Titulli origjinal i artikullit: DESKOSKA U ZU „E GJALLË“: ME AUTOMJETIN ZYRTAR SHKON NË MITING TË SDSM-së
Më 14 prill u shfaq lajm i rremë në të cilin thuhej se ministrja e drejtësisë Renata Deskoska, i keqpërdor resurset shtetërore, përndryshe përdor automjetin zyrtar në mitingun e SDSM-së në Shkup. Lajmi, përveç asaj që u transmetua në disa portale, u përdor dhe nga VMRO DPMNE-ja opozitare. Partia duke u bazuar në shpekulimin, kërkoi dorëheqjen e ministres.
Link deri te artikulli origjinal këtu.
Portale të tjera të cilat publikuan lajmin: aktuelno24.com.mk, republika.mk, a1on.mk, vecer.mk, makfax.com.mk.Link deri te artikulli origjinal i arkivuar këtu.
Lajmi për keqpërdorimin e resurseve shtetërore është lajm i rremë. „Lajmi“ përdoret për manipulime partiake gjatë kampanjës zgjedhure.
Dezinformata u demantua të njejtën ditë me njoftim zyrtar nga ministria kompetente. Në demantin është theksuar se automjetet zyrtare të Qeverisë janë Folksvagen pasat, kurse automjeti në të cilin ka hyrë ministrja është privat.
F2N2 bëri kontrollimin e targave të regjistrimit në regjistrin oficial të automjeteve zyrtare i cili është i publikuar në faqen e internetit të Komisionit shtetëror për parandalimin e korupsionit.
Rezulton që automjet me ato targa regjistrimi në këtë bazë nuk ekziston.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT