Mediat shtetërore kineze duan që bota të mendojë se janë të pavarura dhe të besueshme, por nuk janë ashtu.
Shumë prej tyre përhapin propagandën e Partisë Komuniste Kineze (PKK) nëpër botë, dhe punonjësit e tyre punojnë në mënyrë efektive për PKK.
Ky është konkludimi i Sekretarit të Shtetit Michael R. Pompeo me me të cilin ai urdhëroi që Departamenti i Shtetit (State Department) të kufizojë numrin e të punësuarve në Kinë që këto pesë media shtetërore kineze mund të kenë në SHBA. Sekretari deklaroi se këto media janë “misione të huaja” të kontrolluara nga qeveria kineze.
“Për dallim nga mediat e huaja në Kinë, këto media nuk janë të pavarura,” tha Pompeo në 2 mars.
Këto pesë mediat janë:
Agjensia e Lajmeve Xinhua;
Rrjeti global televiziv i Kinës, i cili është nën televizionin qendror kinez;
Radio International China;
Korporata për distribuim ditor Kina
Hai Tian Development, SHBA, distributori për People’s Daily në SHBA
Çfarë është mision i huaj?
“Mision i huaj” është një term për organizatat që konsiderohen të kontrolluara nga një qeveri e huaj, të tilla si ambasadat dhe konsullatat.
Kjo do të thotë që, si çdo mision i huaj, mediat e kontrolluara nga PKK duhet të raportojnë në Departamentin e Shtetit për punonjësit e tyre që punojnë në Shtetet e Bashkuara, si dhe për hapësirën e zyrave që ata posedojnë ose marrin me qira.
Trajtimi si një mision i huaj nuk e kufizon atë që këto media mund të publikojnë në SHBA, shpjegoi Pompeo. “Gazetarët e huaj, përfshirë këtu edhe ata nga Kina, kanë qenë gjithmonë të mirëpritur në SHBA dhe mund të punojnë lirshëm pa ndonjë kërcënim.”
PKK dhe mediat
Kontrolli i PKK ndaj mediave shtetërore është vetëm një pjesë e përpjekjeve të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste, Shji Xhjinping, për t’i kontrolluar qytetarët kinezë dhe të ndikojë në narracionet mediatike në të gjithë botën.
Duke filluar ngandalimi i fjalëve të caktuara deri tek censura e rreptë e internetit dhe përmes kompanive kineze të teknologjisë jashtë vendit, Xhjinping ka rritur kontrollin e tij mbi atë që njerëzit mund të thonë ose të dëgjojnë për Kinën.
Vitin e kaluar, qeveria kineze mbylli më shumë gazetarë se çdo vend tjetër në botë.
“Ne i bëjmë thirrje PKK që të respektojë angazhimet e saj dhe të respektojë lirinë e shtypit, sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Pompeo.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT