Entrepreneur, hard-worker, doer and game changer! Change, digitalization and results lover!

 

Fitova çmimin e parë në garra nacionale për biznes plane më inovative në vitin 2010 dhe fitova mjete për fillimin e biznesit. Isha vetëm 22 vjeçe, kryeva fakultetin si student i vitit dhe isha plot energji dhe ambicje për të përdorur mundësitë dhe të filloj me karierën time. Unë themelova faqen lidere për e-tregëti e cila revolucionoi industrinë për e-tregëti në vendin tim të vogël në zhvillim, Maqedoni. Kur më pak se 1% e popullatës bënte blerje nëpërmjet Internetit, kur të tjerët panë pengesa,  unë pashë sfida –  sfidë për ndryshim të pazarit për e-tregëti. Ne i edukuam kompanitë për trendet e rreja dhe ndërtonim besim në blerjen nëpërmjet Internetit. Besoj që çdo problem është sfidë e cila do të na bëjë më të fuqishëm dhe do të na japë më shumë dituri. Unë shkaktova ndryshime në regullativat në industrinë për e-tregëti në Maqedoni dhe e pastrova rrugën për subjektët e tjerë në e-tregëtinë.

 

Jam konsultante e kompanive dhe flas në konferenca dhe evente gjatë mbarë botës për temat e e-tregëtisë, marketingut, zhvillimit të biznesit, digjitalizimin dhe mënyra sipërmarreje të të menduarit. 

 

Unë jam optimist i përjetshëm i cili beson në njerëzit dhe potencialin e tyre. Në fund të fundit, nuk është teknologjia, produkti apo procesi ai që bën kompaninë të shkëlqyeshme, të tillë e bëjnë njerëzit të cilët gjëndrojnë pas zgjidhjeve.

 

Kjo është biografia e shkurtë e Nina Angelovskës të cilën e ka vendosur në faqen e saj të Linked In, dhe po, para se të bëhet ministre e financave, ishte e njohur për punën e saj si bashkëthemeluese e „Gruper“, e vlerësuara nga ana e publikut si punëtore dhe përallë e suksesshme maqedonase. Mirëpo e gjithë kjo ndryshoi kur ajo u nominua për ministre e financave, me çka portale të caktuara pa pikë turpi bënë gjithçka që ishte në fuqinë e tyre për të njollosur emrin e saj. Dhe jo vetëm që nëpër portal mund të lexoheshin çdofarë imagjinimesh, por edhe nëpër rrjetet sociale. Njerëzit sulmonin ministren për vitet e saj dhe në bazë gjinore, duke theksuar se ajo nuk mund të jetë në një pozitë të tillë politike.

Shembull për këtë është portparoli i VMRO – DPMNE-së Naum Stoillkovski i cili në fejsbuk-faqen e tij deklaroi:

„Doli Zaevi me Nina Grupirovkën për të prezantuar Rebalansin.
Ajo të paktën u mundua të përgjigjet në pyetje; ai e morri mikrofonin!
Tani është e qartë se me financat do të ministrojë Zaevi kurse Nina është Xhirllo Vajzë- prezentere e Jojo Dritave dhe Eliminatorë Barqesh qeverisës.
Ky është kindapim I tërësishëm I institucioneve!“

Deklarata e tij hasi një sërë kritikash nga disa politikanë si dhe nga publiku më i gjerë për seksizmin të cilin e tregoi. Ai ishte i detyruarar publikisht të kërkojë falje, duke deklaruar se komenti ka qenë i drejtuar për kryeministrin Zoran Zaev dhe se nuk vlerëson se ministrja është „xhirllo vajzë“.

Është mëse e qartë se të jesh objektiv i sekzismit, sjellë pasojat e veta: emocionale, kognitive, bihejviorale dhe psikologjike. Këto lloj problemesh nuk janë të shkaktuara vetëm nga profesionet gjinore jotradicionale, mirëpo edhe nga qëndrimet e bashkëpuntorëve të individit. Është e pakëndshme të gjendesh në situate kur të tjerët janë skeptikë në lidhje me kualifikacionet e tua ose presin nga ju performans të keq në punë. Nuk habit fakti që njerëzit kanë tendencë të punojnë më së miri punën e tyre në vend pune ku bashkëpuntorët e tyre dyshojnë në aftësitë e tyre, duke formuar stereotipe negative për ta.

Ai nuk ishte i vetmi i cili përdori elemente diskriminuese. Edhe portali Dokaz e integroi në  narracionin e tyre të njohur gjatë prezantimit të grave.

Mbulimi medial i grave politikane, shpesh herë përdor gjuhë seksiste dhe ka tendencë të fokusohet më së shumti në rolin familjar, pamjen dhe percepcionin e „çështjet politike të grave“ kur flet për grate politikane. Gratë në përditshmëri hasen me çështje të cilat politikanët meshkuj thuajse asnjëherë nuk ballafaqohen, si për shembull, të luten të qeshin ose të përgjigjen në pyetje për balans mes punës dhe jetës private. Mediat dhe gazetarët duhet patjetër të respektojnë etikën gjatë njoftimeve të tyre. Kjo mënyrë e komunikimeve mediale është joshembullore, që është e papranueshme për medium ose gazetar profesionist. Mediat patjetër duhet tu përmbahen regulllave për njoftim profesional.

 

Meral Musli Tajroska

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.