Një profil në Facebook i njohur për teoritë e tij të konspiracionit dhe dezinformata, bën pretendime nebuloze në lidhje me zëvendës-presidentin e SHBA, Mike Pence, pa dhënë asnjë lloj dëshmie. Ekzistojnë indikacione se bëhet fjalë për sjellje jo autentike dhe shpërndarje e narracioneve të rrejshme anti-perëndimore nga njerëz nga më shumë vende
Më 13 nëntor, profili në Facebook i Tajson Majk (i njohur për përhapjen e teorive të ndryshme konspirative dhe dezinformatave) publikoi dezinformatë lidhur me zëvendës-presidentin e SHBA, Mike Pence. Në postim thuhet se Mike Pence ishte në të vërtetë një klon, ndërsa Mike Pence “i vërtetë” është ekzekutuar më 4 korrik 2019. Përveç kësaj, sipas autorit të postimit, Mike Pence u akuzua për abuzimin dhe vrasjen e 186 foshnjeve, si dhe se së bashku me Paul Ryan ata u përpoqën të vrisnin Donald Trump. Në këtë postim nuk është publikuar asnjë provë për të mbështetur këtë pretendim.
Duke kërkuar në internet, ekipi i F2N2 nuk arriti të gjente një publikim të vetëm ku thuhej se zëvendës-presidenti i SHBA ishte ekzekutuar, se ai ishte akuzuar për vrasje të foshnjeve, ose se ai kishte patur dy përpjekje për të kryer atentat mbi Donald Trump.
Fotoja e publikuar është marrë nga një postim në Twitter, i postuar në 8 tetor. Në postimin në Twitter, autori pretendon se Mike Pence është krijuar në epruvetë, kështu që lehtë mund të konkludojmë se nga vjen teoria konspirative të cilën e plason profili i Facebook-ut. Reagimi i Facebook, i cili e etiketoi postimin si informacion të rremë, është për t’u përshëndetur.
Ekipi i F2N2 e vlerësoi këtë tekst si dezinformatë për shkak të faktit se nuk është dhënë dëshmi e përshtatshme për asnjë nga pretendimet.
Pavarësisht gënjeshtrave dhe manipulimeve të dukshme, ajo që është shqetësuese është që ky postim është shpërndarë 40 herë.
Zëvendës-presidenti Pence nuk është i vetmi politikan amerikan që është subjekt i teorive konspirative. Për Hillary Clinton thotë se është “psikopate”, ndërsa për ish-presidentin e SHBA, Barack Obama, gjithashtu thotë se është klon.
Ajo që është shqetësuese është fakti që postimet e tij kanë një numër shumë të madh të shpërndarjeve. Për shembull, postimi i tij i 20 nëntorit, në të cilin thuhet se “Vatikani ka një arkitekturë të jashtme dhe të brendshme satanike“, u shpërnda 85 herë brenda dy orësh! Kjo sugjeron që mund të jetë sjellje jo autentike dhe shpërndarje keqdashëse e lajmeve të rreme nga një më i madh i profileve. Origjina e profileve sugjeron në atë se janë të përfshirë njerëz nga më shumë shtete. Përkundër faktit se ky është një cënim i të drejtave fetare të katolikëve, vlen të përmendet se Kisha Katolike është prej kohësh subjekt i dezinformatave të ndryshme nga Rusia. Politikanët evropianë gjithashtu kanë qenë subjekt i fyerjeve, siç është fotomontazha e kancelares gjermane Angela Merkel, në të cilën atë e lidh me satanizmin.
Një nga burimet kryesore të informacionit për të është Rusia sot (Russia Today), përmbajtjen e së cilës shpesh e shpërndan.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT