Pretendimet e një pjesë të mediave se Google ka filluar t’i ndryshojë emrat e disa institucioneve shtetërore, si psh. Radio Televizionin e Maqedonisë (MRT) dhe Teatrit Kombëtar Maqedonas (MNT), janë të pasakta. Këto media shkojnë edhe më larg, duke përdorur shkurtesat që kanë kuptim tjetër, përbuzës ose negativ, gjë që e bën ndryshimin e emrave të këtyre institucioneve më dramatike. Për shembull, MRT është bërë S-MRT, që do të thotë vdekje. Kjo shkurtesë ka konotacion të pakëndshëm dhe asocon me humbjen tragjike të “maqedonësisë” si terminologji. Ndryshimi i emrave të institucioneve nuk ka ndodhur me 4 mars.
Titulli origjinal i artikullit, u pasqyrua në disa portale, pothuajse në të njejtën kohë: Skopje infо, Press 24, Republikа. Për kohë të shkurtër, titulli u shkurtua dhe Kurir dhe Vesnik thonë: „MRT“ për Google veçmë është „SMRT“,.Link deri te artikulli origjinal këtu.
Link deri te artikulli origjinal i arkivuar këtu.
Kontrolli në Google, kur shënohet „Makedonska radio televizija“, tregon që këto pohime janë të rrejshme.
Një ditë më vonë, me 5 mars, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, miratoi vendimin për riemërim të disa institucioneve, si pjesë e implementimit të Marrëveshjes së Prespës. Dy institucionet, subjekt i storjes, ishin në listë.
E vërteta është se Radio Televizioni i Maaqedonisë (MRT) u riemërua në Radio Televizioni Nacional, e jo Radio Televizioni i Maqedonisë së Veriut.
Emri i plotë i teatrit më parë ishte: Institucion Nacional „Teatri Popullor Maqedonas” dhe mbeti i njejtë, përveç parashtesës me emrin e shtetit „Republika e Maqedonisë së Veriut “ para emrit Institucion Nacional „Teatri Popullor Maqedonas“.
Pyetja është se vallë dhe kush i ka sugjeruar Google maps ndryshimin e emrave të këtyre institucioneve, duke e patur parasysh faktin që kjo është mënyra e vetme për të ardhur deri te ndryshimi i emrave në hartat e tij. Është e dukshme përpjekja e sërishme që të krijohet narracion i rrejshëm, me qëllim që të luhet me ndjenjat nacionaliste të qytetarëve, të sulmohet Marrëveshja e Prespës dhe implementimi i saj, e gjithë kjo një ditë para se Qeveria të miratojë vendim.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT