim i të gjithë këtyre elementeve. Sipas kodeksit të gazetarëve, mediat duhet të mbrojnë kulturën e gjuhës dhe etikën. Në këtë rast, vërrejmë komunikim joshembullor. Mallkimet janë të palejuara në njoftimin gazetaresk profesional.
Mediat nuk kanë të drejtë në artikujt e tyre të shfaqin opinion të njëanshëm ose qëndrim, me të cilin pretendojnë reagim emotiv, përndryshe manipulim të publikur. Sidomos në raste kur bëhet fjalë për gjendje shëndetësore.

Titulli i Magazin, nuk korespondon me tekstin të cilin e përmban ky lajm. Në vetë titull, gazetari vjen në përfundim se mallkimet nga Maqedonia e kanë kapur Merkelin, dhe për këtë shkak ka qenë e sëmurë rëndë, që gjithsesi nuk është e saktë. Mallkimet janë gjuhë e urrejtjes e cila është joshembullore për lajmërim profesional të mediave.

Kancelarja Merkel pas vetë rastit i cili hapi shpekulime të ndryshme për shëndetin e saj, në konferencë për media deklaroi se ka qenë e dehidruar me çka u pengua shpërndarja e mëtutjeshme e dezinformatave për shëndetin e saj.

Mediat duhet të njoftojnë në mënyrë profesionale në dakordim me  Kodeksin e gazetarëve. Publiku duhet të dijë të vërtetën edhe nuk guxon të jetë i manipuluar.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.