Në Australi, qyteti i dytë më i madh, Melburn, ka filluar karantinën e dytë si përgjigje e shfaqjes së infeksioneve të reja të koronavirusit.
Pesë milion banorë të Melburnit kanë marrë ndalesë të dalin nga shtëpitë e tyre për gjashtë javë, përveç për arsye thelbësore.
Policia kumtoi se po vendosnin një “unazë çeliku” në të gjithë qytetin, me “pika kontrolli në çdo kohë dhe në të gjitha vendet”. Këto pika do të monitorojnë zbatimin e masave.
Kufijtë në të gjithë Viktoria, ku Melburni është kryeqyteti, u mbyllën të martën për vendet fqinje.
Në një konferencë shtypi të mërkurën, 08.07.2020, Kryeministri Scott Morrison inkurajoi banorët e Melburnit duke deklaruar se sakrifica e tyre nuk është vetëm për ata dhe familjet e tyre, por edhe për gjithë shoqërinë australiane.
Burim: BBC.com
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT