Me vite transmetohen lajme të rreme për kindapimin e fëmijëve dhe vjedhjen e organeve

Lajmet të rreme për kindapimin e fëmijëve dhe tregëtinë jolegale të organeve transmetohen në mënyrë periodike në vitet e fundit. Këto lajme dallohen nga ajo që shumë shpesh vijojnë me fotografi të vjedhura nga media të tjera, zakonisht botërore, ose prej filmeve, në të cilat tregohen vjedhje, dhunë, zvarritje të fëmijëve ose persona të rritur të cilët paraqiten në këto fotografi.

Si krijohen dhe shpërndahen tekstet e rreme

Tekstet krijohen në këtë mënyrë: Bazohen në publikime nga Fejsbuk profile (te të cilat gjatë tentimit për kontrollë nuk ka qasje) ose ‘’qytetarë’’ të cilëve nuk u shkruan emrin dhe mbiemrin. Fjalët kyçe që ky grup i mediave përdor gjatë plasimit të lajmeve janë : panikë, paralajmërim, të kindapuar, të zhdukur, vetëorganizim. Që do të duhej të mashtrojë lexuesit, publikun, se ekziston gjendje e jashtëzakonshme me numrin e personave të zhdukur, se institucionet nuk funksionojnë dhe janë të paaftë që të përballen me atë problem dhe se qytetarët duhet të vetëorganizohen. Të njëjtat media vetëm pjesërisht ose aspak nuk i transmetojnë demantet nga MPB dhe institucionet e tjera relevante.

Ekipi i F2N2 ka kryer hulumtim më të përgjithshëm të këtij lloji të lajmeve që na solli në përfundim se ka shumë të ngjarë se bëhet fjalë për plasim të organizuar medial, dhe jo thjesht transmetim i të njëjtit lajm. Manipulimin e planifikuar me publikun do ta demonstrojmë duke filluar nga ky lajm me titull : Qytetarët në panikë : Në Maqedoni për momentin ka 64 persona të zhdukur.

Lajmërimi tendencioz në këtë tekst është në fakt ajo që jep numrin e saktë të të zhdukurve, mirëpo askund nuk përmend se ai nuk është numër i personave të zhdukur në këtë periudhë por është numri total i personave të zhdukur ndonjëherë. Në këta 64 janë dhe persona të cilët janë zhdukur para 27 viteve për shembull, ose para 12 viteve, e ashtu me radhë. Të dhënat mund të shihen këtu.

Më tej, ministria e punëve të brendshme në konferencën për shtyp doli me informata se numri i të zhdukurve nuk dallohet nga numrat e 5-6 viteve të fundit , madje dhe se në vitin 2014 ka pasur thuajse dy herë më shumë raporte për persona të zhdukur. Në këtë konferencë për shtyp Ministri për punë të brendshme i demantoi dhe tezat e njërit nga sajtet ku thuhej se përveç kindapimeve ka pasur dhe shitje të organeve dhe në të ka qenë e përfshirë policia.

Këto pretendime ekipi i F2N2 nuk mundi ti gjejë në asnjë vend, kurse gjatë tentimit për të kontaktuar redaksionin, në sajt nuk u mund të gjehet as telefon dhe as email për kontaktim, as kompani përgjegjëse e as person fizik. Më shumë detaje për këtë rast lexoni  këtu.

Skema e përhapjes të lajmeve të rreme

Disa nga mediat e publikuan lajmin e rremë dhe pastaj u përhap në mënyrë të organizuar nëpër rrjetet sociale dha nga sajte të ngjajshme. Edhe pse bëhet fjalë për lajme të rreja imagjinare, prap së prap, ekipi jonë kontrolloi detalisht dhe shkoi disa vite mbrapa për të gjetur këtë lajm të publikuar në shtator të vitit 2016. Një pjesë e madhe e teksteve nuk janë të nënshkruara, kurse nuk ka qenë e  mundur as të hyet në gjurmët e redaksionit i cili qëndron pas sajtit ose shkrimit.

Lajmin e rremë pastaj e ndërmarin profile në rrjetet sociale, dhe e shpërndajnë në Fejsbuk grupe, numri më i madh i tyre me parashenjë ortodokse ose etnike krishtere.
Si për shembull „Lajme ortodokse dhe shëtitje“, Gruaja MaqedonaseKëndim BizantikManastiri i BigoritMisioniJeta është luftë dhe ashtu me radhë.

Mirëpo, informatat e rreme dhe më tutje përhapen. Të ndërmara nga portalet në gjuhën maqedonase u publikuan në disa portale në gjuhën shqipe dhe në faqet e tyre të fejsbukut.

Lajmet e këtij lloji zakonisht mbarojnë me përfundim i cili nuk është i mbështetur me asgjë se këto kindapime janë pjesë e rrejtit të organizuar për tregëti jolegale me organe të njerëzve, duke vënë në dukje Ballkanin si qendër e këtij lloji të krimeve.

 

Qëllimi i këtyre mediave  

Qëllimi i mediave të cilat i bëjnë thirje qytetarëve të  „vetëorganizohen“, duke injoruar reagimet zyrtare të institucioneve, policisë, dhe mbjelljes së frigës në rrjetet sociale, përhapjen e panikës te qytetarët dhe infektimin e publikut me mosbesim në institucione, sidomos ata të cilët kujdesen për sigurinë dhe qetësinë dhe regullin publik.

Kurse një pjesë e qytetarëve, me qëllim të ndershëm, pa kontrolluar burimin, datën e publikimit ose pa lexuar lajmin në tërësi, duke u udhëhequr nga titulli, i shpërndajnë këto lajme të rreme në profilet e tyre duke dashur të ndihmojnë. Për këtë shkak, redaksioni i F2N2 vendosi që nëtë tekst të mos publikojë profilet e personave të cilët kanë shpërndarë lajme të rreme, mirëpo vetëm grupet të cilat janë publike, të cilat u përmendën më lart.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.